E shtune, 20.04.2024, 01:11 AM (GMT+1)

Mendime

Pirro Prifti: Lobi i analistëve anti-Ortodoksë

E marte, 05.02.2013, 08:18 PM


Lobi i analistëve anti-Ortodoksë - po destabilizon dhe po izolon Shqipërinë

Nga Pirro Prifti

Kori anti shqiptar dhe anti-integrim i disa analistëve të njohur, që kanë gjetur strehë tek 360 gradë të drejtuar nga A.Zheji të cilët po vazhdojnë të merren me fantazma të së shkuarës, po shkaktojnë tensionim dhe ashpërsim të kotë të marëdhënieve me fqinjët me tendenciozitetin dhe aluzionet bajate. Debatet e stisura dhe urrejtja  e drejtuar kundër K.O.A.SH.-it dhe Krypeshkopit , akuzat e pabaza dhe ngatërrimi i problemeve politike me drejtimin fetar shumë të suksesëshëm të komunitetit ortodoks po  tregojnë nga dita në ditë,  një linjë të fshehtë kundër Ortodoksisë në Shqipëri, linjë e cila është e drejtuar e të cilën e kanë marrë përsipër si zakonisht analistë dhe historianë të tipit  `pay per vieë` , të cilët nuk e kanë problem të lëpijnë atë që kanë pështyrë pak më parë.

Më konkretisht në Emisionin gjithashtu absurd 360 gradë i cili me sa duket ka kuptimin të kthehemi aty ku kemi qënë para 100 vjetësh-pra në vend numëro, z. Zheji bën një intervistë me një person të linjës ekstremiste greke dhe e servir në Shqipëri pikërisht për të acaruar dhe për të shtuar dozat e nacionalizmit  të ri e aspak integrues shqiptar duke e kamufluar intervistën me Kristo Papas me idenë se ..  ``ja shih sa të këqinj janë grekët dhe se sa të mirë jemi ne që jemi `të hapur transparentë dhe tolerantë`. Kjo intervistë ka shktuar një rezultat aspak të dëshërueshëm në opinionin publik dhe i ngjan me atë që ka thënë Sokrati: `Turma,opinioni publik është një: Qen i zgjebosur i madh i lidhur ne hu mes diellit. Gjithe kohen fle, kruan zgjeben e vet dhe sulet i terbuar mbi kedo qe kerkon ta zgjoje e ti zgjidhe zinxhirin``.

Debate të tilla për të sharë dhe ofenduar një komunitetet të tërë ortodoks i ngjan gjithashtu atij të dehurit që i duken cdo gjë dyfish para syve të mjegulluar nga avujt e alkoolit, apo sic shihet në atë emision nga avujt e nacionalizmit anti-integrues.

Të vjen keq kur dhe një historian  si P.Xhufi deformon historinë vetëm e vetëm për ta nxjerrë si `hero` apo si `çlirimtar` (?1) edhe Ali Pashë Tepelenën  (një personazh tashmë historik por një individ pervers dhe kriminel i cili shkatërroi dhe largoi popullatën e Shqipërisë së jugut) kur thotë : "fakti që aktorët kryesorë të kryengritjes së vitit 1821 dhe të çlirimit të Greqisë ishin shqiptarët, Ali Pashë Tepelena, Marko Boçari, Miauli, Ali Farmaqi, Kollokotroni, Odise Andruco, Bubulina, etj., nuk mundej të përtypej lehtë". Sipas Xhufit, është pikërisht për këtë arsye që historiografia dhe politika greke bënë gjithçka për t'i 'adaptuar' e për t'i paraqitur ata si grekë??!!``(http://ëëë.balkanëeb.com/shqiperi/2685/pellumb-xhufi-skenderbeu-grek--ata-s-kane-heronj-ne-ua-shpallem-pavaresine-115641.html  7 janar 2013).

Interesant është fakti se Materiali qe transmeton Zheji tek "360 grade" dhe te ftuarit e tij jane tendencioze... vetem per te folur kunder Kishes Ortodokse pa pasur oponence, dhe kryesisht per te manipuluar opinionin publik. Kjo të krijon përshtypjen e fortë që dikush pas tij po e nxit të bëjë këtë cikël emisionesh të palavdishme dhe është për të ardhur keq duke nxitur pa e ditur as vetë ai, një përcarje dhe urrejtje në shoqërinë shqiptare që nuk është parë ndonjëherë që pas pavarësisë.

Të jetë rastësi kjo?

Këta analistë hëpërhë të nderuar e respektuar  (se vetëm ata dalin nëpër tv-ra) që janë ashtu sic thotë anglezi: `jack of all trade` (i zoti për gjithçka), po bëjnë një preion të fortë kundër Kryepeshkopit duke i atribuar atij gjithçka që nuk ka shkuar mirë në politikën shqiptare.

Del pyetja se cfarë nuk ka shkuar mirë në politikën shqiptare?

Po, janë disa probleme kardinale:

-     Ashpërsimi i marëdhënieve me shtetin grek dhe pikërisht për shkak të pranisë në qarqet politike shqiptare të individëve amatorë të cilët nuk njohin protokole, nuk njohin mënyrat e komunikimit, janë emëruar jo në emër të hierarkisë profesionale, etj,

-     Ashpërsimi i marëdhënieve me Serbinë dhe Maqedoninë, janë gjithashtu  pikërisht nga amatorizmi i indivdiëve të emruar në poste drejtuese,

-     Mos menaxhimi i mirë i situatave politike brenda vendit,

-     Ngritja e një nacionalizmi të dëmshëm në vend të patriotizmit të shëndetshëm, në emër të `Shqipërisë së madhe`, duke  e ditur fare mirë që integrimi në BE do të zgjidhë dhe të drejtat e shqiptarëve jashtë atdheut dhe do të arrijë të paktën minimalisht arritjen e të drejtave dhe të lirive të njeriut,  me atdheun,

-     Mungesa e një platforme patriotike për të sheshuar divergjencat dhe diferencat gjuhesore, arsimore, juridike, administrative (dhe ekonomiko-finacniare) me vendet e rajonit ku ka shqiptarë,

-     Prania në drejtim  e politikanëve që kanë `gëlltitur lugën e corbës` që në fillimet e viteve `90, të cilët nuk e kanë për gjë që të `vrasin natën dhe të qajnë ditën`,

Këto argumente nuk janë marrë parasysh nga Përgjegjësi i emisionit `360 gradë`  apo më mirë i emisionit  `në vend numëro` të z. Zheji. Për më tepër ashtu sic e kanë zakon njerëzit snobë si puna e këtyre `analist-historianëve` mediokër të pranishëm në këto emisione, kur nuk kanë c`i bëjnë të fuqishmit këta i bien atij më `të dobëtit`, duke derdhur mbi të të gjithë arsenalin e sharjeve dhe të ofezave që nuk kanë lidhje fare me këtë të  `të dobëtin`, por ashtu si përshkruhet në psikiatri,  me `kompleksin e inferioritetit`, edhe këta pjesmarrës në emisionin e lart-përfolur, bëjnë të fortin, apo cubin duke e gjetur oportune- të godasin pa mëshirë komunitetin ortodoks sikur ai ta ketë fajin  për ashpërsimin e marëdhënieve me fqinjët e kryesisht me Greqinë, sikur Komuniteti Ortodoks dhe Kryepeshkopi të jetë përgjegjes për dështimet në politikë, ekonomi, e finance,  sikur komuniteti ortodoks dhe kryepeshkopi ta ketë fajin vonesat në integrimin e Shqipërisë madje edhe për mos miratimin e  tre ligjeve në parlamentin shqiptar- duhet patjetër ta keteë fajin Ortodoksia??!!

Mendoj se një nga qëllimet kryesore të emisionit 360 gradë në fakt është edhe një aspekt tjetër dhe po aq djallëzor  sa dhe sharjet bajate dhe aspak dinjitoze për statusin që kanë këta analistë të cilët të paktën duhet të ishin neutralë në analizën dhe shpjegimin e faktorëve dhe të aktorëve të ngjarjeve; kjo me sa duket ka të bëjë me krijimin e një vatre tjetër artificiale të vëmëmndjes së publikut shqiptar duke i a larguar atij vëmëndjen nga problemet e rënda dhe situatat me të vërtetë shokante të dështimeve të brëndëshme politike midis maxhorancës dhe opozitës, dështimeve në përpjekjet për integrimin vendit, kritikat e herëpasherëshme të politikanëve të BE, dhe të SHBA, për mos marrjen e statusit, luftën kundër korrupsionit, mos zbatimin e ligjeve, etj, etj.

Kjo mënyrë e cvendosjes së vëmëndjes nga objekti shqetësues tek një objekt tjetër artificial quhet dis-informim.

Faktor tjetër që po keqpërdoret është problemi cam dhe gjithëpërfshirja e këtij si një prag i ri për të zhvilluar dhe përmirësuar apo jo marëdhëniet me Greqinë. Kjo është shume e gabuar. Tendecioziteti dhe Edematizimi politik i problemit cam po dëmton rëndë dhe po përcan politikën shqiptare duke e devijuar atë nga qëllimi për integrimin e vendit drejt një objektivi aspak kryesor: atë të problemit cam. Problemi cam gjithashtu duhet dhe do të zgjidhet në kuadrin e integrimit në BE. Asgjë tjetër nuk ndikon në zgjidhjen e tij se sa respektimi i të drejtave dhe lirive të individit.

Kthimi dhe largimi i vëmëndjes nga integrimi drejt një problemi që është i zgjidhshëm nëpërmjet qëllimit kryesor- integrimit, - ka përcarë shoqërinë shqiptare dhe vendosur nën presion komunitetin ortodoks dhe Kryepeshkopin e tij,  në tehun e kritikave dhe sharjeve të pabaza dhe ofenduese ndaj këtij komuniteti që respekton dhe gëzon respekt kudo në Shqipëri dhe në botë përvec se këtu dhe përvec disa ekstremistëve shqiptarë, të cilën nën emrin e nacionalizmit janë duke dëmtuar rëndë tolerancën fetare, lirinë e fesë, dhe vetë politikën shqiptare.

Akuzat e këtyre analistëve janë sa të rënda dhe armiqësore aq sa dhe qesharake. Ata harrojnë se vetë Kryepeshkopi në emër të KOASH-it dha rreth 12 milione dollarë në ndihmë të Kosovës, ka hapur dhe ndihmuar me me ushqime, e materiale, kosovarët, në ato ditë të këqija për Kosovën por dhe në Shqipëri ka bërë plot bamirësi  dhe ndihma pa përmëndur (por që duhet përmëndur herë pas herë) këtu ringjalljen e Kishës Ortodokse të shkatërruar nga komunizmi, ringritjen e kishave, shkollave, universitetit, qëndres diagnostike, ndihmën për emigrantët shqiptarë; gjithashtu  ka qënë dhe mbetet një nga urat më të suksesshme të miqësisë dhe bashkëpunimit më Greqinë fqinjë që priti dhe po mban edhe tani që flasim, në tokën e vet rreth 700.000 shqiptarë. Por këta njerëz ashtu si djali plang-prishës harrojnë mirësinë dhe e shpërblejnë me të keqe të mirën, duke dëmtuar rëndë bashkë-atdhetarët e tyre që janë në shtetin grek, por cfarë ëshë më e keqja-fërkojnë duart për gjendjen e keqe të ekonomisë greke.

Akuzat e tyret tjera si p.sh., për Pallatin e Kulturës në Permet është e pa bazë, sepse toka ku u ngrit pallati i kutlurës ishte pronë e kishës dhe kisha ishte dhe është  aty. Pavarëisht nga vendimi i gjykatës, ka plot rrugëzgjidhje sepse në përgjithësi në cdo shtet demokratik pronat fetare respektohen përvecse-mesa duket në Shqipërinë tonë.

Këta analistë dhe komentatorë, derdhin lot krokodili e i qajnë hallin komunitetit ortodoks se përse drejtohet nga Kryepeshkopi ynë i nderuar. Asnjë anëtar i komunitetit ortodoks nuk qahet por është i kënaqur më drejtimin e përkryer të Kryepeshkopit tonë të nderuar kudo në botë përvecse në vendin ku po punon , dhe nga kush? Pikërisht nga ata njerës që  lëvdohen e deklamojnë kudo me hipokrizi- tolerancën fetarëm dhe `arritjet` e Shqipërisë, dhe një nga arritjet është pikërisht drejtimi dhe sukseset në konsolidimin e bashkësive fetare bashkëjetesa e tyre  shumë e mirë, dhe mos-përzjerja në punët e shtetit. Po Shejtani s`ka punë por do patjetër që ta rrënojë vendin tonë nëpërmjet bërjes së emisioneve të tilla dhe përfshirjes në të të njerëzve mediatikë që `shiten dhe blihen` ashtu si aspirinat në farmaci.

Akuza të tjera të z. Zheji  sic duket eshte specializuar ne intervistat me ekstremistë dhe sharlatanë, pas ekstremistit nga Greqia, është lavdërimi nëpërmjet një  interviste tjtër për  sharlatanin nga Elbasani, Nikolla Markun, qe tallet çdo dite me fene ortodokse, duke mashtruar njerezit me sherbesa te pavlera dhe duke veshur abuzivisht roben e klerikut i cili për KOASH-in nuk është prift.

Akuzat e tjera si  këto, `në kishat shqiptare flitet greqisht`, apo problemet e varrezave të ndërtuara në Përmet dhe Korcë, do të ishte vendit që këta persona të informoheshin njëherë se kush,  si, dhe përse, janë ndërtuar; gjithashtu duhet të kuptojnë njëherë e mirë se kisha bën vetëm shërbesa fetare dhe nuk ka ndërhyrë asnjëherë në problemet dhe vendimmarrjet   politiko-administrative brenda vendit apo dhe ato me marrëdhëniet me fqinjët.

Në përfundim në këtë mënyrë z.Zheji duhet ta kuptojë se emisione të tilla pa dashje apo me dashje, i shërbejnë krijimit të klimës të urrejtjes në vend të fqinjësisë së mirë dhe po dëmtojnë harmoninë fetare.



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora