E enjte, 18.04.2024, 07:25 PM (GMT+1)

Mendime

Riza Smaka: Benefitium Cohaesionis

E shtune, 26.01.2013, 09:58 AM


BENEFITIUM  COHAESIONIS

Nga Dr. Riza SMAKA

Benefitium  Cohaessionis është   institut  juridik ndërkombëtarisht   i  përfillshëm      nga Kodi  i Iustinianit ( shek. VI)  sipas të  cilit  efektet   juridike të një rastit    juridik    zgjidhur   shtrihen   pra  aplikohen  në të gjitha rastet   juridike  identike  tjera .

Zgjidhja  juridike  e  tillë    aplikohet në    favorin e palëve laike, të palëve  të pa informuara   si dhe të   atyre që nuk kanë   mundësira   profesionale,  materjale   teknike   apo    fizike për    nisë  dhe    proceduar   gjatë   e gjatë  kërkesa  , ndryshe , të të bazuara !

Një  rast  pragmatik, human   dhe i   dobishëm  i  aplikimit  të Benefitium Cohaesionis-it

Vite më pare, Z Lutfije  dhe Mahmut Grudiq,     qytatarë   kosovarë  nga Mitrovica, nga   viti 2005    vendosur  në Pazar , kanë   pasë  ngitë  parashtresë       Gjykatën  Europiane për të  Drejtat e  Njeriut   në Strasburg ;  parashtresën     fjalë , Grudiqët ,  e kanë  pasë   adresuar  kunder   Republikës së Sërbisë - Fondit  Republikan  të Republikës   së Sërbisë   për Sigurimin   Invalidor e Pensional    me kërkesë  për  pagimin  e pensioneve   invalidore   tok    me normat   interesore  ligjore,   shumat  e harxhimeve  gjyqësore    dhe me  reimbursimet e  dëmeve morale të pësuara ,  krejtësisht  ,   nisë nga   marsi  i vitit 1999   deri në likuidimin e pagesave të kërkuara ;   të njëjtët  kanë   pasë  kërkuar      ,Fondi   Republikan   i RS-së  për Sigurimin   Invalidor e Pensional ,   atyre ,  rrjedhimisht tu paguajë  pensionet  e fituara ligjshëm!

Kërkesën  e   Grudiqëve,  Gjykata Europiane   për të Drejtat e Njeriut  në Strasburg  , në  prillin e vitit   2012   e  pat  miratuar    dhe vlerësuar të   drejtë e të ligjshme;   të paditurën  Republikën e  Sërbisë – Fondin Republikan   për Sigurimin Invalidor  e Pensional,  e   pat    obliguar   që,   paditësve-  Grudiqëve ,   deri    17  tetor  2012    t’u paguajë pensionet  padrejtësisht     pezulluara  nga  marsi  i vitit  1999  e tutje  tok me  normat  interesore – kamatat ligjore  të përllogaritura nga  dita  e  pezullimit  të pagesave të pensioneve,  nga €  7000   secilit  për çdëmtim  moral   si dhe nga €  3000  për kompensimin e harxhimeve  gjyqësore - deri     realizimin e të   drejtave     tyre;

Gjykata     fjalë ,   duke i refuzuar    gjitha  pretendimet  kundërshtuese të  të paditurës -  Republikës së   Sërbisë – Fondit për  Sigurimin Invalidor r Pensional  , nder tjera, pat konstatuar  se , pos obligimit të  saj - të paditurës, për likuidimin e borxheve ndaj paditësve tok me    shpenzimet  percjellëse,   është   e përgjegjshme edhe për   cenimin e të  drejtave  të njeriut në ç’mënyrë tejkalohen    dimensionet e problemet  individuale  të paditësve – pensonistëve të  dëmtuar!

Absens   Carens   për  pensionistët   kosovarë !

Pensionistët  invalidorë  e pensionalë   kosovarë të  cilët padrejtësisht  e  arbitrarisht  nga e paditura    Republika  e Sërbisë – Fondi  për  Sigurimin Invalidor  e Pensional  nuk paguhen  nga marsi i vitit 1999,   janë     Absesns Carens-    harruar  dhe    dëmtuar , sepse, janë   të neglizhuar   edhe nga  institucionet    vendore ( sic).

  rradhë  të parë ,   ekzekutivi  i vendit   ,  nëpërmjet   ministive  respektive  , kohë  më parë  është  dashtë   të përgatiste elaborat   të konkretizuar    me   numrin  e saktë të pensionistëve    invalidorë e pensionalë    cilët atë status  e kanë   fituar  ligjshëm  sëpakut  para   marsit    vitit 1999 -tok me   shumat  pensionale    individuale e të përgjithshme  ;  elaborati ,  i  cili ,  konvencionalisht   do të mund të titullohej edhe ndryshe,  do të   duhej , me kohë t’ishte në tryezat   ndërkombëtare   , nder tjera ,  si problem  social, human ,  politik  e   juridik i pa kontestueshëm  me asgjë;

 

Rol   të konsiderueshëm  do të mund të kishte   ushtruar  edhe Advokati  i Popullit  ,i cili ,  sa unë dij  ,deri tani, në   këtë drejtim  nuk ka bërë   asgjë ( sic);

Përderisa  do të mund të   kontestohej    subjektiviteti aktiv  e Republikës së Kosovës  për të qenë paditëse kundër Republikës së Sërbisë  në Gjykatën Europiane për   të Drejtat e Njeriut në Strasburg,  e para , Republika e Kosovës ,   kryesisht , nëpërmjet    Qeverisë    RK-së  , është dashtë dhe ka mund t’i  ndihmojë   profesionalisht  e finansiarisht  pensionistët   invalidorë e    pensionalë   kosovarë për  të ngritur     kërkesë padi   individuale    Gjykatën  në fjalë!

Për  dështim     tillë , sëpakut, ministry  respektiv  do të   duhej të   shkarkohej !

Ekzekutivi   i vendit  tonë ,      këtë   drejtim , pasi  që,   deri  tani   nuk ka bërë asgjë    të mirë     pensionistëve    invalidorë  e    moçmërisë – vjetërsisë të dëmtuar  materjalisht e moralisht  nga Republika e Sërbisë  qe nga  viti 1999  e deri në   ditët e sotme,  do t’ishte dashtë qe , të njëjtit sëpakut , t’i ndihmonte   ,profesionalisht – nëpërmjet   asistencave    juridike   qe ,shkrimisht   me   sktr  publike    të nevojshme,  t’i adresoheshin   Gjykatës  Europiane  për të Drejtat e Njeriut në Strasburg - për t’i   realizuar     drejtat e veta  të pakontestuara  më asgjë;  poashtu,   ekzekutivi  ynë në   procesin e vazhdën e negociatimeve  me  atë të Sërbisë ,  edhe po këtë temë  sociale,   humane ,  ekonomike e   politike do të   duhej    ngriste si  n jë çështje  aktuale e akute  për   zgjidhje të   drejtë  e të  ligjshme .



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora