E premte, 29.03.2024, 03:49 PM (GMT)

Mendime

Zejdush Kastrati: Takim i (pa)përfunduar?

E marte, 29.01.2013, 07:56 PM


Takim i (pa)përfunduar ?

Jeta pa parime është si anija pa timonier. (Gandhi)

Nga Zejdush Kastrati

Nuk besoj, se ndokush, ka pritur, që Kongresi i VI-të, i Partisë Demokratike të Kosovës, i mbajtur, me 26 dhe 27 janar, të përfundojë, ndryshe ,pos ashtu, edhe si filloi dhe u përmbyll.

Kryemninsitri aktual,  dhe kryetari i deritashëm i kësaj parte, z Hashim Thaci, i cili, që nga dita e parë, kur u themelua ky subjekt politik, e deri me tash,(nëse vazhdohet kështu  mund të ndodh edhe  për shumë vite),po udhëheqë PDK-në,  pa ndonjë kundërkandidatë dhe kundërshtar tjetër  të fuqishëm politik,dhe sic u pa edhe në transmetim të drejtëpërdrejt, u prit nga të pranishmit, me aplaudime të fuqishme, ngritje në këmbë, e buzëgjeshje, që në disa  momente , gjasonte, edhe në Kongreset e komiteteve të kohës së monizmit,por gjithashtu, edhe me disa delegatë prezent, të cilët, për liderin e tyre,  bëjnë,  edhe ate, që nuk e bëjnë,  për askend tjetër në botë, dhe me të vetmin qëllim –që të jenë dhe të mbesin   në pushtet,e këtë, dihet, se hë për hë, ia mundëson, vetëm, te qenunit, afër, dhe me Thacin.

Dy ditët e Kongresit,apo Konventa, siq u quajt jo vetëm nga Thaci, u zhvillua dh u përmbyll pa probleme dhe refleksione që mund të kareakterizohen, me cka Pdk-ja,edhe dallohet  nga disa subjekte tjera politike, që veprojnë në Kosovë,  pasi që, kjo parti,sa i përket organizimeve të tilla, ka instaluar një traditë , strukturë dhe mendësi, që nuk e kanë subjektet tjera politike, e që edhe e dallon karshi tyre, dhe sic dihet, edhe po  i funksionon , kur  atyre u duhet,andaj kjo u vërejt dhe u dëshmua, edhe  gjatë përgatitjeve  nëpër nëndegë e degë,por edhe sa i përket votimeve ,pastaj sugurisë e kontrollimeve, gjatë gjithë kohës, së hyrje dajleve të të pranishmëve,  e që funksiononte mirë, dhe krijonte përshtypjen,  se  kjo sallë, përkatësisht hyrja dhe ambienti,  herë herë,i gjasonte një “Bondstelli” në miniaturë.

Cka mund të ndodh ,pas Kongresit ?

Edhepse, përmbyllja e këtij Kongresi,  jo vetëm nga kryetari Thaci, por edhe nga shumë të tjerë, që u zgjodhën , në ekipin e tij,  e që u tha,  dhe u vlersua, si  “edhe një sukses i radhës, i këtij subjekti, politik, në vazhdën e sukseseve demokratike  që po shënon, Partia Demokratike e Kosovës, dhe  Kosova në përgjithësi, në instalimin i demokracisë…”,bazuar në mentalitetin, dhe realitetin ballkanas, e në veqanti, atij shqiptarë, si kolektivitet,por gjithësesi, edhe të disa proceseve, e ngjarjeve, para mbajtjes së këtij Kongresi,  e që ndërlidhen, drejtëpërdrejt, edhe me Jakup Krasniqin, i cili, sic dihet, deri në këtë Kongres, mbante postin e sekretarit të përgjithshëm të Pdk-së,por, dhe të Fatmir Limaj,  si nënëkryetar i Partisë,mungesa apo “eleminimi”  i tyre në këtë Kongres,domosdo,mund të ndodh,që, do të reflektohet, në ditët në vijim,me ngajrje interesante.

Publikimi i letrës së kryeparlamentarit Krasniqi, vetëm një ditë para mbajtjes së Kongresit,në të cilën letër, kryeparlamentari, dhe njëherit, sekretari i përgjithshëm i PDK-së, si asnjë herë, deri më tash,bazuar në tonin dhe  përmbajtjen e kësaj letre,”konvertohet “, nga  një përsonalitet, i cili, muajëve të fundit, ishte identifikuar, jo rrallë herë ,edhe  me një fjalor jashtëparlamentar e të ashpër, karshi  disa minsitrave, duke  i  quajtur edhe “rrugaq…”pastaj, disa deputet: “si të paditur,hajna, e duke i kërcënuar që të dalin jashtë sallës, nëse ata donë… “kurse  në seancën e fundit të Parlamentit ,Krasniqi, “pa dorëza” “bombardoi” dhe i vuri “kapak”, kur deklaroi, se “Qeveria  aktuale, horizantalisht dhe vertikalisht, është e zhytur në korupcion…”

Por,për habi, e për respekt, në letrën e fundit,  po ky kryeparlamentar, duke arsyetuar publikisht, mosëpjesëmarrjen në këtë Kongres,për opinionin e gjërë, na paraqitet dhe prezentohet, krejt si  një përsonalitet tjetër,sa i përket gjuhës dhe komunikimit, me të cilën, i adresohet dhe njofton hollësisht, opinionin e gjërë publik,për këtë vendim të marrur.

Për opinion,përmbajtja  e letrës është shumë parimore dhe  me siguri,shton simpati tek shumica, dhe bazuar në brumin e kësaj letre të paraqitur, është shumë  vështirë  të besohet se, mund të prezentohet  nga ndonjë  lider tjetër  shqiptarë, në gjitha trojet shqiptare,në veqanti gjuha,  se si, duhet të komunikohet me opinionin,pastaj mesazhi dhe argumentimi që bënë Krasniqi, duke shtjelluar dhe   zbërthyer në detaje gjendjen në të cilën gjendet   dhe po kalon, e duhet të shkoj , Partia Demokratike e Kosovës,pa fyer e kërcënuar,pa njollosur e etiketuar rëndë dikend,me një fjalor diplomatik e shumë pragmatik,dhe  kjo letër, me këtë përmbajtje,  shumë akademike, dhe me nivel të lartë komunikimi,  me siguri, do të jetë, edhe një lloj, udhërrëfyesi dhe promotori, për lidreshipin  e ri , në vazhdimësi, të Pdk-së,përkatësisht, edhe Hashim Thacin, si më i votuari dhe i pari i kësaj partie,që do udhëheq partine,por me siguri, pa autorin e kësaj letre, i poentuar gjithësesi,me plus nga elektorati.

Megjithate,”pas përmbytjeve  mbetet llumi” thot një fjalë e urtë popullore,andaj nuk është larg mendësh,që pas këtyre zgjedhjeve,por edhe përmbylljes së proceseve problematike zgjedhore në Gjilan, Prizeren, Viti,ku ka mosëmarrveshje  dhe kundërshti, që nuk duhet minimizuar dhe nëncmuar, e që vështirë  dihet se si do të përfundojnë, dhe që shumë lehtë  mund të ndërlidhen, edhe, me një pjesëloje tjetër, të të pakënaqurish tjerë, të cilët, do të mbesin pa u “kooptu” apo jashtë “loje” , pas përfundimit  final, të këtij kongresi,

Pjesëloja tjetër shtesë,   jashtë rregullave të përcaktuara nga Hashim Thaci dhe ata që janë  afër tij,edhe pas kësaj Konvente,  në këtë   parti, mund të vazhdoj, dhe mund të bëhët shumë intersante dhe atraktive, për skenën politike kosovare,por edhe   për këtë strukturë njerëzish afër  dhe me  Thacin,    dhe nje pjesëlojë tjetër, mund të sjellë, edhe rezultate krejt tjera,  nga kalkulimet që janë ba pas kongresit, e që mund të rezultojë, pos me Jakup Krasniqin, Fatmir Limaj,Hydajet Hysenin edhe me shumë të paknaqur tjerë, që nuk deshën, apo, nuk mundën të futen, në lokomativën me kryetimonier Thacin,andaj kërkojnë shpëtim dhe alternativa për tiu bashkuar ndonjë lokomative rezervë me  Krasniqin në krye të kësaj lokomative..

Se kjo mund të ndodh lehtë, nuk është për të mos besuar.Kemi, fakte e fakte, se edhe kjo parti si edhe shumë tjera, ka instalu dhe kultivu mentalitet vazali,dhe kjo u pa edhe gjate ketij kongresi e qe u deshmua edhe me fjaliemet e  shumices se liderev te subjekteve politike jo vetem nga Kosova por edhe  nga rajoni,dhe qe ishin musafire te ketij kongresi., dhe qe thurren vetem levdata  per liderin dhe Pdk-ne.Të tillë ka me bollok.

Bile mund të mburret edhe kjo parti,qoft nga  krahu i Thacit ashtu edhe ata që mbesin e i bashkohen eventualisht  Jakupit.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora