E shtune, 20.04.2024, 10:53 AM (GMT+1)

Kulturë

Haki Zllami: Gjon Neçaj dhe haiku i bjeshkëve

E shtune, 02.02.2013, 08:57 PM


GJON NEÇAJ DHE HAJKU I BJESHKËVE

-Lëvrim  mjeshtërorë i hajkut nga Djali i Perajve, poeti nikaj-mërturas, Gjoni ynë i dashur-

Esse, nga prof Haki Zllami

1.

Ndërsa po pinim një kafe në një klub në qytetin Bajram Curri me tre poetë të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të rrethit, përballë nesh kundërmon, Shkelzeni i mbuluar nga bora e stinës. Ashtu, krenar dhe i madhërishëm e shohim dhe na sheh, sikur na grishë për të mos ia ndarë sytë si vendi ynë i bekuar, si vendi ynë i shenjtë!

Dhe befas njëri nga ne hapi gazetën “Nacional” dhe filloi të lexojë hajkun, shkruar na poeti Gjon Neçaj:

Shkelzeni,

bardhësi e përhershme,

në mrroljen e dimrit. “

 

Një krijim i mrekullueshëm, një hajk me aromë bjeshkë!

Ky ishte mendimi ynë i përbashkë t,për këtë poezi të poetit dhe kolegut tonë, Gjon Neçaj,  tashmë i njohur në Tropojë e tere Shqipërinë e  trevat shqiptare.

 

Me qenëse objekti i kësaj esseje është për të thënë ndonjë fjalë për hajkun e bjeshkëve  e mjeshtërin e saj, po veçojmë edhe dy-tre hajke të tjera:

    Fluturat e borës,

flokëve te mi thinjur,

nocione bardhësie.”…

 

“ Motmotet  idhnohen,

ata ikin shpejt,

në zguallin e jetës. “…

 

“ Dhjetori,

bukuri e shëmtuar,

në luhatje kohe. “…

 

Duke i lexuar këto dhe gjithë librin e poetit ,Gjon Neçaj, ku në secilin prej tyre del qart mjeshtëria dhe talenti i tij i veçantë,  bindemi për një thurjen të përsosur.  Në këto hajke , temë dominuese është natyra, mali, bjeshka, vendlindja, që mbase për poetin, janë gjithshkaja e shpirtit të tij. Çdo  hajk ka fabulën e vetë duke spikatur ide të qarta e dhënë mesazhe përmes një figuracioni të përzgjedhur.

Ndër vlerat më të mëdha në këto hajke , janë gërshetimet e detajeve që kanë të bëjnë me bjeshkët që ashtu si dhe toka, janë  truali i jetës ; ku njerëzit  lindin, rriten,mësojnë,punojnë…

2.

Poeti i drejtohet  Shkelzenit, si një vend hynjor, si një vend i bekuar, ku ka gjithnjë bardhësi, ku dimri, përpiqet kot sëkoti ta mrrolin, por  ai veçse shkelqen…Fluturat e borës  përzihen një me shpirtin e flokët e thinjura të heroit lirik, që është vet poeti, si “nocion i bardhësisë”.

Kësisoj, në hakun më poshtë, poeti i talemtuar nga Nikaj-Mërturi, filozofon me motmotet ,që ato lëvizin, ecin, idhnohen,  sipas dimensionit të tyre pëmes derteve të jetës . Ndërsa në hajkun tjetër, përmes një antiteze , dhjetori, është  edhe i bukur  edhe i trishtuar që përzihet me luhatjet e kohës, duke ravijizuar se natyra ecën në bazë të ligjeve të saj, është gjithnjë e drejtë e bujare. Ajo nuk ka asgjë të parëndsisshme. Përkundrazi. Ajo, udhëton pa u ngutur. Kështu që edhe malet edhe bjeshkët si pjesë e natyrës ,poeti i mban në thellësi të shpirtit, u thur vargje si këto.

Hajku i Gjon Neçaj, endet gjithëka:  maleve,  bjeshkëve në rudina e ngjitet hapësirave. Nga potologu i  Shkelzeni, Jezercë dhe majes së Hekurave që që japin dritë, lëshojnë rreze e ulet Rrasës së Currajve në Lekbibaj, për të pushuar sado pak…

Ndryshe nga Ajkuna që i nemte për të shëruar zemrën e saj të lënduar nga sikleti, poeti ynë , Gjon Neçaj, veçse  i rrin në shpirt e në zemër duke i vlerësuarpërmes deklaratave artistike duke i mëshiruar më një gjallërim emocional në vargjet e poetizuara të hajkut.

Gjon Neçaj siç na pohoi vet, i është fort mirënjohës  poetit,  Milianov Kallupit, “mbretit të hajkut”  për ndihmesën që i dha fillimisht për të shkruar kaq buku hajkun si një formë të re në poezi ,e ardhur nga diku larg... Siç dihet, hajku  ka kërkesa të rrepta: duhet zgjedhë e matur mirë çdo fjalë që duhet dhëndë duke i vendosur në vendin e vetë, taman si ai ustai i përmendur që laton gurët, i merr njënganjë gjer sa t’ua gjëjnë vendin që pushojnë përfundimisht në një mur hieshëm. Edhe në hajk fjalët rrinë rrafsh pranë njëra tjetës, pushojnë lirëshëm të lidhur fort e duke dhënë mesazhe të fuqishme për lexuesin duke  i lënë gjumë e mbresa në formimin e tij artistik . Lidhur me këtë citojmë një aforizëm të të madhit, Lasgush Poradecit :” Poezia formon shpirtin e kombit“. Prandaj edhe poezitë e Gjon Neçaj, lexohen  e shërbejnë drjetpërsëdrejti në formimin e njerëzve bashk-kohës e të brezave.

3.

Po, çfarë mund të themi për këtë poet të mirënjohur?

Është njeri që në radhë të parë e karakterizon thjeshtësia, shpirti i tij i pastër: erudite. Lexon  shumë, punon shumë dhe aktivizohet fort edhe në internet.

Ke lezet të rrish e të të bisedosh me të! Nga  Gjon Neçaj ke çfarë të dëgjosh. Ke çfar të mësosh nga intelektuali i urtë duke qënë tepër bujar në dhurimin e këshillave.

Veçanërisht , shquhet  për ndihmën që u jep krijueve të rinj, duke i afëruar e dhënë kurajo, në librat e tyre gjenë vlerësimet e tij objektive. Një punë të lavdërueshme bën dhe si nënkryetar i degës së shkrimtarëve. I dalluar për përgaditjen e materialeve e në organizimin e takimeve kombëtare rajonale me poetët. Në këto takime , poezitë e tij janë vlerësuar me çmime.

Dhe kështu, ky shkrimtar dhe ekonomist i apasionuar , ashtu buzagaz e me flokët me ndonjë cukël bore,  si njeriun model e gjënë kurdoherë midis shokëve, midis lexuesve , ku në të tërë krijimtarinë e tij e në veçanti në hajkun e tij, veçohet theksi i dashurise për bjeshkët, për vendlindjen e tij të

dashur dhe si i tillë është i admiruar nga të gjithë.

Bajram Curri. Janar 2013

(Per ZSh-në, nga redaktori yne, Z. Lushaj)



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora