E merkure, 24.04.2024, 01:53 PM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Ata që dështuan në qeverisje

E premte, 01.02.2013, 07:59 PM


ATA    DËSHTUAN    QEVERISJE  NUK  E  MERITOJNË    VAZHDOJNË…

Nga Dedë Preqi

Sëcilën ditë e më shumë gjendja e popullatës kosovare  ndjehët e lodhur me hallet e tyre sociale dhe ekonomike, dhe ankesat e tyre nuk kanë kujna t‘i  drejtohen, përveq qeverisë aktuale, e cila bie në shënjestër të shumë kritikave për një qeverisje jo të mirëfilltë, sepse  flasin  krizat me gjuhën e vet të varfërisë dhe gjendja e mjerueshme e popullatës.

Populli kosovar, pas robërisë së fundit shekullore, u ngritë me shumë sakrifica në këmbët e veta, por me shpalljen e Pavarësisë, Kosova  hyri në radhët e shtetëve të lira demokratike të botës, duke i falenderuar SHBA-të, dhe aleatët e  saj, të cilët e ndihmuan të çlirohet nga okopimi serb, por e ndihmuan edhe shtetndërtimin e saj.

Edhe pas luftës,  këtë vend nuk e lënë të çetë kriminelët e pa ngopur serb, duke shkakëtuar trazira të njëpasnjëshme, me veprimët e tyre ç’njerëzore në veriun e Mitrovicës, por, Kosova prapë do të jetë zot shtëpie në trojet e veta, njëherë e përgjithmonë, duke shpresuar se një padrejtësi e shqiptarëve nuk do të përsëritët më.

Shqiptarët me shekuj ishin populli më i ndëshkuar dhe i copëtuar padrejtësisht, por me qëndresën dhe rezistencën e tyre paqësore e luftarake, për mbrojtjen e teritorëve të veta, si edhe me ndihmën e miqve ndërkombëtarë, sot Kosova njihet nga shumica e vendeve të botës, si shtet i pavarur.

Teritori i Kosovës mbrohet dhe ruhet nga forcat e KFOR-it, si njësi e forcave të NATO-s, që dëshmon se siguria e shtetit të Kosovës, ende është brishtë.

Ndërsa, EULEX-i, në Kosovë, si Onrganizatë Ndërkombëtare ,  vepron dhe menagjon disa qështje të rëndësishme në  vendin tonë, të cilit iu zgjatë mandati i tij deri në qershor të vitit 2014-të, por, ky  mision nuk ka bërë atë që ka zotuar dhe është i obliguar sipas ligjeve ndërkombëtare, prandaj, ka lënë shumë gjëra pezull, sidomos në qështjet e drejtësisë ,që shumë raste nuk i ka ndriquar, të cilat dhe i ka  neglizhuar, duke i lënë në mëshirën e kohës…

Udhëheqja e Kosovës

Pas çlirimit  nga okupimi serb,në Kosovë filloi organizimi dhe rindertimi i shtetit të ri , me ç’rast  zgjedhjet e para demokratike të pasluftës i fitoj  LDK-ja, si partia e parë demokratike në vend ,në krye me dr.Ibrahim Rugovën, i cili ia filloj thëmelet e shtetësisë së Kosovës. Mirëpo, shëndeti i  Presidentit Rugova, nuk ishte i mirë dhe nuk e lejoj Presidentin të vazhdoj udhëheqjen e shtetit të ri, por kjo gjendje ia shkurtoj rrugën e tij udhëheqëse në Kosovë, dhe pas vdekjes së këtij thëmeltari , Kosova e humbi një përsonalitet shumë të madh, me ç’rast  këtë humbje e ndjenë edhe LDK-ja, e cila e humbi vizionarin,  strategun e madh, udhërrëfyesin e kombit dhe profetin e paqës.

Në qeverisjen shtetërore pas vdekjes së Presidentit Rugova, erdhën plot parti të tjera, të udhëhequra nga krahu i luftës dhe të tjerë, duke i pri udhëheqjes së shtetit të Kosovës, ishte  PDK-ja,në krye me Hashim Thaqin, në koalicion me AKR,e udhëhequr nga Bexhet Pacolli dhe  disa parti minoritare, duke e udhëheqë  shtetin e Kosovës,  që nga viti 2007, deri  më sot.

Nga kjo udhëheqje, flasin më mirë reagimet e qytetarëve të Kosovës, të cilët gjendja sociale e tyre nuk është e llojit të qytetarëve të rëndomtë në një shtet demokratik, që dëshmojnë vuajtjet dhe përjetimët e përditshme të tyre edhe në këto kushte të ftohta dimërore, ka qytetarë pa kulm mbi kokë, të cilëve  shumë herë u mungon edhe kafshata e gojës.

Duke e parë situatën dhe shqetësimet e qytetarëve të Kosovës, të cilët janë të vetëdijshëm për gjendjen e rëndë sociale dhe ekonomike, por edhe në fushën e rendit dhe ligjit, kjo qeverisje karakterizohet si e pa favorshme për popullatën e këtij vendi,sepse dëshmojnë faktet korruptive dhe krimet e organizuara, të cilat po e shkatërrojnë të sotmën dhe të ardhmën e këtij vendi.

Për çdo ditë paraqitën afera korruptive në gjitha mjediset e Institucioneve të Kosovës pa dallim, dhe keqpërdorime të ndryshme të të gjitha llojeve, të cilat kanë bërë që vendi jonë të kualifikohet për keq, dhe partnerët ndërkombëtarë e cilësojnë si vendin më të zhytur në krim dhe korrupcion.

Indexi i shkallës së varfërisë në Kosovë, sipas „Business Insider“arrinë deri në 53% , ndërsa papunësia arrinë deri në 45 %, dhe varfëria e skajshme deri në 15 %, që do të thotë se, Kosova është e nënta ndër vendet më të varfëra të botës, e cila gjindet në zemër të Evropës.

Ky fakt është shumë i dhimbshëm për Kosovën dhe popullatën e saj, sepse populli i këtij vendi nuk e ka merituar një gjendje të tillë, sepse ky popull ka përjetuar mjaftë, dhe tani në kohën e shtetndërtimit të saj, po e përjeton  edhe një kalvarë të vuajtjeve me një çmim të pakuptimtë, të cilin po ia jep udhëheqja e brishtë e shtetit të Kosovës.

Është  fakt i dhimbshëm për shtetin e Kosovës, sepse dita-ditës, projektin e shtetformimit të saj, po e rrënojnë disa mikro-organizma të rrëzikshëm, që janë pozicionuar në aparatin shtetëror dhe përmes tyre shteti i Kosovës, nuk mundet kurrë të funkcionoj në parim me ligjet dhe Kushtetutën e saj ligjore, sepse është  kapluar dhe rrethuar me virus të rrezikshëm brenda përbrenda aparatit shtetëror.

Nëpërmes këtyre politikave çdo shtet e humb karakterin e vet dhe rrolin pozitiv në qeverisje, kur udhëheqët në disfavor të ndërtimit dhe zhvillimit të vendit, sepse thëllimi i krizëz shtohet, duke i afruar shtetit „jo stabilitet, jo mirëqenje“ njerëzore, apo në këtë rast, duke u cilësuar Kosova si vatër e krizës.

Dhe në këtë situatë, kreu politik dhe udhëheqja e Kosovës, nëpërmes zëdhënësve të vet, po i nënshtrohet një modeli shumë të çoroditur, e cila merr guximin dhe thotë se,  „vendi jonë ka arritë në gjitha fushat zhvëllimore dhe po e lufton  korrupcionin dhe krimin e organizuar, në mënyrën më të mundshme dhe më të suksesshme  në vend dhe rajon“.

Kjo platformë e qeverisjes, po e rëndon drejt përsëdrejti korrizin e popullit të Kosovës, sepse, përveq gjendjes së mjerueshme të popullatës, këtu po pasurohet dikush me djersën e popullit, ndërsa populli , nuk mundet ta ndryshoj gjendjen pa ndihmën e shtetit, i cili përditë kërkon ndonjë „alternativë“ tjetër të fuksionimit shtetëror në mes këtyre rrethanave të vështira.

Nuk mund të arsytohen të gjitha ato pësime të qeverisë kosovare, pikërisht nga aparatura shtetërore, e cila akuzohet brenda-përbrenda, se është fajtore dhe e akuzuar për korrupcion, duke e ditur se populli është i vetëdijshëm për të gjitha këto akte negative dhe skandale.

Prandaj, kjo gjendje kaotike shtetërore dhe gjendja e mjerueshme e popullatës nuk lakmohet për të mirë, dhe qeveritarët sa të duan të ngrisin zërat e tyre se kanë bërë shumë,  por kjo gjendje është ashtu si është e pa ndryshuar dhe e mjerë, e pa këndshme për popullatën dhe vendin, njëherazi është fyese edhe për rininë e vendit, e cila në këto kushte  nxitët me revoltën e tyre, nga kushtet e pa mjaftueshme të jetës, të shkollës dhe punës, të cilët  ndjehën pa përspektivë dhe të lënë pasdore nga shteti demokratik i vendit.

Duke ndodhur në këtë situatë të pakëndshme popullata dhe shteti i Kosovës, kërkon  shpëtim kundër krizës së mëtutjeshme, duke u pajtuar me zgjedhjet e parakohshme, zgjedhjet e reja, si zgjedhja më e mirë për popullin dhe vendin, zgjedhe jo me vota të vjedhura, duke i keqpërdorë edhe të vdekurit, por me vota të lira të qytetarëve dhe me zgjedhje të ndershme, për t’ia kthyer dinjitetin këtij populli  të pafajshëm dhe të vuajtur me shekuj dhe pas shekujve, përndryshe, ata që dështuan në qeverisje nuk e meritojnë mëtutje të vazhdojnë…



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora