E premte, 29.03.2024, 01:08 PM (GMT)

Speciale » Alia

Lutfi Alia: Kanuni - Kodi i së drejtës zakonore shqiptare (13)

E diele, 27.01.2013, 12:05 PM


KANUNI = KODI I SË DREJTËS ZAKONORE SHQIPTARE  (13)

NDERI NË KANUNIN E LEKA DUKAGJINIT

Ekskluzive nga Prof. Lutfi ALIA (MD, Ph)

Nderi, gjithmonë mbetet nje virtyt antik (Friedrich Nietzsche).

Nuk ke humbur asgje, kur te mbetet vetëm nderi (Voltaire).

Nderi nuk hiqet, vetëm humbet (Anton ?echov).

Ne se nderi do te ishte si rroga, te gjithë do te ishim të nderuar (Tommas Moro).

Thone se nderi nuk kushton asgjë, në fakt kushton me shume se jeta (Goffredo Parise).

Lum kush plaket me nder (fjalë e urtë).

Kush perbuz nderin, perbuz Zotin (fjalë e urtë).

Nderi vlen me shume se te gjitha pasurite e botes (fjalë e urtë).

Me mire pak e me nder, se shume e pa nder (fjalë e urtë).

Instituti i nderit, kulti i nderit, kodi i nderit.

Nderi i individit, nderi i familjes, nderi i fisit, nder i fshatit, nderi i krahines, nderi i atdheut.

Nderi dhe gjaku.

Nderi perben nje nder institutet kulmore te Kanunit te Leka Dukagjinit dhe si koncept ka funksion te dyfishte: nga nje anë eshte norme morale fondamentale, qe perfaqeson kultin e nderit, ne te cilin mbeshtetet shoqeria shqiptare dhe nga ana tjeter, shpreh kodin e nderit, me ligje e norma etiko- morale, te detyrueshme te respektohen nga individet dhe nga komunitetet (nderi i familjes, nderi i fisit, nderi i fshatit, i krahines dhe i atdheut) (Libri 8°, kreu 17° dhe kreu 18°).

Sipas studiuesit Anton Çeta, ne Kanunin e Leka Dukagjinit, nderi si kategori etiko-morale, asht ne rend te pare, krahas burrenise, qe se bashku individualizojne ne menyre fondamentale personalitetin e shqiptarit.

Hapsira konceptuale ndermjet burrit dhe nderit, eshte aq e ngushte, sa keto dy kategori konsiderohen sinonime, per çka ne Kanunin e Lekes thuhet se asht burrni dhe nder, kush e pret dhe respekton mikun (libri i 8°, kreu i 18°, paragrafi 618.

Sipas filozofit Arnold Zingerle, te gjitha epokat dhe te gjitha kulturat, e trajtojne nderin te lidhur me jeten shoqerore dhe si kategori, qe shpreh identitetin, moralin dhe statusin individual e shoqeror, çka perkon teresisht me konceptin e nderit ne Kanunet shqiptare.

Nderi nuk eshte kategori e ngurte e mbyllur ne kornizat e etikes dhe te moralit te shoqerise, madje ashtu si ne poemat Homerike, ku herojt kerkojne te rrisin nderin e vet nepermjet lavdise, apo te rivendosin nderin e perbaltur, kesisoj dhe Kanuni i Leka Dukagjinit percakton qendrime e sjellje etiko-morale, qe çojne ne lartesimin e nderit te individit, te familjes, te krahines, te atdheut, ashtu si permban dhe kritere ligjore, qe e mbrojne nderin.

Ne Kanunet tona, nderi ka dimensione publike, pasi lidhet me statusin dhe raportet sociale te individit dhe si kategori etiko-morale percakton kriteret, detyrimet e aftesite e individit, per te shprehur integritetin e nderit te tij, reputacionin, personalitetin, autoritetin dhe atdhedashurine ne perberje te komunitetit ku ben pjese. Per kete arsye, ne kreun e 17° te kanunit percaktohen ligjet, rregullat dhe normat etiko-morale per nderin vetjak (individual), ndersa ne kreun e 18°, jane ato, qe i perkasin nderit shoqeror (ne perberje te komunitetit te fshatit, te krahines e te atdheut).

Pra, nderi eshte kategori kanunore me vlera te medha etiko-morale, per çka ne te gjitha Kanunet tutelohet dhe e mbrohet me ligje, ashtu si vepron sot shoqeria moderne, ku mbrojta e nderit garantohet me ligje (kodi penal).

Konotacioni me antik i nderit, ne te gjitha kulturat dhe ne Kanunin e Leka Dukagjinit, shprehet me dy konceptet skajore nderi (virtyt) dhe çnderimi, marrja e nderit (turperimi, felliqia) (turpi, gabimi, faji). Te dyja keto kategori (nderi dhe çnderimi), jane shprehje te kunderta, qe perbejne skajet e hapsires te veprimtarise se ndereshme te individit ne familje dhe ne shoqeri. Ne shoqerite e lashta, por dhe keto bashkohore, ekzistojne sjellje dhe rrethana, qe e nderojne individin dhe komunitetin, por disa sjellje te tjera jo te ndereshme e çnderojne (e turperojne) individin.

Konceptet nder – çnderim shprehen qarte ne Kanunin e Leka Dukagjinit, madje studiuesi kosovar Krist Maloki, per kete argument shkruan:”Semantika e nderit nënkupton jo vetëm largimin prej fëlligshtisë, por shpreh gjithshka, qe sjell nderim faqe të tjerëve dhe i a nalton çmimin e dinjitetit personal të individit”.

Kufijt e mases, ku çnderimi, turpi, felliqia shpreh te kunderten e nderit, pra marrjen e nderit, percaktohen nga shkalla e rende e shkeljes te ligjit dhe te normave etiko-morale te nderit, te kesaj kategorie kanunore madhore te shenjteruar dhe te sanksionuar ne Kanunin e Lekes, prandaj dhe marrja e nderit ndeshkohet ne menyre drastike, si shprehet Kanuni:

Libri i 8°, Kreu 17°, §600: Aj, të cillit i u muer ndera, xêhet i dekun kah kanûja.

Nuk duhet te çuditemi, por ne shume aspekte shoqerore, kategoria e nderit ka pesuar ndryshime. Kesisoj, vite te shkuara, sipas Kanunit, fejesa bazohej ne shkuesi dhe çdo veprim jasht ketij kriteri, ishte i pandershem, ishte turp per çiftin dhe familjet. Kur nje djal e nje vajza lidheshin me dashuri, shkelej norma kanunore e nderit, pra merrej nderi i individit e i familjes, ishte çnderim i familjes e i fiseve, ndersa sot, martesa me dashuri eshte normale dhe e ndereshme.

Te gjitha shtetet e te gjitha kulturat, duke u bazuar ne vlerat etiko-morale dhe trajtimin si shprehje e personalitetit te individit, e mbrojne nderin me ligje, pra e sanksionojne ne te drejten penale, madje dhe ne akte juridike nderkombetare, qe mbrojne personalitetin e individit dhe te drejtat themelore te njeriut.

Libri i 8°, i Kanunit te Leka Dukagjinit fillon me NDERIN, i konceptuar ne dy kapituj: kreu i 17° i dedikuar nderit vetjak, pra nderit te individit dhe ne vazhdim kreu i 18° trajton nderin shoqeror (te shoqerise malesore).

Kreu i 17° (nderi vetjak), fillon me ligjet fondamentale te barazise shoqerore e nuk e teproj aspak, kur them se Kanuni ne kete aspekt eshte modern dhe aktual , pasi permbane ligjet e mbrojtjes te drejtave themelore te njeriut, te shprehura ne § 593: “Kanuni i Maleve te Shqypnise, nuk e veçon njeriun prej njeriut. Shpirt per shpirt, se dukjen e fal Zoti”. Ne vazhdim, ne § 594 sanksionohet e drejta e barazise: “i miri e i keqi kane nje çmim. Kanuni i mban per burra. Del i miri prej te keqit e i keqi prej te mirit. Ne kandar te vet, sejcili peshon 400 derhem”. Keto aspekte kanunore te mbrojtjes te drejtave te individit dhe te barazise shoqerore, kane dominuar nder shekuj jeten shoqerore te malesoreve shqiptare.

Ndonese Kanuni i mbron te drejtat e individit dhe ne parim shpall barazine shoqerore, keto te drejta i kufizon ne raport me grate (femrat ne pergjithesi), pasi ne ligje te veçanta, gruan e trajton si inferiore e te neshtruar nga burri, por nga ana tjeter krijon hapsire dhe per respektimin e te drejtave te gruas, madje ne shume aspekte, e merr ne mbrojtje gruan, kesisoj p.sh i njeh virgjershat – burrneshat, me te drejta relativisht te barabarta me burrat dhe mbron nderin e tyre.

Kategoria e nderit, eshte prioritare ne Kanunin e Lekes dhe per dy arsye te tjera: 1. Nderi, ne parimet fondamentale perballet me çnderimin (felliqia, turpi) dhe ne kete aspekt, specifikon kur merret nderi dhe cilat jane qendrimet e pa ndereshem, duke shprehur dhe karakterin parandalues, per te mos kryer veprime, qe cenojne nderin e tjetrit. 2. Nje pjese elementesh kanunore, si ato qe perkufizojne kundrapozicionet nder - çnderim (turpi), ndonese gjykohen te konsumuara, sepse i perkasin shoqerise premoderne, madje dhe shoqerise arkaike, ne fakt nuk e kane minimizuar vleren e nderit.

Me kete plan vlen te rikujtoj nje aspekt specifik antropologjik te nderit, ruajtja e virgjerise te femres deri ne naten e pare te marteses, e cila ka qene vlere morale absolute, ndonese ne ditet e sotme mbetet nje vlere relative, si ne kulturen boterore dhe ne ate shqiptare.

Aktualisht, kultura dhe mentaliteti modern, i ka fshire disa prej normave te vjetra kanunore, por nuk e ka çvleftesuar nderin, si kategori etiko-morale, i cili dhe pse ka pesuar kufizime konceptuale, ende ruan vlera dhe valenca te shumta si norme sjelljeje, si kategori kanunore, ani se ne disa aspekte shprehet si dukuri simbolike.

Sipas shume sociologeve e juristeve, nderi ne te kaluaren konceptohej ndryshe nga mentaliteti modern, prandaj njohja e aspekteve te lashta, ndihmon te hidhet drite mbi specifikat historike dhe kulturore, qe çuan ne keto modifikime dhe ne lindjen e normave te reja, qe shoqeria e sotme i konsideron norma morale normale

Nderi dhe marrja e nderit ne Kanunin e Leka Dukagjinit, ne nje veshtrim historik, sociologjik dhe antropologjik.

Kultura romake, bente dallim ndermjet existimatio (ekzistenca e individit) dhe dignitas (dinjitetit) nga njera ane dhe honestas (nderi) dhe fides (besimi) nga ana tjeter. Pra çdo individ kishte dinjitetin e vet, me qendrim te ndershem e te besueshem nga shoqeria, te cilat ne kompleks shprehnin konceptin e nderit “objektiv” dhe te nderit “subjektiv”, si dhe aspektet e nderi si vlere individuale dhe si vlere shoqerore.

Ne menyre analoge, ne shume kultura europiane ekziston nje kundrapozicion ndermjet konceptit te nderit “objektiv” me nderin “subjektiv”. Sipas nje perkufizimi te Schopenhauer, nderi objektiv, eshte opinioni, qe te tjeret i japin vlerave te nje individi, ndersa nderi subjektiv eshte ndruajtja e jone ndaj opinionit te tjereve (Schopenhauer, 1851).

Diferencat ndermjet nderit objektiv dhe subjektiv, varen nga semantika e nderit, e cila perfaqesohet me tre sfera te ndryshme sociologjike: identiteti i personit, statusi i tij dhe morali i tij, te tria te lidhura me tre pyetje, qe kerkojne pergjigjie: kush jam, çfare pozicioni kam ne raport me te tjeret dhe si vleresohen sjelljet e mia, apo sjelljet tona.

Ndersa individi modern tenton te japi pergjigjie te veçanta per sejcilen nga keto pyetje, ne shoqerine mesjetare, ku nderi ishte i lidhur ne menyre te pandare me çnedrimin (turpin felliqien), te tre keto elemente ishin te nderthurura e kishin vetem ne pergjigjie – nderi, ashtu si percaktohet ne Kanunin e Leka Dukagjinit. E shprehur thjeshte: nderi perbente ligjet dhe normat etiko-morale te detyrueshme, ndersa çnderimi (felliqia) ishte e ndaluara, ajo qe nuk duhej te kryhej, prandaj Kanunet tona te paralajmeronin t’i shmangeshe, ne rast te kundert vinte ndeshkimi. Çnderimi – veprimi i turpshem, ishte akt i denueshem nga shoqeria, por ne te njejten kohe ishte dhe humbje shoqerore, si ne aspektin moral (burri pa ndere), ashtu dhe ne eleminimin e identitetit te personit dhe me humbjen e statusit, pasi sipas Kanunit te Lekes, personi qe i ishte marre nderi, konsiderohej shoqerisht i vdekur (libri 8°, kreu 17, paragrafi 600).

Nderi individual ne Kanunin e Lekes shprehet si vlere specifike, ndersa ne pozicion shoqeror shnderrohet ne nje status me autoritet te madh, ose me autoritet te vogel, ne varesi te respektimit, ose mosrespektimit te normave etiko-morale te shoqerise, prandaj ne malesi u ngrit ne nivelin e nderit te shtepise dhe nderi i fisit.

Sjelljet subjektivisht te drejta, ose te pershtatura te individit ne mjedisin familjar, ose shoqeror, sipas Kanunit behen veprime morale, pra jane shprehje e kodit moral ne raportet ndermjet individeve ne familje dhe ne shoqeri.

Vlerat morale percaktohen nga sistemi kulturor i shoqerise, kesisoj ato te shoqerise mesjetare, ndryshojne me keto te shoqerise moderne, per çka dhe koncepti i nderit eshte i lidhur ngushtesisht me faktoret shoqeror dhe kulturor.

Nderi dhe kulti i nderit ne Kanunet shqiptare kane origjine antike dhe gjithmone kane mbetur kategori kanonike te kodifikuara, me ndikim te fuqishem ne ruajtjen e vlerave etnike, kulturore dhe te gjuhes shqipe.

Ne Kanunet tona, nderi ka konceptim te ndryshem, nga nderi i kodit te kavaliereve te mesjetes e te rilindjes europiane. Ne disa kultura europiane gjejme rrenjet antropologjike te riteve te nderit “agonal” (sipas Johan Huizinga), pra perballja me arme (dueli) per mbrojtjen e nderit, per rikuperimin publik te nderit te marre. Ne mesjete, ne rilindjen europiane e deri ne fillimet e shekullit XX, kur dikush fyhej ne nderin e tij, atehere per te rivendosur nderin kerkonte duelin, por kjo ishte zgjidhje, qe nuk mbronte te drejtin, pasi favorizonte me te fortin, i cili mund ishte fajtori. Ne kanunet tona, marrja e nderit rikuperohet ne menyra te tjera: ose me ndeshkim te rende direkt te fajtorit (hakmarrja), ose me falje, kur personi fajtor i kerkonte ndjese publikisht ne kuvend, si shprehet ne Librin e 8°, § 598: "Ndera e mârrun nuk shperblehet me gjâ, por me të derdhun të gjakut, ose me të falun fisnikisht (permbas ndermjetsisë te dashamireve të mirë).

Ne shekujt, per arberoro-shqiptaret, nderi ishte besim, norme sjelljeje, rregull absolut, ishte kategori etiko-morale, por ishte dhe ligj i pacenueshem e kesisoj populli yne e ka shenjteruar. Ne kete menyre, shqiptari krijoj kultin e nderit, te cilin e mbronte me guxim dhe fanatizem, prandaj, ne se dikush cnonte nderin e tjetrit, reaksioni i personit te fyer ishte imediat, aq sa provokonte qendrime ekstreme, qe perfundonin me ndeshkimin me vrasje te fajtorit.

Nderi ne Kanunin e Leka Dukagjinit dhe ne Kanunet e tjera, shpreh integritetin e zakoneve kanunore, respektimin e parimeve morale individuale dhe kolektive, mbi te cilat bazohet stima, respekti individual dhe shoqeror, qe detyrimisht ishin reciproke. Me respekto te respektoj, me ndero te nderoj, ne keto parime ndertoheshin mardheniet mes malesoreve.

Nderi per shqiptaret perfaqeson nje virtyt sublim, nje sjellje fisnike, epike, heroike, pra eshte nje kategori kanunore me vlera te medha etike dhe morale, eshte dinjitet, eshte personalitet, eshte ligj i vertete. Ne keto parime bazohet dhe fjala e nderit, e kulmuar me institutin e beses, çka e shohim te tipizuar qe ne lashtesi me legjenden e Kalase se Shkodres, me fjalen e dhene te Kostantinit dhe me pas te Ago Ymerit.

Nuk duhet te harrojme se krahas vlerave dhe aspektit sublim, nderi kanunor, permban dhe pjesen e erret, anen e ashper, madje te eger deri ne mizore, pasi sipas Kanunit te Lekes, nderi i marrun rikuperohet me vrasjen e fajtorit (gjakmarrje). Ne kete aspekt, deshiroj te theksoj se mbrojta e pacenushmerise te nderit, me masa kesisoj te rrepta, shpreh madheshtine dhe vlerat, qe i kane dhene ketij virtyti kanunor, si legjislatoret dhe mbare populli yne.

Nderi kanunor, vendoset ne rend te pare, krahas burrnise, mbi te gjitha normat dhe ligjet dhe perfaqeson shkrirjen ne nje kategori te vetme, te tre kulteve te tjera kanunore: mikepritja, urtesia, besa, te cilat dhe pse jane kategori kanunore me vehte, ne fakt jane te unifikuara ne nderin, i cili ne kete kompleksitet perfaqeson karakteristikat etno-psikologjike pozitive te personalitetit te popullit shqiptar. Ne kete plan populli yne e ka lartesuar nderin ne aforizma proverbiale si: “burri e mban nderin dhe nderi e mban burrin”.

Ne se ballafaqojme “zonat”, apo permasat e nderit, me ato te çnderimit (te turpit), te sanksionuara ne Kanunet tona, rezulton se hapsira e nderit eshte teper e ngushte e brenda saj, shqiptari duhej te ndertonte pozicionin, individualitetin, dinjitetin, personalitetin dhe sjelljen e tij ne mjedisin familjar e shoqeror. Kjo ngushtesi hapsinore, krijohej nga ligjet kanunore teper te egra. Bazuar ne keto rrethana, Kanuni i Leka Dukagjinit sanksionon se prekja e nderit, fyerja ne nder e tjetrit, ndeshkohet rende, kur shkelen disa parime themelore etiko-morale dhe konkretisht:

§.596. Nderen seicilli e kà per vedi e nuk mùnd t’i perzihet kush kuej as me e rrethue me pêgje e me pleq. Dy gisht

nderë në Iule të ballit na i njiti Zoti i Madh.

§.597. Ndera e mârrun giobë nuk kà. ?Ndera e mârrun s'falet kurr.

§.598. Ndera e mârrun nuk shperblehet me gjâ, por a me të derdhun të gjakut, a me të falun fisnikisht (permbas

ndermjetsis së dashamirve të mirë).

§.599. I korituni kà deren çilë perkah ndera: peng s'shtron, pleq smêrr, gjygj s’lypë; giobë s'mêrr. ? Burri i fôrt mêrr

gjoben vetë.

§.600. Aj, të cillit i u muer ndera, xêhet i dekun kah kanûj a.

Nderi kanunor, perveç individit, perfshine dhe nderin e familjes, te shtepise, te fisit, te lagjes, te fshatit, te krahines, te atdheut. Sipas Kanunit te Lekes, nderi asht vlere universale, por nga ana tjeter ka kufij teper te ngushte ne menyren si praktikohet. Marrja e nderit cenonte jo vetem personaòitetin dhe autoritetn e individit, por dhe nderin e familjes, te fisit dhe me gjere, prandaj sipas kanunit, individi duhet te veproj per te rikthyer nderin vehtes dhe komunitetit ku ben pjese.

Nder shqiptaret, instituti i nderit nënkupton “një shumë ndjesishë të veçanta, të lidhuna me gjithçka qe e rrethon dhe i përket atij drejt për së drejti a tërthorazi, i realizuar nga personi, familja, shtepia, gjak e gjini, votër e vendlindje dhe sidomos ne respektimin e dokeve të parëve, pasi dy gisht nderë në lule të ballit na i njiti Zoti i Madh

Pra, ne Kanunin e Lekes, koncepti i nderit te individit eshte detyre dhe respekt ne statusin social, ne te njejten menyre si e trajtojne nderin sociologet dhe filozofet antike dhe moderne. Duke analizuar nderin ne Kanunin e Leka Dukagjinit, japonezi K. Yashimoto, ndonese e konsideron unikal ne llojin e vet, nderkohe thekson dhe ngjashmerite e kodit tone me “Bushido”, te famshmin kodin e nderit te Samurai. Ky fakt deshmon se Kanuni i Leka Dukagjinit e ne veçanti nderi jane ne nivel te larta e te krahasueshem me kodet e te drejtes zakonore te vendeve te tjera, sidomos me ate te Samuraive.

Nje aspekt tjeter i veçante i Kanunit te Leka Dukagjinit eshte trajtimi i nderit si kod moral, pra duke udhezuar si duhet vepruar per te respektuar nderin e vetvehtes dhe te tjetrit dhe çfare nuk duhet bere per te mos cenuar nderin e tjetrit e ne kete menyre e ne ndryshim nga kodet penale dhe te shteteve moderne, kanuni  kryen dhe funksionet parandalues.

Pjesa e kodit moral te Kanunit permban nje varg kufizimesh dhe tabu, qe synojne te mbrojne si ndividin dhe shoqerine malesore nga “zona e turpit”, pra te mos u turpruar, te mos çnderohen, si shprehet ne paragrafet ne vazhdim:

§.601. Ndera i mirret burrit:

a) Me i thànë kush sè rren faqe burrave të mbledhun në kuvend,

b) Me e pshty, me i u matë, me e shty a me i rà kush;

c) Me i prishë ndermjetsin a besen,

d) Me i a dhûnue gruen a me i a hiekun,

e) Me i a marrue armët e krahit a të brêzit;

f) Me i a dhûnue buken, tui i a ngâ mikun a pûntorin;

g) Me i a thye Shpine, vathin, kotecin a çerranikun n'oborr;

h) Me i a ndalë uhàn a detyren,

i) Me i a luejtë rrasen e vegshit në voter,

j) Me njye kafshaten parpara mikut ? î mirret ndera mikut.

k) Me koritë tryvezen nder sy të mikut, kùr i zoti i shpis e kruen felteren a e lpîn kupen.

Pjesa penale (kodi penal) i Kanunit te Leka Dukagjinit, permban nje seri ligjesh te sakta, teper rigoroze dhe te ngurta, te cilet nuk lejojne vleresime ne gabime te medha apo te vogla ne sjelljet, qe cenojne nderin, perkundrazi si ai qe tradheton mikun, si ai qe ofendon me fjale dhe me veprime, eshte njelloj fajtor me ate qe kryen nje gabim “te vogel”, p.sh kur behet ofensiv, ose i thote ndokuj se genjen, nderkohe, qe flet ne kuvend etj, ne te gjitha rastet keshtu i merr nderin para publikut.

Kanuni krahas sanksionimit te drejtes te lirise se fjales, te udhezon te respektosh dhe rregullat kanunore te funksionimit te Kuvendit, pasi ky institucion ka rregullat proçeduriale, por dhe etiken e normat e veta te moralit shoqeror, qe mbrojne dinjitetin dhe personalitetin e sejcilit pjesmarres ne kuvend e kesisoj e shpallin nderin te paprekshem e te shenjte.

Askush nuk ka te drejte te cenoje lirine e tjetrit e per me teper ta preki ne nder. Jo vetem kaq, por as nuk duhet te nderhyje e ta nderpresi ate qe eshte duke folur ne Kuvend, ose ne mjedis familjar, apo shoqeror.

Keto jane norma te perfshira ne kodin e nderit te Kanunit te Leka Dukagjinit e nuk lidhen me moshen e me seksin.

Kodi etiko-moral i Kanunit, eshte produkt i mençurise dhe i filozofise popullore, qe ka zgjedhur dhe ka perfshire norma te sakta te sjelljes ne familje e ne shoqeri, kesisoj i edukon te gjithe te respektojne dinjitetin dhe personalitetin e te tjereve dhe promovon kulturen e dialogut demokratik. Kodi moral ne Kanunin e Lekes dhe ne Kanunet e tjera, permban peshen e nderit dhe te urtesise, qe se bashku perbejne nje mekanizem, qe ndihmon ne funksionimin e Kuvendit.

Nga kjo panorame rezulton se pushteti i nderit ne Kanunin e Lekes, ka qene gjithmone mbi pushtetin e fese (kristiane, islame, bektashi, hebraike), ne ndryshim nga kodet e vendeve te tjera eeuropiane, qe dominohen nga aspektet fetare te nderit, te lidhura me kodin eklaziastik. Jo vetem kaq, por nderi kanunor ishte mbi ligjet e shtetit, pasi ne vite te shkuar, marrja e nderit ndeshkohej nga individi, apo komuniteti, duke e menjanuar shtetin te nderhynte me mekanizmat e veta ligjore. Kuptohet se sistemi ligjor dhe normativ i nderit, kane ndikuar ne ruajtjen e unitetit, ne autorregullimin e autokontrollin ne shoqerine malesore pa autoritet shteteror, prandaj sot kualifikohen ligje e norma preshtetrore dhe prejuridike.

Aktualisht, ne Shqiperi, instituti i nderit dhe kodi i nderit, ose me sakte nderi si virtyt etiko-moral, nuk ka te njejten vleresim dhe as te njejtat dimensione si nderi ne Kanunin e Leka Dukagjinit, pasi kategoria e nderit eshte minimizuar, aq sa shfaqet si perjashtim shoqeror. Kjo sfumature aktuale e nderit, ka çvlehtesuar dhe konceptin e mikut e te “shokut”, te nje kategori personash, qe per pragmatizem, servilizem e interesa te ngushta personale, e £shesin” lire nderin, duke e  profanuar nderin personal, por nuk kane mundur te shuajne vlerat e nderit si kategori shoqerore.

Nderi eshte i lidhur me te kaluaren, eshte i pranishem ne aktuale e do te jete dhe ne te ardhmen, pra nuk eshte vetem nje institut i te kaluares, apo nje kategori etike arkaike, primitive dhe e konsumuar, perkundrazi eshte nje kategori etiko-morale me vlera te medha individuale e shoqerore, prandaj shtetet dhe organizma te shumta nderkombetare e mbrojne si pjese e te drejtave te individit dhe e te drejtave universale te njeriut, duke e vene nderin nen kontroll te sistemit social. Eshte detyre morale dhe patriotike te mbrohen e te kultivohen aspektet e shumta pozitive te nderit, qe i kemi trasheguar nder shekuj si vlera të kulturës dhe të historisë tonë.

- Shënim: -Lutfi Alia, është mjek në Centro Prevenzione Oncologica të  qytetit Siena–Itali-

-Për ZemraShqiptare, nga redaktori ynë në NJ, USA Zeqir Lushaj-

-Janar, 2013-



(Vota: 19 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora