E enjte, 25.04.2024, 04:25 PM (GMT+1)

Mendime

Skender Korça: 1 Maji komunist dhe ai demokrat

E enjte, 01.05.2008, 07:42 PM


Skender Korça
1 Maji komunist dhe ai demokrat

Shkruan: Skender KORÇA - Gjilan

Për ironi të fatit, kohë më parë nën rregjimin komunist festohej 1 Maji me manifestime kulturore, ishte i ngulfatur   zëri për të të kërkuar drejta sa më të mira për puntorët. Ishte Maj komunist, që sa për dallim edhe sot nuk është tjetër në Kosovë, apo ka filluar sot të ndihet pak si 1 Maj demokrat.
Mijëra puntorë vuajnë mungesën e elementarës në Kosovë, jetës për të jetuar si njerzë dhe për të qenë të pranishëm dhe të harmonishëm në jetë. Kjo nuk ndodhë as në 1 Majin demokrat, të viteve të pasluftës në Kosovë. Ndoshta sot po ndodhë…një protestë e qetë për kushte më të mira jo për jetesë por mbijetesë.
Mbetet qëllimisht puntori  i diskriminuar, duke rrezikuar të deformojë vlerat e identitetit të familjës, shoqërisë, shtetit, e mbarë rregullës së jetës në Kosovë. “Sindikata demokrate sot më 1 Maj  po kërkojnë “reformim” për të goditur sistemin e varfërisë së puntorëve në Kosovë, për dallim nga një krah tjetër sindikal që po solidarizohet ende me 1 Majin komunist, “shëmbëlltyrë” kjo që i ka prekë me vite gjysëmshekullore të vlerave të komunizmit.
Një vazhdimësi brezash, vlerash komuniste të përziera dhe demokrate,   në vazhdimësi dijesh, vlerash kulturore e profesionale që janë bërë pjesë shpirtërore e jetike e identitetit tonë të puntorit dje atij që derdhën djersën për të dhënë maksimum nga vetja, 1 Maji sot është thyerje e vullnetit dhe çdo segmenti jetik të puntorit.
Përvoja e hidhura në këtë varfëri japin ngjyrën e dhembjes, talentit të ulur, mungesën e skenave të këngës, te atyre në ekspozitat e pikturës, në artin skenik, në pistat e vrapimit, fushat e futbollit, sepse as që i shkon kujt ndërmend të manifestojë për vlerë puntori , sepse as që do kemi kushte për të organizuar, nuk po them për 1 Maj kumuniste, por po them se edhe njerzit ëq merren me këto profesione janë edhe ata puntorë të kësaj demokracie me fukarallëk.
Çdo ditë dëgjohet zëri dhe madhëstia e protestave për kushte më të mira, përdersia dita puntore ne botën e qytetruar festohej edhe më me kërkesa për kushte më të mira, kurse në Kosovë festohej në piknik dhe me loja gëzimi….ishin 1 Maj komunist.
1 Maji democrat kësaj rradhe në Kosovë ka ndarë dy taborre puntorët: “aristokracinë” demokrate që rrehen se kanë kushte më të mira, por puntori i vërtete dhe ai I skamjes dhe I fukarallëkut në grupin e puntorit protestues, e di mirë se si i ka fituar kjo kategori ato mjete për të festuar edhe më, pikërisht sot si në 1 Maj-in komunist. Dallim shumë i madh.
Protestat në 1 Maj si sot, do ngjallin thirrje nga fundi i dheut dhe thellësia e shekujve do jenë pararendesë e denoncimit të hapur të skenarëve të errët të padrejtësisë njerëzore që u është bërë puntorëve në Kosovë qoftë ndër shekuj dhe po u përsëritet edhe sot me një holokaust që nuk ka kufij në këtë 1 Maj demokrat.
Mos mendohet se kjo etikë politiko-ekonomike, është false, sepse është larg “etikës efikase të përgjegjësisë për puntorin” nëse njeherë do ndodhë në Kosovë, por është mbi fatet e zhvillimit të varfërisë, vazhdon të luajë me parime e vlera abstrakte, të paprekshme, zhgënjyese, prapa të cilave sot arrin të fshihet kushdo, udhëheqja , strategjia e deri te puntori që merrë fajet e veta se është i gjallë në 1 Majin komunisto-demokrat, sepse nuk guxon të ngrisë zërin në këtë “demokraci” dhe as që i festohet të këtë 1 Maj komunist.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora