E premte, 19.04.2024, 06:16 AM (GMT+1)

Mendime

Zejdush Kastrati: Dy gjermanët e shpresës?

E shtune, 09.02.2013, 06:00 PM


Dy gjermanët e shpresës?

Rendet e para, janë te rezervuara, për ata, që vijnë të fundit. (M.P)

Nga Zejdush Kastrati

Dy segmentet, më të rëndësishme, më kredibile ,por edhe  më autoritative në Kosovë, (edhe pse ndërkombëtare),  këtë mandat, udhëhiqen, nga dy përsonalitete, me bagazh të madhë profesional e moral, dhe  që vijnë, nga  shteti  më i fuqishëm ekonomikisht,ushtarakisht, dhe që është shembull, jo vetëm në tërë Bashkimin Europian, por edhe në tërë rruzullin tokësor, ne radhë të parë, sa  përket punës dhe diciplinës, si dhe  funksionimit, të njëmendët  të shtetit dhe të së drejtës.

Fjala është për dy gjermanë.

Që të dy, janë  përsonalitete të karierës, dhe të sukseseve.Gjeneralmajori, Volker Halbauer, është  i pari, i afër 5 mijë  paqëruejtësve   ndërkombëtarë, të cilët,  kanë barrën kryesore, sa  përket, sigurisë në Kosovë, dhe që veprojnë, në kuadër, të Nato-së, të cilët,sic dihet , pas vitit 1999 veprojnë,  me emërtimin, Kfor.

Edhe Z.Bernard Borchard,poashtu diplomat dhe ambasador gjerman,ditë më parë, mori timonin, për të udhëhequr, komponetën ndërkombëtare,të Bashkimit Europian, e cila,  në Kosovë, në emër të sundimit të rendit e ligjit, ka filluar të funksionojë, që nga viti 2oo9.

A ka vend për të shpresuar në suksese?

Ska dilemë, dhe pothuaj, në  gjitha sondazhet, dhe opinionet e analizat, e bëra deri më tash,pa dyshim Kfor-i, si fuqi, e vetme legjitime dhe   ushtarake në Kosovë,ka fituar besimin,  më të madhë, tek të gjithë banorët e Kosovës, edhe pse, kohë pas kohe, ka pasur, vërejtje  sa i përket, gjendjes, në veri të Mitrovicës,por kur bazohemi,  në diktatet, dhe vendimet politike, nga Brukseli, e qendra tjera të vendosjes, e që janë  bazike për veprime  të Kfor-it, domosdo, prezenca, dhe puna  e  tyre, është, për tu kurajuar, dhe mbështetur, pa rezerva.

Nëse bazohemi, edhe, në deklaratën e parë, të gjeneralmajorit ,Volker Halbauer, e që ka të bëjë, me prezencën e strukturave ilegale  të mbrojes civile sërbe, në Veri të Mitrovicës,duke paralajmëruar, se  ato nuk do të tolerohen,  është ky një sinjal edhe pse simbolik, se ditëve në vijim, gjërat, mund të marrin, kahje të dëshiruar, drejt shtensionimit të situatës,   në këtë pjesë problematike të Kosovës.,por të okupuar, nga strukturat,  ilegale sërbe.

Megjithate, promotor pozitiv,  i procesve që priten te ndodhin,për ata që ia donë, të mirën, këtij vendi e këtij populli,  duhet të jetë ,edhe gjermani tjetër, Bernd Berchard ,i cili gjetë këtij mandati, udhëheq me  Misionin  për sundimin e ligjit në Kosovë, që mbanë emrin,  Eulex,dhe që vepron, në Kosovë,tani e mbi tre  vite, e që deri  më tash ,me rezultate  jo të kënaqshme,për të mos thënë dëshpruese,ka vepruar  në Kosovë.

Sic dihet,Eulexin, pothuaj, gjatë gjithë kohës, prej se ka filluar punën në Kosovë, e kanë udhëhequr francezët.,apo ata, që, krijuan, dhe e mundësuan ‘“veriun problematik”,andaj edhe faturimi i këtyre dështimeve  nga ky mision i bashkimit Europian , nga shumica e kosovarëve, i adresohet, pikërisht  francezëve,por  që lidhet, edhe, me dështime, në sfera,   tjera, sa i përket, edhe sektorit ekzekutiv, por edhe, të fuqizimit të ligjit, në tërë Kosovë,për cka  më së miri flasin (mos) sukseset.

Për të besuar, dhe shpresuar, se me këta dy zyrtarë gjerman, në vazhdim,gjërat, mund të lëvizin, shumë më mirë, dhe në kahje të dëshiruar, na mban edhe shpresa,  nëse bazohemi,  në deklaratat, e kancelares  gjermane, Angela Merkel, e cila,  jo një herë ,por disa herë, ia ka bërë të qartë, Sërbisë, për, obligimet, që ka, ndaj , bashkësisë ndërkombëtare dhe Kosovës , nëse ky shtet, dëshiron, të jetë,  pjesë, e familjes europine.

Deklarata të kësaj natyre,por edhe, më të ashpëra e më konkrete, kemi pasur rastin, të dëgjojmë, edhe , nga ministri i punëve  të jashtme , dhe ai i mbrojtjes i këtij shteti, gjithnjë dhe në cdo kohë, mikë, karshi Kosovës,pastaj  edhe  nga shumë zyrtarë tjerë gjermanë, që janë pjesë e institucioneve të fuqishme në Bashkimin dhe Parlamentin Europian.

Adute, mjaft i fuqishëme, janë edhe faktet,  nëse bazohemi në traditën,diciplinën,qëndrimin dhe vizionin, që ka Gjermania, dhe gjermanët, si shtet e popullë, gjatë gjthë këhërave, prej se është fuqi,  që i kanë lakmi. të gjithë.

Kosova, më së tepërmi, po vuan, dhe po lëngon, nga korupcioni dhe krimi i organizuar,andaj Gjermania si shtet shumë i avancuar në luftimin e këtyre fenomeneve, po edhe gjermanët si popull punëtorë e atdhedashës,janë model se si duhet bërë shteti,andaj, instalimi  i një mendësie e strategjie”allamanqe”,në Kosovë, edhe pse, është punë e vështirë,është e vetmja, shansë, që Kosova,  të mos mbetet,pafundësisht, “dele e zezë” ,në Ballkanin e trazuar, dhe më gjërë.

Dy të  lartëcekurit, ushtaraku,apo gjenrali, Holbauer,dhe diplomati Barchard,si dy përsonalitete , gjatë mandatit në vazhdim, në këto dy misione kyqe,  që po  udhëheqin në Kosovë, pa dilemë, janë, alfa dhe omega, e proceseve, në këto momente, në të cilat, po kalon, dhe duhet të kaloj,  vendi ynë.

Janë  bërë bajate dhe demode,  tashmë,deklaratat e shumta, para mediave dhe opinionit, të  ish udheheqësve, por edhe prokurorëve të Eulex-it,të cilët, që në fillim të mandatit të tyre, na bombardonin, se  së shpejti, do të arrestohen “peshq të mëdhenje” duke parlajmëruar, edhe data, e ditë të caktuara, kur kjo do të bëhët realitet.

Në veqanti,për të parin e Eulex-it,obligim primar, mbetet, që në vazhdimësi,”të hap rrugën”,jo duke larguar “drunjë të vegjël e kaquba”,por të pastroj dhe rrëzoj cdo “dru” ,cfardo qoft ai,me të vetëmin qëllim, që rruga, të jetë e pastruar drejt e mirë, dhe pa pengesa për të shkuar përpara.

Institucionet e Kosovës,edhe pse,  mbajnë një pjesë të madhe të fajit, për dështime dhe devijime,  edhe nga sfera  për të cilën janë përgjegjës, qoft Kfor-i, por edhe, Eulexi,është koha e fundit, që të mbështesin pa rezervë,posaqërisht Eulex-in,duke i hap rrugën, në identifikimin,zbulimin dhe arrestimin e gjithë atyre,  që ditë  e natë, edhe  nëpër institucione,në emër te shtetit,demokracisë e vlerave kombëtare,por edhe në emër të disa  njerëzve të fuqishëm ndërkombëtarë,po trumbetojnë e rrahin gjoks,por  në realitet,nuk kursejnë e lënë gjë pa bë ,vetëm e vetëm për përfitime përsonale, klanore e farefisnore…

Pas SHBA-ve,gjermanët mbajnë primatin, se,  edhe para luftës së fundit,por edhe në periudhat e mëhershme,për shqiptarët, pos ndihmës në sferën e të mirave materiale,janë treguar solidarë, dhe sponzorues kryesor të popullit tonë, në shumë sfera tjera,andaj edhe  shpresa dhe dëshira, se, edhe përmbylljen e sfidave  me të cilat po kalon  Kosova,  mund ta kapërcejme më lehte e më mirë ,kur në ballë kemi gjermanët, dëshmon, edhe lajmet e fundit, të paralajmëruara,  nga mediat më të fuqishme europiane, se” Gjermania, do të kërkojë, nga Sërbia, nënshkrimin, e marrëveshjes për fqinjësi të mirë, me Kosovën” si kusht, për vazhdimin, e rrugës europiane.

Pra,zoti e bekoftë Amerikën,por, domosdo, edhe Gjermaninë…



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora