E enjte, 25.04.2024, 05:51 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Nengurra: Cili është patrioti?

E premte, 08.02.2013, 09:50 PM


CILI ËSHTË PATRIOTI, -JU LUTËM?

-Në realitet me veprimet dhe sjelljet e tia Thaçi po lind e po zmadhohet si një Enver Hoxhë i dytë. Këtë e deshmon konventa partiake e para disa ditve e PDK-së ku ai u zgjodh kryetar i saj pa asnji kunderkandidat. Taman konvent në stilin e kongreseve të PPSH të xhaxhit Enver në Shqipërine e asaj kohe-

Nga Selim M. Nengurra

Duket se disa njerëz njofin mirë mentalitetin e injorancës së popullit shqiptarë dhe ate mentalitet e shfrytzojnë per mrekulli per të perfitue per vetveten, apo per grupet kriminale pjesë e të cilave ata janë. Në hapsinat e trojeve shqiptare fatkeqësisht grupe kriminale ka sa han dreqi dhe janë pikrisht ato që edhe bajnë politiken sot, janë pikrisht ato që po shesin tru patriotik e akademik dhe janë pikrisht ato që po shtypin popullin shqiptar gjithandej hapsines etnike , qoftë në dy shtetet tashma të pranueme e të njoftuna nderkombtarisht ( Shqipëri e Dardani ) , qoftë në hapsinat shqiptare ku pjesë të popullit shqiptarë janë të okupuem dhe të persekutuem nga pushteti i shtetit që ju ka marr trojet i cili pushtet nuk ju pranon as të drejtat elementare njerzore se sa per ato kulturore e kombëtare as që bahet fjalë. Pra shqiptaret në Greqi në Mal Të Zi, në Maqedoni dhe në Serbi jetojnë si qytetar të shkallës së tretë e të katërt pa të drejta dhe të persekutuem. Këte fakt e shofin dhe e din e krejt bota, por si duket nuk po e din as nuk po e shofin disa avanturierë, disa injorantë, disa trushperlam me ideologji boshe të izmave të së kaluemes së errtë bolshevike si dhe disa të tjerë që kan vetsaldue syze dielli në fytyren e tyne dhe ato syze jua zan driten në pikë të ditës. Po po sepse të tillët i frigohen drites . I frigohen sepse drita ju qet per fushë veprimet e tyne kriminale e tradhëtare.

Asht kjo shtresë njerzish shpirtëzi që mendojnë se tradhtar asht jo ai që i sherben armikut të popullit të vet, por ai që i sherben dhe i del zot popullit të vetë. Per trutë e injorancës shqipfolëse tradhtar asht shqiptari që i prin populit të vet me urti , që e mbron kulturen e popullit të vet dhe nuk pranon kulturat e tjera që kan qellim shkatrrimin e kulturës shqiptare. Per trunin e këtyne musketarve  pamvaresisht  se ciles parti i perkasin sot, tradhtar asht secili shqiptarë që nuk flet me fjalorin si ata , që nuk mendon si ata dhe që nuk vepron si ata.

Asht e kobshme dhe tragjike fakti që saktëson thanjen e sakt të Heroit Gani Geci që ju pat thanë në Kongresin e VI të LDK-së; " po ndaheni, po e shkatrroni LDK-në per tja dhan pushtetin Thaqit dhe ta dini se po ju hypi ai ma nuk ka me ju zbritë ."

Pushteti i sotshem në Dardani nuk asht pushtet i dëshruem nga populli dhe vullnet i votës së ti, por asht pushtet i SHIK-ut vrastar, i kompanisë kriminele që pushtetin e mori me vrasje sistematike per dy dekada kohë dhe që e mban pushtetin me kercnime e shantazhe si dhe me reklamime falco e me dëshmi të rreme të njerëzve të paguem me para per të thanë diçka që kurr nuk ishte ashtu dje as nuk asht ashtu sot.

Kësaj propagande i kontribojnë gazetarë mjeranë, të vetquejtun gazetarë, dhe sherbtorë të kapabandave partiake të partive politike që janë pozitë ama as opozita nuk asht e pa mëkate sot ne kohën që jetojmë.

Televizioni që financohet nga parat e taksapaguesve RTK asht ba autoparlant i PDK-së dhe qeverisë së Hashim Thaqit. Në këte shtëpi mediatike të interesit kombëtar aspak nuk ka zhvillime e aktivitete per të miren e popullit, por ka aktivitete per PDK - në dhe qeverinë.

Lideri i PDK-së Hashim Thaqi po tregohet mjeshter i madh per të kopjue e emitue të tjeret , paraardhësit e skenës politike shqiptare. Kur po i duhet per interes të vetin ai imiton Liderin e Perjetshem Shqiptarë Shejtin Ibrahim Rugova , e dihet se sa e ka respektue Thaqi Rugoven dhe sa e respekton edhe tash. Në realitet me veprimet dhe sjelljet e tia Thaqi po lind e po zmadhohet si një Enver Hoxhë i dytë. Këtë e deshmon konventa partiake e para disa ditve e PDK-së ku ai u zgjodh Kryetar i saj pa asnji kunderkandidat. Taman konvent në stilin e kongreseve të PPSH të xhaxhit Enver në Shqipërinë e asaj kohe. Tash ky njeri ka forcue pozitat e veta tue menjanue miqët e ti të deridjeshem, tue i fut ata prapa grilave të burgut dhe nga pozita e të fortit po luen me fatet e të tjerëve, me fatin e popullit shqiptarë.

Deklarata e këti njeriu se ishte dasht të mbrohet Lapidari i deshmorve të UÇPMB-së nga populli shqiptarë i Kosovës Lindore ( Preshevë, Bujanofc e Medvegje ) asht jo vetem skandaloze, por asht kulmi i injorancës dhe i shpirtligësisë së këtij njeriu teper të lig dhe të pabesë. Të këtij njeriu të perfolun këtu e 15 vite per vrasje, per krime, per tortura e deri edhe te krimet e ulta hajni në shitoret e Zvicrrës. Ky njeri instaloj në media njerzit e vetë, dhe ata sot janë autoparlant të PDK-së dhe Hashim Thaqit. Po permend disa nga këta që i avancoj per ti shperblye nga gazetaret në poste ministri e deputeti: Vlora Çitaku. Memli Krasniqi dhe Berat Buzhala. Bile ky i fundit asht ba palaço qesharak i Parlamentit dhe secila paraqitje e ti në foltore apo në gazeta asht qesharake.

Ama punën ma të madhe Hashim Thaqit dhe SHIK-ut padyshim se me vite i ka ba i vetquejtuni gazetar Milaim Zeka. Vetem se i ka sherbye me hulumtimet e tia si të urithit në kohen e pragluftës dhe vetë luftës në Dardani, perflitet se i ka sherbye edhe në identifikimin e personave që SHIK-u i Thaqit i ka klasifikue per ti likuidue nga kjo botë. Nuk e kam ndegjue unë vetë, por kam ndëgjue nga të tjeret se ky njeri haptas diku ka deklarue derisa qenka përla me një kolegë dhe ti ketë thanë; " din me ken flet ti, mbylle se unë kam vra Ahmet Krasniqin e jo ty..." Pra a asht a nuk asht kjo e sakt nuk e di unë kam ndegjue kështu dhe e thamë tash. Mirëpo e them se Milaim Zeka me emisionin e ti " PA RROTULLA" i ka sherbye per mrekulli shefit të vet Hashim Thaqit sepse në atë emision ka sjell njerëz që kan dhanë deklarata të falsifikueme për ta ba historinë ashtu si don SHIK-u dhe shikofcët në krye me Hashim Thaqin. Aq shumë asht flolë sa ata njerëz që i kishte sjell në emision Milaim Zeka gadi më binden edhe mue se NATO , Bil Klinton, Toni Bler, Wesli Klark e tjer lider botnorë nuk e paskan pas bombardue Serbinë dhe caqet e saja policore e ushtarake.

Kishte në program hajna grash e faltor të cilet flisnin se si ata paskan qenë njerzitë që paskan folë me Vashington e Bruksel, me Londer e Paris, me Bon e Romë dhe se fal atyne u vendos me sulmue Serbinë NATO-ja .

Per mos me lan me merak lexuesin po e spjegoj se këtu e kam fjalen per nji njeri magjistar e rrenacak per burrin e tashem të sopranos Inva Mula. E quejta hajn i grave sepse ai shkatrroj familjen e mirë të Pirro Çakos. Emnin nuk ja mbajta mend dhe as nuk du tja mbaj, emni i njerzve të tillë u harroftë. Milaim Zeka solli në TV në programin e ti " PA RROTULLA " edhe njifar Gjenerali Kudusi Lame i cili i parapregaditun mbante ison e kerkesave të Milaim Zekës dhe meritat per luften ja mvishte atyne që asnji serb nuk e vran, që asni fishek nuk e shprazen kunder serbit pushtues, por po, vran shumë vëllazen të vetë shqiptarë dhe ate per të vetmin faj se ata ishin të ndershem dhe ishin ushtarë të Ibrahim Rugovës dhe të Dardanisë. Kishte edhe sa e sa tjerë Milaimi dhe mendoj se Hashim Thaçi duhet ta ban Milaimin Zeken minister e mos të len me u lodh ma me detyren e zëdhënsit poteraxhi.

Me programet e veta të shumta Milaim Zeka ka ba punë të mirë per SHIK-un dhe shefin e SHIK-ut Hashim Taqin, ama ka marr në qafë popullin e vet sepse asht bashkfajtor dhe bashkpjesmarrës në falsifikimin e historisë tonë ma të re.

Në portalin ZEMRASHQIPTARE.NET para tri kater ditve kishte nji shkrim i "gjeneralit " Kudusi Lame dhe ai shkrim ishte thirrje per luftë të popullit shqiptarë kunder Serbisë per shkakun e heqjes së Lapidarit tashma aq të perfolun në Preshevë. E lexova shkrimin jo pse më interesonte sepse autori i shkrimit më bante mos ta lexoj fare, ama nga kurreshtja per të pa se çka thotë ai njeri tru tulak e lexova. Pasi e lexova bana edhe nji koment të ashper me fjalor që nuk i ngjan fjalorit per KOMENT ama mu kujtue Baba im past ndjesë që thoshte; “me dikend dikend ,mos mem folë goja më flet kjo mbrapa”. Aty kishte dhe tri kater komente tjera që kishin kritikue "Gjeneralin" per thirrjen per luftë dhe ishte edhe ni koment i nji enveristi, koment plot vner kunder meje e plot meritokraci per ate që thirrte populin per luftë. Unë e di se per te ( komentuesin enverist ) tash ma jam TITIST sepse ashtu veprojnë këta. Ose me ta ose anmik, titist tradhtar e çka jo tjeter. Ama unë as që merzitem se çka ata thonë e mendojnë per mue si Selim Nengurra, unë tmerrohem se si as pas 50 viteve tmerr të sundimit satrap bolshevik të komunizmit dhe pas tan atyne deshmive per at sundim, ende ka njerëz që kercejnë si zorra në prush po ju fole keq per xhaxhin dhe per ideologjin bolshevike komuniste. Nuk kan faj se ka plot  nga ata që asnji ditë shkollë nuk e kan, por kanë mesue me folë me oratorin e idolit të tyne e diploma shkolle i japin njeni tjetrit edhe me tituj DR. e PROF. Nuk kan faj sepse ata i kan VETSALDUE SYZET E DIELLIT NË FYTYREN E VET DHE NUK I HJEKUN SYZET SE I FRIGOHEN DRITËS. Po sikur lugati Kryqit. Mirpo per mendjen time këta njerëz janë injoranca e popullit shqiptarë, janë shtresa ma e ultë dhe ma e kobshme e popullit shqiptarë.

A janë njerëzit e tillë patriotë apo çka janë perderisa thirrin popullin per luftë, per ta ba plojë dhe per ta zhduk pergjithmonë, le ta gjykon lexuesi dhe populli . Unë them se të tillet janë të kobshem dhe lus Zotin ta ndihmoj popullin tim të çlirohet nga soji i tyne.

At’here pra,-cili eshte patrioti ju lutem?



(Vota: 53 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora