E shtune, 20.04.2024, 09:41 AM (GMT+1)

Mendime

Shahin Ibrahimi: Përmendore do ngelet emri i tij

E shtune, 26.01.2013, 11:01 AM


Përmendore do ngelet emri i tij.

Nga Shahin Ibrahimi

Kisha vajtur në ndërmarjen e hekurudhës për të takuar një shok, dhe në pritje të tij po shikoja repartet e saj të heshtur, të fjetur, që po i hante koha ngadalë. Përballë kasha repartin e riparimeve kapitale të vagonave, në të majtën time repartin e shërbimit të lokomotivave, të cilët kanë mbajtur peshën e riparmit dhe ecurinë e hekurudhës Shqiptare për rreth gjashtë dekada. Humba në mendimin e kohërave të shkuara, kur në ta ndëgjohej zhurma e punës dhe më dolën si për çudi para syve mekanikët gjithë graso me çelsa nëpër duar, me çizme nga uji që kishin në kanalin ku punonin. Kisha më shumë se një çerek ore që po prisja dhe shoku nuk po dukej. Repartet të heshtura dhe të frikshme si vetë koha në të cilën po kalojmë, po më ftonin të hyja mbrënda nga dashuria për të shkuarën mbasi më parë kam punuar në hekurudhë. Tek dera e repartit të lokomotivave njëri po lëviste i nervozuar  duke folur apo belbëzuar me vete. Shumë kush mund ta mirrte si lajthitje, e pashë me vëmëndje mendova hallet e ndryshme që ndëgjojmë, por kur ngriti kokën e njoha. Ishte kolodatori i Lokomotivave te ofiçinës, apo më thjesht një Mashinist i pregatitur teknikisht që ndërmarja e kishte vënë si kolodator. Kryente punën e një inxhinieri me përvojën dhe njohuritë e tij në atë profesion të vështirë. Nxori telefonin dhe po bizedonte me zë të lartë, siç dukej nuk kishte valë. I kërkonte me këmbngulje ta sqaronin por nuk kuptohej, fragmente të shkëputura ndëgjova, që nuk merr gaz as në minimo, mirë do vimë atje me gjithë elektiçistin. Mu afrua me buzë në gaz dhe tundi kokën, tani të pashë se po flisja në telefon u shfajësua. U pyetëm kalimthi si rutinë e takimit, më tha për difektin që po bizetonte në telefon. Merr me vete veglat disë platina dhe dy automate e porositi eliktriçistin, dhe u larguan shpejt të dy me makinë për në Laç mbasi lokomotiva difekt kishte bllokuar perigonin. Takimi me shokun mori pamje tjetër ajo më tepër u bë si një intervistë për kolodatorin se sa për arsyen e takimit tonë. Ndër të tjera ai më tha që Agimi është një njeri i pamvarur në mendime, me një fantazi dhe telepati të mahnitshme, gjë që e vë në dispozicion të punës dhe shoqërisë. Të dyja këto vyryte me thjeshtësi dhe përkushtim ai i nxjerr në pah në njohjen e skemes elektrike të lokomotivës, që është gozha e madhe dhe e ndërlikuar. Bota shpirtërore e tij bëhet një dhe shkrihet në mendimin e të tjerëve që presin prej tij zgjidhjen e difekteve, dhe ecurinë e mjeteve të punës. Ai shpesh stresohet kur difektohen mjetet të cilat i riparon vetë, se është i përkushtuar me gjithë shpirt për to. Më kujtohen thëniet e ustait të tij para tridhjetë vjetësh më tha shoku, që Agimi në ofiçinë rrinë shumë pranë mjetit dhe punon shumë, më pyet për difektet elektrike dhe shkaqet e tyre. Ai është i pa përtueshëm në punë, ka filluar të njohë mjetin me themel, dhe çdo lokomotivë në veçanti difektet e tyre. Vetëm ta lajmërojsh dhe menjëherë të mbin në vëndin që e kërkon. Mundohet të gjejë shkakun e difektit se pasoja dihet, dhe riparimi është më i lehtë thotë shpesh. Po të gjejmë shkakun nuk përsëritet difekti dhe shikon diku mbrënda difektit, sikur do të marrë përgjigje nga ai. Këshillon deri sa bëhet i mërzitshëm për pastërtinë se ajo është nëna e difekteve dhe e vatrave të zjarrit ne kuadër apo në agregatet elektrike. Nga thjeshtësia dhe dashuria për punën, ja privon vetes unin tek të tjerët për detyrën që ka, s`pret që ta bëjnë të tjerët punën por e bën vetë, sidomos pastrimin e kontakteve dhe hëngjen e tyre me limë për takim të mirë, për një përcjellshmëri të mirë të rrymës elektrike. Sigurimi teknik për të është gjithçka. Më mirë difekt se sa në mëshirë të fatit thotë. Fëminia e tij, edukimi familjar, varfëria me të cilën është rritur çelën frutet e saj tek Agimi. Pamja e jashtëme e këtij njeriu të gënjen, ajo nuk tregon botën shpirtërore të tij. Në dukje një njeri i rëndomtë,indiferent dhe i mefshtë, dhe hapin e hedh të menduar, por të gjithë i thonë zemër bardhë. Është i gatshëm për të gjithë, dhe natën prish qetësinë e tij familjare dhe ju vjen në ndihmë shokëve sidomos jabanxhive, mashinistëve të rretheve kur janë difekt, se s`kanë ku të flejnë thotë i menduar. Nuk bënë asnjëherë kopromis për pjesë këmbimi për lokomotivën me ofiçinën dhe është i prerë me ta, gjen rrugë komunikimi vetëm që të dalin lokomotivat nga ofiçina. Në natyrën e tij nuk zë vënd hipokrizia dhe vulgariteti. Dhënien e mendimit dhe ndihmesën e tij për difektet e jep të sinqertë pa rezerva tek të gjithë. Për të janë të gjithë njëlloj mashinistat që kanë nevojë për ndihmë, dhe ju a jep mbrënda mundësisë së tij. Ambienti ku është rritur brezi i jonë, dashuria për punën dhe për njëri tjetrin e kanë kristalizuar Agimin me ndjenjën e humanizmit, duke sakrifikuar të vërë dhe kohën e lirë në shërbim të punës. Një memorie të mrekullueshme ka në vetvete që është më së shumti në raport me veten dhe kohën që po kalojmë. Të mos harrojsh të kaluarën do të thotë të jesh vetvatja. Të mendojsh mankthin e të tjerëve dhe të japësh kontributin tënd  për të gjetur zgjidhjen e duhur është një dhunti. Dhe pse është në prak të pensionit,puna e rëndë që ka bërë, shëndeti që e ka shqetësuar disa herë ai nuk mëton në punën e tij, të duket apo të sillet me egon e të diturit, por ndëgjon dhe diskuton për çdo gjë. E nesërmja e tyre gdhin në mëshirë të kohës thotë shpesh, amortizimi dhe lodhja e metalit është e pa shmangshme, pjesë këmbimi nuk ka, e mbajmë në këmbë me frymën e zotit dhe me shpresën që na mban dhe ne. Zemra e tuj e vrarë për gjëndjen e mjeteve, mban me vete skemën elektrike të lokomotivës për here me vete.Na iku jeta në to dhe kemi mbajtur familjen,dhe sa të kemi mundësi do i mirëmbajmë thotë shpesh. Me dëshirë ai bëhet skllav i vetvetes deri sa gjen difektin,dhe si rrjedhojë ai rrit çdo ditë e më shumë respektin tek të tjerët. Realisht dhe pse “vizualiteti” i syrit tonë drejt punës së pa lodhur të tij, shpreh admirim për të, ai nuk e vë re. Na lë të kuptojmë që punon për të parandaluar të keqen, sidomos tek siguria e lëvizjes dhe kërkon tek mashinistët, se janë të vetmit që përballen me ligjin. Retrospektiva në fund të fundit është një kthim koke prapa për të parë dhe kujtuar çke lënë pas. Dhe Agimi ka krijuar një raport pune midis mjetit dhe vetes të tij. Ndërmarja e hekurudhës dhe kolektivi mashinist të jetë krenar që e kanë Zotin Agim Nallbanin midis tyre. Ku kam dëshirë të përmend thënien e vjetër të kohës Homerike: Nga një gur në çdo ditë ndërtohet një kala, por dhe vetë kalaja e din që është ndërtuar gurë gurë. Kështu dhe ai është djersitur shumë deri sa është bërë i tillë. Në punën e tij nuk ka marrë asnjë shpërblim apo dekoratë asnjëherë, megjithëse ai nuk punon për to. Në kushtet teknike të hekurudhës sot mashinisti është në tehet prerëse te ligjit,sot hero dhe nesër i akuzuar. Vazhdojnë të punojnë me ndërgjegje se ju djeg zemra për hekurudhën që i rriti, por dhe i ka plakur para kohe. Agimi me shokë janë heronj të heshtur por asnjëherë nuk janë vlerësuar si të tillë.



(Vota: 14 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora