E premte, 19.04.2024, 08:10 PM (GMT+1)

Kulturë

Alush Hoti: Ti Poet...

E shtune, 02.02.2013, 08:22 PM


P o e z i

Alush I. HOTI

TI POET,
PESHË E FJALËS DHE E HISTORISË SË TOKËS

(Kushtuar poetit, shkrimtarit dhe publicistit, Sejdi BERISHA nga Peja)

I.
Sejdi Berisha
Burrë i penës me nam
Shkruaj, krijo
Për këto troje Arbërore

II.
Shkruaj vargje
Ese e kritikë letrare
Të thërret atdheu
Se
Ka nevojë për Ty ... !
Dhe
Krijimtarinë tënde


III.
E di
Ti nuk pushon
Ani
Shkruaj, krijo
Ta shuajmë etjen me kripë ... !
Me vargjet e tua

IV.
Ti the
Shumëçka
Edhe “Fjalën e Pathënë” ...
Për ngjyrën bojëgjaku
Shkruaj, krijo pa pushim
Se ke çfarë për të thënë

V.
Ti e di
Peshën e fjalës
Fjalës së ëmbël
Fjalës së tokës
Të mirë e të urtë

VI.
Edhe heshtja jote
Është PROTESTË !
Se vitet
Ndër vite shkojnë ...

VII.
Në të gjitha
Kohërat
Stinët
Këngë të bukura
Këndove
Për vetveten
Për të tjerët
Për diellin e ngrohtë-akull;
Për ngrohtësinë e akullit...

VIII.
Vepra e jote
Do të jetojë
Edhe
Tej e tej
Si përmendore
Edhe...
Obelisk graniti
Krijimtaria jote
Dje
Sot
Nesër
Stinë për stinë...
Kalërim stinësh...
Shekujt nuk mjaftojnë...

IX.
Mos harro
Eja
Edhe në Malishevë
Të bisedojmë për letërsinë
Dhe tema të tjera...
Madje
Për shumëçka...
Se shumë të çmojmë

X.
Shkatarraqët
Eh... shkatarraqët
E hoqën bustin në  Preshevë;
Ti
Ke sy që lotojnë!...
Kah ky vend shqiponjash

XI.
Bota
Po po, bota
E varfër do të ishte
Fare e pakuptim
Pa Ty!...
Pa poezinë Tënde
Krijimtari e pavdekshme



(Vota: 16 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora