E enjte, 25.04.2024, 01:48 AM (GMT+1)

Mendime

Elida Buçpapaj: PD dhe PS - dy ushtri të frikshme

E marte, 29.01.2013, 08:56 PM


PD DHE PS NUK JANË DY PARTI POR DY USHTRI - DHE JANË TË FRIKSHME

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

Ka nisur fushata, dhe të dyja partitë kryesore, kanë rreshtuar aleancat duke i armatosur me psikologji lufte. Secila palë pretendon se e ka rreshtuar veten tek Aleanca e Madhe, me synim çlirues apo shpëtues nga armiku pushtues. Në Aleancën e Madhe, ju kujtohet, bashkë me SHBA dhe Perëndimin ishte rreshtuar edhe Stalini. Të dyja palët, brenda rreshtimit partiak, palën e tjetër e konsiderojnë armike. Të dyja palët pra pretendojnë se janë edhe çlirimtarë, edhe pushtues dhe armiq për vdekje, assesi rivalë, kundërshtarë, garues, duke nxjerrë në garë idetë, programin për të ardhmen.

Ata kërcasin vetëm dhëmbët, shajnë e poshtrojnë njëri-tjetrin, e akuzojnë njëri tjetrin, dhe kur mbrohen, mbrohen me akuza, me kundërakuza, ku seicila akuzë është më e frikshme se tjetra. Pastaj, vjen një kohë dhe i gëlltisin e i hanë akuzat me të cilat kanë qëlluar njëri-tjetrin, sepse akuzat janë shumë më të rënda se shuplakat.

Ky është konteksti zgjedhor, ku gjenden të dyja partitë, ku edhe PD, edhe PS pretendojnë se janë rreshtuar në Aleancën e Madhe, dhe që të dyja njëkohësisht pretendojnë se janë duke luftuar të keqen. Për nga egërsia, ndasitë idelologjike, ku nuk gjejnë asnjë pikë të përbashkët, për nga propaganda, retorika, armiqësitë, me këtë retorikë që ndjellin kundër njëra tjetrës, nuk mund të krahasohen assesi me vendet perëndimore, por vetëm me vende të cilat rezultojnë të jenë me liri të pjesëshme, pra vende jo të lira, ku demokracia të detyron standarde. E frikshme.

Ku jemi? Kur jemi? Jemi në fund janarit dhe po të kemi parasysh këto ritme dhe këto dufe se si gjuajnë me topa urrejtje kundër njëri-tjetrit, kur fushata sa vjen e egërsohet, atëherë kemi të drejtë të pyesim, ku po shkohet me këtë fushatë? Nuk ka konkurencë idesh, nuk ka garë rivalësh, por ka gjueti shtrigash dhe ligj xhungle, ku duket se do të fitojë më i egri, ai që i mbijeton të gjitha sulmeve të çakejve, të krokolidëve, tiranozaurëve.

Kur po themi se jemi vend anëtar i NATO-s dhe ashtu del të jemi, përse nuk hymë në fushatë duke respektuar kodin e etikës, kodin e moralit dhe standardin e integritetit të politikanit?!

Sepse një politikan me integritet nuk ia lejon vetes të marrë rolin e dinozaurit Rex, ta copëtojë kundërshtarin, por do të pretendojë të përfaqësohet me personalitetin e tij, me meritat e tij, të cilat vijnë jo si shërbëtor, si shërbyes, si doorman i kryetarit të partisë, por si njeri me dinjitet dhe me vlera, që vjen t'i japë vendit dhe shoqërisë dhe jo t'ia rrjepë lëkurën.

Nuk flitet për vlera në këtë fushatë, për merita, për integritet të pacënuar, për politikanë pa hije në sirtarë, për politikanë pa skeletë në dollapë, por se si të luftohet kundërshtari me të gjitha mënyrat e mundëshme, me të gjitha metodat antiqytetare, si armik i popullit.

Pra fushata po të përkufizohet është luftë klasash dhe luftë klanesh, njëkohësisht, ku kryetari i partisë ka marrë rolin e komandantit të përgjithshëm të Aleancës së tij, dhe kërkon disiplinë absolute, kush lëviz bishtin, ai ia pret, kush guxon të shkëmbejë „like“ në Facebook me armikun imagjinar të partisë e përjashton nga partia, kush guxon të shkëmbejë ndonjë „si je“ „si shkon“ e përjashton nga puna. Këtu nuk flitet për militantizëm, por për ushtarë të bindur. Gatitu!

E pra, ky fillim i egër, nuk hyn assesi në logjikën e një fushate të një vendi demokratik dhe komandantët e ushtrive duhet të demilitarizohen, të demilitarizojnë fjalorin, të demilitaritzojnë militantët dhe të vendosin kushtet e të hyjnë në një garë të ndershme. Sepse kjo luftë që ndjellin do të jetë me pasoja për ta.



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora