Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Beqir Cikaqi: Vargje që dalin nga shpirti

| E shtune, 09.02.2013, 08:51 AM |


VARGJE QË DALIN NGA SHPIRTI

Nga përmbledhja poetike “SHTIGJEVE TË HESHTJES”

“Kafshatë që s’kapërdihet është ore vëlla mjerimi, kafshat që të mbetet në fyt e të kap trishtimi”.Jan këto pjesë të shkoqitura nga poema e poetit Millosh Gjergj Nikolla, kushtuar mjerimit si dukuri e theksuar e kohës së poetit. Sinonimi i këtyre vargjeve do të ishte: ”kafshatë që s’kapërdihet është ore vëlla mërgimi, kafshat që të mbetet në fyt e të merr trishtimi”, dukuri e theksuar e popullit shqiptar të shumëvuajtur.

E fillova me këtë konstatim timin, pasi e kam lexuar e rilexuar poezit e poetes Miradie Zymberi- Avdullahu, të përmbledhura në librin “Shtigjeve të heshtjes”, ku shifet qartë malli në përgjithësi që ka për atdheun dhe popullin të cilit i takon, dhe në veqanti për vendlindjen e sajë Kapitin e dashur të Medvegjes. Kapiti i cili i dha  atdhetar e patriot popullit shqiptar, në mesin e tyre edhe dëshmor, poet e poete si zonja Miradie, e cila me penen e vet ia rriti krenarin  vendlindjes, me vargje  e poezi aq të bukura e reale, sikur din vetem pena e poetit, e që një pjesë të tyre i ka të përfshira në librin “SHTIGJEVE TË HESHTJES”. Ndonëse jam shumë i sigurt se nuk do te përfunojë! Se poetja Miradie Zymberi- Avdullahu, është e lidhur  ngusht me  vendlindjen, dhe se i mbeti besnik vendlinjes, e  vërteton ruajtja e mbiemrit familjar-Zymberi edhe mbas kuorzimit duke mos e anashkaluar dhe injoruar mbiemrin e bashkshortit-Avdullahi.

Libri SHTIGJËVE TË HESHTJES, është një përmbledhje poetike me vargje që dalin nga thellesia e shpirtit, ku autorja e shpreh përmes vargjeve e rimave të përshtatura në formë artistike, duke gërshetuar me kujdes  stilizimin artistik pa hipërbollizuar. Andaj  poezit e këtijë libri të autores Miradie Zymberi – Avdullahi, jan  aq tërheqëse sa të bëjnë kurreshtar, sapo mbaron së lexuari një poezi, kërkon me pa durim të fillon tjetrën, e kështu me radhë. E kur përfundon libri,me padurim lexuesi e pret ta ket përmbledhjen e re, e cila urojë e besojë se nuk do të jetë e largët!

Duke lexuar poezit në librin SHTIGJËVE TË HESHTJES, lexuesi vëren një laramani shumë dimensionale të poezive, por në fund mund të konstakton lirshëm dhe realisht se poetja iu këndon me shumë dashuri  atdheut dhe njerzve të tijë, dëshmorëve,nënës shqiptare,poetëve,mërgimit, etj.

(….Për dëshmorët, poetja shprehet: )

Në shekuj mbet kreshniku

Kapiti këtë trim e rriti

I pa mboshtur në beteja

Hero Florim Rashiti

(Këto vargje jan nga poezia  Shqiponjë majëmaleve, kushtuar Florim Rushiti-Kingji, i lindur në Kapit( ku ka lindur edhe autorja) e i rënë dëshmorë  në luftë për çlirimin e Kosovës)

(….Për vyrtytet e nënsë shqiptare,  shprehet: )

Më lindi nëna Shqiptare

Mirësin ma mësoi

Të ruaj nderim të jem krenare

Ballëlartë të qëndroj

(…Për poetët, autorja shprehet: )

Me ty kur duam të bisedojmë

Hapim librat aty je I gjallë

Nga mes vargjet zërin ia dëgjojmë

Ti ringjallesh në çdo fjalë.

 

Mandej nuk e len anash as mërgimin si plagë e vjetër e popullit ton të shumëvuajtur që me shekuj popullit ton iu ka imponuar, e fatkeqësisht edhe tani imponohet.

(…Për  mërgimi, autorja skalit këto vargje: )

Në zemër një dhembjë m’shtërngon

këtu larg në kurbet

Pikëllimi shumë rëndon

kemi humb e jemi tret

……

Këtu larg pak jam gjallë

S’mund t’a shpreh sa jam marzi

Malli shumë më ka marrë

Për kodrat në Kapit…

Një tjetër shqetësim që e paraqet autorja, ështe fati ipoezisë së sajë, e cila ndonëse ka filluar  të shkruaj që në bankat shkollore dhe botuar herë pas here nëpër  gazetat e ndryshme e faqe interneti, deri në botimin e kësaj përmbledhje nuk arriti të botojë si libër.

(…Për poezin e vet ajo thekson:  )

U shoqëruam bashkë nga e imja fëmijëri

Shëtitëm gjith botën pa  fjalë

Të ndrydha në letër të holë, të mbylla në zemër

Po ti e ëmbla ime nuk u ankove se të lash pa emër,

…për të vazhduar me vargje tjera:

Sot bëjë festë në të madhin nëntor

Për herë të parë t’largova nga vetja ime, t’përcolla me dashuri

Drejtë shtypshkronjes t’bëhesh nuse me kurorë

E të kthehesh prap tek unë e artë me flet libri...

Dhe,  tani  mu në vitin jubilar të  100 vjetorit të Shtetit Shqiptar, doli nga shtypi buqeta me pozi e librit SHTIGJËVE TË HESHTJES. Është një libër që meriton të lexohet dhe të kesh në biblioteken tuaj personale.

Autoria,  Miradie  Zymberi-Avdullahi poezit e veta i ka të botuara edhe shume gazeta e revista  shqipe. Emrin e sajë, lexuesi  mund ta hasë, si autore edhe në antologjin e njëqind krijuesve në diasporë, etj. Tani poezit e saja shtegëtojnë  shtigjeve të hapura, anemban rrozullit tokësorë, kudo që ka shqiptar e lexohet shqip. Vargjet e poezisë së autores Miradie Zymberi-Avdullahi jan vargje që dalin nga shpirti, andaj autoria meriton komplimente të veqanta!

....................

BEQIR Mehmet CIKAQI,

Janar 2013. Treviso, Itali