E merkure, 21.04.2021, 09:41 PM (GMT+1)

Kulturë » Berisha

Sejdi Berisha: Kthehem me kujtimin e nënës

E shtune, 02.02.2013, 12:26 PM


P o e z i

Sejdi BERISHA:

NJË DITË DO KTHEHEM ME KUJTIMIN E NËNËS...
 

1.
Ka sa kohë që kam mall
Për të ardhur tek Ti
Kullë, s’di e kujt je
Vetëm e di se aty u linda
E tash të kam histori
Që më përcëllon...

2.
Do të vij një ditë
Edhe pse e di
Tash vetëm muret
Kacul të kanë ngelur
Ndoshta relikt i gëzimit
Për lindjen time
Edhe i buzëqeshjes së nënës
Për djalin që e lindi

3.
Do të dal një ditë tek Ti
Dhe ahurit do t’ia mësyj
Se aty më lindi nëna
Nuk kishte ku tjetër
Në Kullën e huaj
Bile pip në këmbë
Më kishte lind
Për të mos u përlyer
Nga baglat në ahur
Dhe, do të rri aty
Për aq kohë
Sa ta kujtoj nënën
Duke më lindur
Dhe atëherë ta përqafoj
Për sakrificën e saj
Se rrugëtim të bëfshëm kemi bërë

4.
Derisa ta kujtoj rrëfimin e saj
E cila as në tokë
Lëshuar nuk më ka
Se foshnja duhet të lind e pastër
Për këtë arsye
Si duket
Edhe me stinët kurrë pajtuar s’jam
Por
Gjithnjë përmalluar më kanë
Më kanë forcuar
Rebel më kanë bërë
Nuk e di pse kështu
Se unë, shpirtin të butë e kam
Edhe të tërin mbështjell me lot

5.
Do kthehem një ditë
Tek Kulla ku u linda
E di se do përmallohem
Se nga ajo
Tani asnjë gjurmë mbetur s’ka
Bile asnjë gur
Diçka për të treguar
Dhe e di
Dhembja do të më rëndojë
E do kthehem
Me kujtimin e nënës
Që një vizitë
Tek varri i saj ma detyron
E pastaj të ngarkohem
Me një bagazh historie
Me plagë e kujtime
E me plotë fjalë të pathëna
Që jetën dhe tokën rëndojnë

6.
Një ditë
Patjetër do kthehem
Tek Kulla ku u linda
Me frikën e flokëve të thinjura
Dhe, athua...
Ku e kam unë vendlindjen
Apo, ndoshta...
Jam njeri i pa vendlindje
Sa më pëlqen kjo e fundit...

7.
Po po
Një ditë do kthehem tek Kulla...
Ku u gëzua nëna
Me lindjen time...


SA NGUSHTIM KAM!

Sot
Fortë më ka ngushtuar dielli
Me frikën që po vjen pranvera
E druaj se nuk mund t’u përballoj
Beharit as luleve
Se
Ëndrrat e mia
Me këngën e dhembshme
Më kanë ngarkuar
E, premtuar i kam babait
Nënës dhe sime motër
Se këndimin
Në madhështi do ta shndërroj
Por
Vështirë qenka
Nëpër stinë të kalosh
Me barrën e shpirtit
Vetëm duke kënduar
E loti syrin duke ma hijeshuar

Nuk di a besoni...
Fortë jam ngushtuar
Se
Stinët kanë hidhërim
Si toka barin pelin

Por
Kënga ime
Mos më tremb nëpër stinë
Le të ecim së bashku deri në fund
Deri atëherë
Kur diellit ia sosim perëndimin...

Sa jam ngushtuar
Edhe diçka tjetër për të thënë
Edhe diçka për të treguar
Por
Sa më vjen në mendje
Lapsi më rëndohet
Sa hapet letra gëzueshëm
Mbi te pikon loti
Dhe sërish më ikën mendja

Sa dëshirë kam
Edhe diçka për të thënë
Sa më kanë ngushtuar stinët
Lodhur më kanë edhe këngët

Një plim zogjsh
Prej dika
Me ushtimë sikur po vjen
Ndoshta
Çerdhe të re për të thurë

Ani
Se më mësojnë
Më thekshëm për të kënduar
Dhe, prapë kënga me mua...

Më shpëto o varg
Ose ma zë frymën deri në pikë
Se toka ka përralla shumë
E qielli nuk ka aq letër
Të gjitha rrëfimet
Në histori për t’i kapërthyer...



(Vota: 13 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora