E shtune, 20.04.2024, 05:38 AM (GMT+1)

Mendime

Kabil Bushati: Monumenti Juka

E marte, 05.02.2013, 08:00 PM


MONUMENTI JUKA

Nga Kabil Bushati

Në mengjez sapo dal nga shtëpia per të shkuar në punë, tek kthesa e Mapo-s, më dalin para tri fjalë të shkruara në një pallakatë llamarine: "Rruga Musa Juka". Perdite keto jane tri fjalët e para që akcentoj me zë të ultë. Teksa lexoj ketë emër,  rrotull mejet me duket sikur levizin e rrotullohen erëra të fuqishme si pune torrnadoje. Dhe mendimi im shkon tek ai. Se e tillë ishte jeta e tij që i ngjiste një tornadoje, e cila e ngriti lart deri përtej reve, ne majat e pushtetit mbretëror, duke u berë figura e dyte pas mbretit Zog.

Per aftësite e tij të spikatura, për ndershmerinë e tij ndaj detyrës dhe për besnikërinë e tij ndaj mbretit është shkruar shpesh në faqet e shtypit të përditshëm dhe periodik nga shume autor bashkohor dhe të ditëve të sotme. Kam shkruar dhe botuar për të edhe unë tek gazeta Shkodra. E si të mos shkruaj për keta monument të Shkodrës, për ketë Fushe të Shqiperisë? Ndoshta figura e tij nuk e ka gjetë akoma vendin e merituar ne panteonin e historise, por gjithsesi jemi krenar për ketë shkodran burrë shteti të rradhë e të spikatun..

Por gjithnjë, burrat ma në za të ketij kombi, kanë kaluar përmes fenomenit të njohur të inaumorimit dhe baltosjes. Për turpin tonë. Edhe në rastin Juka u gjet një  njeri, jo historian,  për ta baltosur figurën e tij. Auron Tare, një oficer i rangut të ultë i këmbsorisë(fanterisë),një komndant toge i komunizmit të cilin reforma e nxorri në lirim. Kohët e fundit, oficeri në fjalë është katapultuar deputet i PS-së. Një enverist i flakët, i rritur dhe i brumosuur më mësimet e PP-së.. Ne rastin ne fjalë, oficieri i rrangut te ulët fanterise se ku ka gjetur një pusullë bakalli, që don të na e shesë për të arkivave të SOE-së , Sherbimit Sekret Anglez, dhe e valvitë si flamur fitimtari. O tempora o mores.

Për t'u bërë më i besuar ka përkthyer nja 5-6 rrjeshta dhe i tund në hava sikur ka bërë zbulimin e shekullit. Se ku nxirren konkluzionet me 5-6 rreshta ketë vetëm nji ish-oficer i diktaturës mund ta dijë. Pse nuk e boton dokumentin të çertifikuar në origjinal? Besoj se at'herë do të ishte më i besuar. Apo një dokument i tillë nuk egziston dhe don të shesë sapun për djathë pusullën e bakallit, një dokument i thëncin e falsifikato don të na e servirë për origjinal? Ndoshta i del genjeshtra në shesh dhe kësaj i ndruhet. Më mirë shpif shpif se diçka do të ngelet. Nuk duhet të harrojmë se ka gazeta që janë të etura dhe të prirura për sensacione dhe skupe. Dhe gazetat nuk hezitojnë të ia botojnë shkrimet Auronit, bile ta promovojnë edhe në faqe të parë: "Musa Juka spiun i dyfishtë për jugosllavët dhe anglezet". Dhe këtë shpifje e bën për disa vite rrjesht në gazeta të ndryshme e te përditshme. Se si kanë pranuar këto gazeta t'i veshin epitetin e spiunit, pa pasë ndonjë dokument te pa kontestueshëm, një ish ministri të suksesshëm të Mbretërise, kjo është punë e tyre, por ky veprim i tyre tregon se keto gazeta bëjnë një punë të papergjegjshme dhe cenon rendë imazhin e tyre. Ne vend që t'u shtohen lexuesit, më vjen keq ta pohoj, por ua paksohen lexuesit, pra shkrimet e tilla ju kthehen në boomerang. Dhe duhet të shtojmë ketu se Auron Tare është i vetmi i vetëquajtur analist që shpif për Musa Jukën. Pra është kopje e radhë,ndoshta e vetme ndër oficerat e rangut te ulët të fanterise.

Gjatë leximit të shkrimeve anti-Musa, bie në sy se ky paska pasë një palo pseudonim: Muzzle dhe një numër të koduar A/H73. Sinqerisht më vjen për të qeshur me këtë oficer fanterie të rrangut të ultë i cili me fantazinë e tij krijon lloj lloj emërtimesh spiunazhi që të bahet i besueshëm tek lexuesit dhe tek eproret e tij. Le të ndalemi tek pseudonimet dhe t'i analizojmë me gjak të ftohtë ato. Mos jetë ky pseudonimi Muzzle, pseudonimi i Myslym Pezës apo i ndonjë fshatari tjetër të quajtur Musli? Sepse ky pseudonim ma teper ka afinitet me keta emra se sa me emrin Musa. Në fakt Myslym Peza dhe Haxhi Lleshi janë përgojuar në shtypin tonë shpesh për lidhjet e tyre agjeturore me jugosllavët. Nuk i mjafton  kjo shpifje që bën ndaj ishministit të brëndshëm të Mbretit Zog, por që ta zhysë edhe më thellë e ban të shitur edhe tek anglezët të cilët gjoja i kishin blerë listat e agjentve shqiptarë. Megjëthse në këtë rast është për t'u lavdruar kontributi i tij në luftën anti-fashiste duke u rreshtuar përkrah forcavet aleate që luftonin fashizmin,pasi Anglia i kishte shpallur luftë boshtit Romë-Berlin-Tokio. Në atë kohë Italia fashiste e kishte pushtuar Shqiperinë. Nuk na mbetet tjeter veçse ta pyesim autorin se shitja e agjentëve shqiptarë eshtë bërë me shumice apo me pakicë dhe a e kanë paguar anglezët TVSH-në apo jo (shaka kjo).

Por edhe kjo eshtë e pabesueshme. Realisht listat e agjentëve shqiptar i dispononte zyra e Sherbimit Sekret Shqiptare në krye të cilës ishte Zef Kadarja. Edhe ky shkodran i spikatun i cili mund të konsiderohet themeluesi i Sherbimit Inteligjent Shqiptar. E bash për ketë mbas çlirimit u pushkatua nga rregjimi i Enver Hoxhes, për të vetmin "gjynah" se kishte pasë rekrutuar Enverin si agjent të vetin. Pra Musa Juka nuk kishte si të dispononte listat e sherbimeve inteligjente dhe nuk kishte asnjë tagër mbi këto sherbime. Këtë e pranon llogjika më e thjeshtë dhe mendja e pa stërvitur me të tilla punë. Eshtë komplet e pa besueshme dhe komplet genjeshtër që Musa Juka kur ishte ne egzil në Turqi dhe Egjypt, përmes jugosllavëvet ju paskesh shitur anglezëve listat me agjentë. Si mund të shitet një gjë që nuk e disponon? Ministria e Brendshme ka tjera detyra dhe Sherbimi Inteligjent ka të tjera. Ata bashkëveprojnë, por realisht janë të ndarë nga njeri tjetri.Kaq e gjë besoj se nuk ka nevojë për shpjegim të mëtejshëm.

Pastaj, meqë nuk jemi krejt profan në transaksionet financiare, kemi të drejtë të shtrojmë pyetjen: a disponon zotria analist se paku ndonjë firme me speciment të plote të Musa Jukës mbi ndonji kuitancë apo çek a mandat pagesë. Sepse rëndom kur paguhet nga një shërbim i huaj për shitje dokumentash, pagesa bëhet kundrejt një dokumenti financiar. Kemi të bëjmë me sherbimin sekret nder më të njohurit në botë në mos më seriozi, dhe janë shumë skrupuloz në mardheniet me lekun. Nëse e keni, lutemi ta publikoni, por kujdes se firmat dhe shkrimet e dorës së Musa Jukës i kemi dhe mund t'i dërgojmë për analiza gjer në laboratorët e CIA-s apo FBI-së. E pastaj do të pjellë belaja.

Një gjë tjetër që bie në sy në këto seri shkrimesh anti-Jukë është tendenca për ta ordinierizuar atë. Sipas autorit Tare, pjesë e planeve të Musa Jukës ishte të hidheshin me anë të avionit një sasi çantash me florij në brigjet e Liqenit të Shkodrës. Dy barij sapo të shikonin avionët do të ndiznin zjarre për sinjale. Pastaj do të binin florij si breshër nga qielli. Do të tepronin florij edhe për peshkun. Sa qesharake. Vetëm truri i lodhun i një oficeri të fanterisë mund t'i japë udhë një imagjinate të tillë. Por ky plan dështoi shpejt që në embrion, pasi afër vendit ku do të hidheshin çantat me florij ishte aeroporti italian i Shtojit. Sipas pusulllave të Tares, Juka ishte person që joshej shumë lehtë  nga paratë. Jemi në vitin 1942, dhe gjithnjë sipas pusullave të Tares, duheshin blerë shumë shqiptarë nga anglezët që të  futeshin në luftë me Italinë. E beson kush ketë përrallë? Patjër që askush, as pleqtë e azilit të pleqvet nuk do ta kapërdinin këtë gënjeshtër. Është njëlloj si përralla e qylymit fluturues, Autori kujton se Musa Juka është një kokërr injorantit, i pa shkolluar dhe njeri tepër ordinier. Le ta dish ti Auron dhe të tjerët se Musa Juka ka kryer fakultetin e Drejtësisë në vitin 1907 në Stamboll. Dhe kjo është meritë e familjes Juka që e dergoj djalin e vet ne Stamboll për të vazhduar studimet e larta me shpenzimet e saj. Pra, siç akcentova më lartë, ai e ka kryer Juridikun qysh në fillimshekullin e kaluar, fakultet të cilin ti nuk e ke për vehte as sot. Musaja ka kandiduar që në vitin 1916 për kryetar bashkijet ne Shkodër dhe ka fituar votimet 3 here duke u zgjedhë kryebashkiak i Shkodres, rast ky unikal. Shkodra kishte respekt të madh për Musanë ndaj ja dha votën pa mëdyshje. Pastaj është emruar prefekt i Shkodres dhe në vitin 1925 u caktua minister në qeverinë e Zogut. Pra ka një ngjitje në karrerë për t'u admiruar.

Është lajthitje e thellë e atyre që i kanë inskenuar këto shpifje kaq naive ndaj ishministrit Musa Juka. Ai ka qenë personalitet i spikatun i Shkodrës dhe jo spiun. Qendrimi i tij ne egzil është dinjitoz. Ai ka jetuar vetem me rrogën e së bijës e cila jepte mesim frengjisht ne Kajro. Ka bërë një jetë të thjeshtë vetëm që mos t'i përulej askujt. Përse ju zoti Tare mundoheni të ja nxirosni edhe në varr. Në vend që të ngriheshe në Parlament e të propozoje t'i sillnit eshtrat prej varrezavet të Kajros merreni me perralla dushk me gogel. Sepse bijt e shqipes kanë vdekë të shperndarë si pendët e korbit, dhe janë mbuluar ne dhe në varrezat e Romes,Parisit,Stambollit,Kajros,Neë Yorkut,Bukureshtit etj. dhe askujt nuk i bie në mend për ta.

Nga sa shkruajtëm më sipër kemi të bëjmë me një trillim të pastër. Duke denigruar ish ministrin Musa Juka , duke etiketuar atë si spiun(poliagjent), po pregatitet terreni për të rehabilituar Mehmet Shehun. Të gjitha epitetet që i ka vendose në shpinë diktatori Mehmet Shehut, po tentohet ti vihen në ashpinë Musa Jukës. Dhe misionar më të mirë se Auron Taren nuk kanë ku me gjetë.



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora