E premte, 29.03.2024, 01:01 PM (GMT)

Përjetësi » Lushaj

Frrok Vukaj: Në dy rreshta njoftim

E diele, 27.01.2013, 07:02 PM


Njeriu…dhe njerëzorja (5)

…NË DY RRJESHTA NJOFTIM

Nga Frrok Vukaj

I dashur miku im Zeqir,

Ju dëshiroj gjithë të mirat.

Po ti nisi këto dy rrjeshta njoftim meqë para disa ditësh kam qenë në një varrim në Babru. Atje, krejt rastësisht (se nuk kisha qenë ndonjëherë në ato varreza), pashë varrin e Nënës suaj Shkurtë si dhe të vëllait tuaj Ukës, që ishin ngjitur me njëri-tjetrin.

U shkëputa nga kortezhi e shkova tek varret e tyre. Këtë veprim e ndjeva dhe e bëra në shenj respekti. Isha i bindur se ata e meritonin kaq respekt nga unë…

Me fal se të them por edhe u permallova...dhe e di se po të permalloj edhe Ty.

Nejse ...! Keshtu e ka jeta miku im i vjeter dhe i mirë. Edhe ne, të gjithë të gjallët, një ditë atje do të shkojmë.

Me respekt ndaj jush e familjes suaj të nderuar,

Frrok Vukaj, Tiranë.

 

Dy varrezat…Nënë e bir!

Shenim:

Këtë e-mail e gjeta sot në kompjuterin tim kur u ktheva nga puna. Nderkohë që po shkruaja diçka në vazhdim të rubrikes se re Njeriu …dhe njerëzorja, i thash vetes “Po, a ka gjë më njerëzore se kjo e-mail e mikut tim?”

Dhe vendosa ta ndajë me lexuesit e mi të respektuar të ZemraShqiptare.

Kjo le të jetë edhe si pergjigje per shokun tim të bangës gjatë katër vjetëve të shkollës pedagogjike “Shejnaze Juka” në Shkoder, per miqësinë tonë të pandërprerë tash 5 dekada e deri tani që po shkruaj këto radhë per në revistë, per drejtorin historik të Lekbibajve, sot pedagog në Akademinë Pedagogjike të Tiranës. Frrok Kolë Vukaj.

Sa per kujtesë lexuesve:

(Frroku është autori i reportazhit shumë interesant që botoi në revistën tonë para një jave, me shenime udhëtimi nëpër Greqi, me titull “ Një javë vizitor, një ditë emigrant”).

E falenderojme këtë mik të vjetër e bashkpunëtor të ri të ZemraShqiptare.

Redaktori i ZSh-së, Lushaj

-Nga NJ,USA,  26 Janar, 2013-



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora