E enjte, 28.03.2024, 09:05 PM (GMT)

Kulturë

Sadulla Zendeli Daja: Pse ma merr jetën

E shtune, 09.02.2013, 08:27 AM


Sadulla Zendeli Daja
 
PSE MA MERR JETËN-O!!!

 
T´i më bëre njeri, moj e madhe Perëndi
Të mendoj, të mësoj e të marr dituri
Të jem i lirë si drita në Arbëri
Jetën e adhuroj e s’dua të vdesë
Pse kështu vepron moj shpresë
Pse m´a merr jetën moj Gjithësi
Nuk dua t´jem i vdekur
Ky tmerr vjen nga frika e paprekur!
 
Posa lind më gjykon
Gjithë jetën më mundon
Me vdekje më dënon
Mëkatet nuk m´i fal
As të jemë mysliman
As i krishterë e as djall me nam
Që shejtanin e dëbon me temjan.
 
Jam ai që kam jetuar
Tërë jetën jam munduar
Gjithëmonë kam punuar
Duke qeshur e qarë
I lumtur e i hidhëruar
I pafajshëm dhe i dënuar.
 
Pse më solle në këtë jetë
I pafajshëm më gjykon të vdesë
Kush je Ti o moj Gjithësi,
S’të ka parë njeri e s’di kush je Ti
Vret e pret dhe shuan gjallërinë
Kjo është e zymtë për njerëzinë!
 
Shuan njeriun, gjallërinë e tij
S´ke mëshirë o moj Perëndi,
Këtë e bën për dëshirë apo dashuri?
U rrita  u moshova
Dituri e dashuri të gjerë fitova
Kujt t’ia lërë këtë dituri në pleqëri
Vdekja më ka hyrë në trup e në sy
Nuk shoh veten as të dashurit e mi.
 
Pres ta varros padashur diturinë
Të shtrihem në dhe në varr të zi
Të shuhem përgjithmonë si njeri
S´dot mbesë më dituri as gjallëri
As fis e as miq as të afërmit e mi.
 
Jam poet që qëndis poezi
Qaj me vargje e lot njerëzinë
O ç´po na pretë kjo fatkeqësi
Të mbulohemi me kashtë e batani.
 
Me lot të tharë e truptretur në varr të zi
Nuk do të mbetet asnjë gërime
Jemi bërë dhe e bar nën lëndinë
Duke u bërë gurë e pluhur dhe hi
Të gjorit ne moj njerëzi, o moj gjallëri
Vdekja është vetmia e rrugës sonë
Peshqesh i përjteshëm përgjithmonë.
 
Ky trishtim krejt njerëzimin e mundonë
As kishë, xhami e lutje s´na ndihmojnë
Priftërinj e hoxhallarë lekë kërkojnë
Edhepse Perëndia paska thënë:
O vëllezër, kjo është jeta jonë
Të gjorët ne ku do të shkojmë
Më në fund në varr do përfundojmë!
 
Ia lexova mikut tim të mykur poezinë
Dajë o Dajë mos mendo vdekjen e shkretë
Ti do të shkosh drejt e në xhenet
Do të të presin me daulle e muzikë në ahret
Se je musliman i betuar dhe mik i vërtetë
Ke lëshuar mjekër e kësulën leckë për xhenet
Në harem do të takosh miqtë tanë
Duke mbajtur iftar dhe ramazanë
Me tespi në dorë sytë n´qiell e tavanë
Shtatë hyrjete do ti kesh pranë
Do të bësh sevda o vëlla mërgimtar
Aferim do të të thotë edhe një gomar!
 
Mbaju Dajë se për atje ke bërë tëndin vatan
Je kënaqur me femra të bukura e verë të kuqe
Aty afër lisit të kroit kemi bërë varrin tënd
I gjatë e i gjërë si vatan do të shikosh fshatin
Mbaju mor Dajë o mor mërgimtar shqiptar
Aty deshe të varrosesh në Sërmnovë e Gostivar
Mos dhashtë Zoti të të nxjerrin nga varri
Të të dërgojnë në Beligrad të Serbisë
E të të ringjallin përsëri
Duke të pyetur për Kosovën Shqipëri
Të të vrasin për bashkimin e trojeve n’Arbëri!
 
Mos u merakos për varrin që ke bërë
Në parajsë po fillon dasma jonë
Dasmë e madhe me lezet e me ca spec
Me topanat e burrave nga fshati Lisec.
Do të takohesh me miqtë tanë mërgimtarë
Do të freskohesh nën këmbët e Sharrit plak
Që i ka rrugët ende të stërkuqura me gjak.
 
Duke pirë dhe nga një dolli, mos u trembni për raki
Duke këduar Rrofsh Kosovë e Rrofsh moj Shqipëri
Dolli duke ngritur për gjithë shqiptarët kudo që janë
Gjithë s´bashku ta rruajmë këtë vatan të krishtërimit
Të parët amanet na i kanë lënë vlerat e ligjërimit
Duke u përleshur me armiqtë gjakatarë
Ta ruajmë nderin e heronjëve të rënë
Që mbollën lule gjaku në vendin tonë.



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora