E shtune, 20.04.2024, 01:49 PM (GMT+1)

Shtesë » Shoqëria

Dua të jem e virgjër natën e parë të Martesës...

E merkure, 30.04.2008, 08:29 PM


Nga Shekulli Online

PYETJE:
Doktor,
Doja të dija në se ka ndonjë mënyrë që të zëvendësohet himeni me anë të operacionit?
Unë nuk jam e virgjër, por do të martohem me një djalë që pret të jem e virgjër natën e parë të martesës. E kuptoj që mund të habiteni nga pyetja ime, por vërtetë kërkoj ndihmën tuaj.
Falemnderit.

PËRGJIJGE:
Shqetësimi yt nuk është as i çuditshëm e as i pazakontë. Shumë vajza kërkojnë të dinë lidhur me eksperiencat e tyre seksuale. Ato duan të dinë si të sillen me partnerët ose bashkëshortët e ardhëm, kur kanë humbur virgjërinë dhe nuk duan ta humbasin të gjithë marrëdhënien. Ato mendojnë të kryejnë operacione, që duken drastike dhe me rreziqe, për ta rikrijuar himenin. Edhe pse jo pa risk , ato vendosin ta kryejnë këtë operacionin, sepse u duket opsioni më i përshtatshëm në rrethanat që janë krijuar.
Edhe pse në dukje duket i kapërcyer nocioni i virgjërisë midis të rejave, besomëni, ka akoma shumë vajza nga ato që e kanë humbur virgjërinë, që drejtohen tek mjeku për ta rikthyer atë. Një pjesë e tyre janë viktima të përdhunimit. Të tjera ndjejnë se kanë qenë të përfshira në marrëdhënie seksuale të papërshtatshme. Shumica për arsye se djemtë me të cilët do të martohen e kanë kusht që gruaja e tyre të jetë e virgjër. Mos harroni, shumica e djemve të sotëm akoma dëshirojnë të martohen me virgjëresha, ndërsa shokët e tyre le të martohen me ato me të cilat ata kanë lozur më parë.

Së pari ju duhet të dini se “Vërtetimi” i virgjërisë është një akt i pabesueshëm, i pakujdesshëm dhe që në shumë raste ngatërron. Himeni që mungon nuk tregon gjithmonë se një vajzë ka kryer kopulim seksual. Himeni mund të shqyhet ose zgjerohet nga ecja mbi kalë, nga ushtrimet e baletit, nga ngjitja në një pemë, nga vendosja e tamponit dhe nga një ekzaminim gjinekologjik, madje, disa vajza lindin fare pa himen. Gjaku në çarçafët e natës së parë, që kërkohet si domosdoshmëri në disa kultura dhe shoqëri, siç është dhe e jona, nuk është tregues për virgjërinë dhe kopulimin e parë seksual.
Ndryshe nga sa besojnë njerëzit, jo të gjitha vajzat gjakosen në penetrimin e parë vaginal. Nga një studim i vogël i publikuar në British Medical Journal në vitin 1998, marrim këtë informacion: Gjinekologia Sara Paterson-Brown, intervistoi 41 nga koleget e saj gra mjeke në spitalin e Londrës dhe gjeti se 26 prej tyre nuk kishin pasur gjak në eksperiencën e tyre të parë seksuale, 14 ishin gjakosur dhe njëra prej tyre nuk e mbante fare mend çfarë ka ndodhur. Mungesa e gjakosjes në interkursën e parë vaginale tek shumica e grave u shpjegua me zgjerimet e shkatërrimet e mëparshme të himenit për arsyet që përshkruam më sipër, ose sepse disa nga këto gra e kishin himenin natyralisht më elastik.

Në qoftë se ti e di me siguri që ai pret të jesh e virgjër, ti ke disa opsione:
a- Të vendosësh të kryesh operacionin. Ta gënjesh atë, të heqësh zemërimin e tij e të familjes dhe të ruash martesën e veten tënde.
b-Ti duhet ta rishikosh martesën me këtë burrë që pret i bindur të martohet me një vajzë të virgjër.
c-T’i thuash atij të vërtetën (në se ndjen se mund të ndodhin gjëra të papëlqyera )dhe të presësh çfarë do të ndodhë.

Ti duhet të kesh për veten tënde përgjigje të qarta për këto pyetje:
a-A wshtw i virgjër ai që do të jetë burri yt?.
b-A kërkon ti që ai të jetë i virgjër?.
c-Në qoftë se ai nuk është i virgjër dhe ju nuk e kërkoni kwtw, si ndjeheni që ai kërkon që ju të jeni e virgjër?
d-Në qoftë se ai nuk është i virgjër, a pranon ai të testohet për SIS(sëmundje infektive seksuale) përpara martesës?

Në qoftë se për ty wshtw e qartë që duhet të jesh e patjetër e virgjër pa pyetur për të kaluarën e të fejuarit tënd, atëherë ti do ta gjesh veten të përfshirë në një marrëdhënie jo të shëndoshë, me dikë që nuk respekton barazinë burrë-grua në martesë.

Ndryshon puna në qoftë se ju të dy keni bërë një marrëveshje që të jeni të dy të virgjër në martesë. Ti nuk je e ndershme me të dhe e gënjen me një operacion që do ta bësh fshehtazi. Kur dy të rinj kanë gjetur forca ta diskutojnë çështjen e virgjërisë në të kaluarën, ata duhet të jenë edhe tani që do të martohen të ndershëm me njeri-tjetrin. Ta fillosh martesën duke gënjyer, wshtw sikur ta ndërtosh atë mbi themele që lëkunden.

Këto çështje janë të komplikuara dhe marrja e vendimeve lidhur me to shkakton ankth. Çdo njeri, vetë duhet ta gjejë atë që i duhet. Derisa Hymenorraphya është tabu dhe për të nuk flitet hapur e ajo kryhet duke e mbajtur sekret, padyshim, që ka probleme.

Të uroj fat dhe jetë të lumtur martesore.
Doktori.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora