E enjte, 25.04.2024, 10:31 AM (GMT+1)

Editorial

Adnan Abrashi: Atak ''Stalinist'' ndaj një aktiviteti kulturor në Prizren

E enjte, 01.05.2008, 11:24 PM


Adnan Abrashi
ATAK “STALINIST” NDAJ NJË AKTIVITETI KULTUROR NË PRIZREN

Nga Adnan Abrashi

(Me rastin e hapjes së një ekspozite artistike nga ana e lëvizjes “VETËVENDOSJE” në Prizren, dhe intervenimit brutal të policisë, në të cilën burgosën shatë persona)

Ajo çfarë ndodhi në pasditen e bukur të 30 Prillit në Prizren, vërtetë nuk duhet ta lë të qetë asnjë banor të këtij qyteti të lashtë dhe kulturës tradicionale; shembullit të tolerancës ndëretnike dhe ndërfetare; bukuroshes së Arbërisë; simbolin të kombit dhe simbolin e lirisë.
Më 30 Prill, aty ndodhi ajo që më së paku është pritur. Me direktiva të perënduara të metodave moniste, nga një qeveri e instaluar burokratike që pretendon të jetë demokratike, u shkel brutalisht liria e shprehjes së fjalës.
Në një ditë të bukur pranverore me diell, kur qendra e këtij qyteti gumëzhote nga zërat rinore që e kishin vërshuar atë, dega e lëvizjes “VETËVENDOSJE” në Prizren, në brigjet e Lumbardhit të lashtë, që ne vendasit e quajmë si “KEJ”,  kishte organizuar një ekspozitë me fotografi retrospektive të aktiviteteve të saja të gjertanishme. Kjo ngjarje kulturore e shënuar nën qiellin e haptë, kishte zgjuar interesimin e madh të shumë qytetarëve Prizrenas. Ajo ishte mirëpritur dhe përkrahur pa rezervë nga ta, fakt ky, që e vërteton edhe numri i madh i vizitorëve që e kishin vërshuar këtë hapësirë.
Fatkeqësisht, ky promocion artistike, sikur nuk e kishte lënë indiferent qarqet qeveritare të pushtetit tonë lokal. Të vendosur që me “konsekuencë” ta zbatojnë ligjshmërinë, ekipet mobile të inspektoratit komunal, me një aksion të furishëm të cilit, merrni me mend,  i paraprinte edhe vetë Drejtori i kësaj drejtorie, përmes intervenimit të dhunshëm dhe burgosjes së 7 aktivistëve të saj nga ana e policisë që ishte ftuar në ndihmë,  brutalisht e kishte shuar këtë aktivitet të “paligjshëm dhe të rrezikshëm kulturor”, me një pretekst të vetëm se, për mbajtjen e saj, nuk është kërkuar leja zyrtare.
Shumë vizitorë dhe qytetar të rastit që kishin qëlluar aty, por edhe syri vigjilent i kamerave televizive, kishin parë dhe regjistruar një skenë qe ne, tanimë në Kosovën tonë të lirë dhe shtet të pavarur, kemi menduar se kaherë ka perënduar.
Kot aktivistët e pa dhunshëm, me trupat e njoma rinore, paqësisht tentoni ta mbronin “visarin” e tyre të çmuar artistik, të cilin vetë e kishin financuar nga “xheparci” i parave për “makijato”, sepse, ashpërsia e policëve të trajnuar mirë për intervenim (si duket vetëm për protesta të shqiptarëve) veç i kishte shtrirë ata për toke, i ngrehnin zvarrë duke i prangosur me përplot histeri. Paramendoni se si në atë moment ndeshin qytetarët e shumët që qëlluan aty  (disa edhe me fëmijë të vegjël për dore) duke i shikuar me sytë e veta këto skena rrëqethëse?
Çfarë koecidencë?! Një ekspozitë artistike me tematikë retrospektive të ngjarjeve të dhunës së ushtruar policore ndaj kësaj Lëvizjeje, si duket në Prizren u transferua në SKENAR të zbatimit të saj praktik, regjisori i së cilës ishte pushteti i ri burokratik i Kuvendit të Komunës dhe policia prizrenase. Kuptohet, nuk munguan as kamerat televizive.
Por, ju lutem o njerëz të mirë! A mundeni ta kuptoni ndjenjën e një prindi i cila nga larg shikon se si fëmijën e tij paqësore dhe pa qëllime dhune, e tërhiqnin zvarrë këta “përbindësh” profesionist, vetëm e vetëm që ta qojnë në vend urdhrin  e një burokrati të etshëm për dëshmimin e forcës dhe pushtetit të tij autoritar?
Jo, o miq të nderuar! Sepse, sikur këta pushtetar të rijnë shpejtë harruan “dajakun” që edhe vetë e kishin hëngër nga mu ata burokrat e mëparshëm, vetëm e vetëm pse me të drejtë kërkonin atëbotë, t’i vendosjen  në qendër të qytetit të Prizrenit  lapidaret e dy dëshmoreve tanë të lavdishëm të lirisë.
Në atë kohë, ndaj protestuesve paqësor “dajaku” i parë i UNMIK-ut dhe kolaboracionistëve të tij që i shërbenin pas lufte, krisi mu në Prizren, dhe, a nuk qe kjo si shenjë e keçe paralajmëruese se në të ardhmen dhuna policore do të vazhdonte edhe më ashpër në Kosovë... besa deri në vrasje. A nuk është kështu?
Mos vallë, kjo çfarë ndodhi sot nga ky pushtet i ri lokal në Prizren, seriozisht duhet të merret si paralajmërim se çka në të ardhmen mund t’ju ndodhi këtyre djelmoshave “kokëfortë” të lëvizjes “Vetëvendosje” edhe nëpër qytetet tjera të Kosovës??
Shikoj lajmet lokale të mbrëmjes dhe aty shoh deklarimin e aktivistit të  patrembur dhe krenar të kësaj lëvizjeje, se si në fytyrë ua përplas pushtetarëve tanë se këto metoda  që po i përdorin janë “staliniste” dhe “antidemokratike”. Me të mbaruar reportazhi televiziv i kësaj ngjarje,  intuitivisht fillova ta këndoj me gjysmëzëri në vete melodinë e asaj kënge tejet të popullarizuar që dikur glorifikonte një politikë dhe personalitet. Kuptohet, fjalët e keksit ia adaptova vetë:  “O lum neve kush po na prinë, dikur Eqremi e tash Ramadani me partinë”
Ju lutem pa keqkuptim kryetari im i respektuar, z. Ramadan, por një gjë duhet t’ju them si të vërtetë: Edhe në kohën e Eqremit kjo lëvizje ka protestuar, bile-bile me simbolika edhe më të fuqishme anti-pushtetar dhe anti-UNMIKISTAN, por, kurë nga ai nuk është dhënë ndonjë urdhër për një intervenim të tillë brutal policor?!
Dhe, për përfundim, si po na shkojnë kohën e fundit disa punët në qeverisjen tonë lokale të Prizrenit, ndoshta nga pak po na kap nostalgjia për EQËN, kryetar??!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora