E enjte, 28.03.2024, 04:46 PM (GMT)

Mendime

Selim Nëngurra: Hoxha i Prizrenit

E enjte, 24.01.2013, 08:05 PM


HOXHË-MAGJUPI I PRIZRENIT

-BURDUSHI E VIRUSI PARALAJMRUEN FATIN E LAPIDARIT TË UÇPMB-së NË PRESHEVË DHE VANDALIZMIN E VARREZAVE E MONUMENTEVE SERBE NË DARDANI-

Nga Selim M. Nëngurra

-PO TË KISHIM SHTET TË MIRFILLTË E JURIDIK KY MAGJUP DO DUHEJ TË ARRESTOHEJ NË VEND KUR THA NË TV “FIRST ÇANEL” SE PO E HOQI SERBIA LAPIDARIN NË PRESHEVË, DO SHKATRROHEN EDHE VARREZAT SERBE NË KOSOVË. PADYSHIM SE KY MATRAPAZ VEÇ SE ASHT MAGJUP E MASHTRUES ASHT EDHE SHPIUN I SERBISË-

Saktësisht nuk mbaj mend cila ditë as cila datë ishte, por në programin FIRST ÇANEL në gjuhen shqipe, nji program ky (sipas asaj që mora vesh ) privat i Valon Malokut para jo ma shumë se dhjetë ditëve moderatori i quejtun VIRUSI (emnin e vërtet nuk ja di) kishte musafir njifarë matrapazi që me sukses ka arrijt ta bëjë veten hoxhë, fallxhi, njeri që sheron sëmundje, njeri që mbarson femnat që nuk kan fëmijë e kan problem me shtatzani, njeri që largon magjitë (sehiret) pra njeri që veten e quen MJEKU POPULLOR. Ai sado që asht magjup me kombësi e ka inati ti thuhet kjo sepse shet mend (patriotike) sikur të ishte ma i miri shqiptarë a në anen tjeter ka zgjedh, apo baba i ti poashtu matrapaz e mashtrues nga Fushë Kosova ja ka lan per ta perkujtue aktorin serb të kohes moniste në ish Jugosllavi të qujtun BURDUSH. Pra, ky far hoxhë magjupi ynë quhet BURDUSH dhe po jetoka e veproka në Prizren.

Unë nuk kam shumë qef TV-të tona sepse nga to nuk ka asgja pos serialeve turke e portugeze, dhe antikulturë tjeter, andaj as emisionin e Virusit me musafir Burdushin nuk e kam percjell me vemendje.Mirëpo kam regjistrue këto fjalë të intervistës së Virusit me Burdushin në trunin tim.

VIRUSI: Burdush po kerrcnon Serbia se do e hjek lapidarin e dëshmorve të UÇPMB-së në Preshevë. Ç’ka thue ti Burdush per këtë?

BURDUSHI: -Nese Serbia e hjek lapidarian, në Kosovë do shkatrrohen me mija varreza e lapidar serb.

Kisha ndërmend ta baj nji shkrim per këtë rast makabër, por ta baj bash sonte në këto orë të vona të natës më shtyni nji telefonat e Burdushit që ma bani nga Prizreni diten e sotme të 23 janar 2013 në oren 11.40 minuta.

Telefonata nuk erdhi në telefonin tim cellular as në fiksin e shpisë, por në celularin e grues time. Në fakt asnji telefon nuk figuron në emnin tim andaj ai permes internetit ka gjet atë numer dhe thirri. Ishte pikrisht ky magjupi BURDUSH dhe ja filloj me këto fjalë:  JE TI SELIM HASANAJ, ME MUSTAK  E PA FLOKË, KE SHTËPINË E BARDHË PO E SHOF UNË NGA PRIZRENI.

Grueja i tha jo zotni neve jemi në Norvegji, dhe disi e hutueme ma dha mua telefonin. Ai fliste dhe nuk ndalej, e unë e nderpreva: -Ngadalë a zotni, kush je ti?

-Jam nga Prizreni, a po flas me Selim Hasanaj?

-Trego ti ma së pari kush je se unë nga Prizreni nuk kam askend që do më telefononte e pastaj do e mesosh se cili jam unë.

-Unë jam BURDUSHI. Ti kishe ba nji koment në FACEBOOK dhe më kishe quejt magjup, matrapaz dhe spiun i Serbisë.

-Pse, çka t’kam borxh dhe ç’ka të kam ba?

Nuk pata asnji fije durimi dhe ju shpraza këtij matrapazi me fjalet ma të liga, taman me fjalor magjup ashtu ç’farë asht ai vetë.

Unë me këte shrkim nuk kam qellimin të publikoj se çka më ndodhi mue sot, sepse njeriut i ndodhë shumçka gjatë jetës dhe jo krejt duhet me e ditë edhe të tjeret.

Unë baj publike rastin dhe po e ceku edhe shkakun pse ai më telefonojë sot.

Poeti dhe patrioti i mirfillt z. Mentor Thaçi nga Gjermania kishte ba nji postim me fotgrafi të BURDUSHIT në FACEBOOK dhe nen të shkruente BURDUSH DREQI. Kishte aty shumë komente. Edhe unë bana koment ku thash : -PO TË KISHIM SHTET TË MIRFILLTË E JURIDIK KY MAGJUP DO DUHEJ TË ARRESTOHEJ NË VEND KUR THA NË TV “FIRST ÇANEL” SE PO E HOQI SERBIA LAPIDARIN NË PRESHEVË, DO SHKATRROHEN EDHE VARREZAT SERBE NË KOSOVË. PADYSHIM SE KY MATRAPAZ VEÇ SE ASHT MAGJUP E MASHTRUES ASHT EDHE SHPIUN I SERBISË-

Pra shkaku i telefonates kerrcnuese nga ky mashtrues ishte ky koment i imi.

Unë sot në hotmail adresen e minstrisë së punve të brendëshme të Kosovës kam dergue leter ku si qytetar kam ba denoncimin e këtij krimineli dhe kam permend rastin e tij me mue e posaçërishtë rastin e paralajmrimit të tij per vandalizem në varrezat serbe në Kosovë.

Pra denoncova BURDUSHIN per këto që i ceka edhe VIRUSIN që qellimisht apo me porosi nga dikush i jep hapsirë per të ba marketing per matrapazllakun e vetë këtij magjupi dhe per të nxit injorancen e mjer shqiptare si dhe aemiqët e shumtë shqipfolsa që nuk e dojnë DARDANINË shtet por e andrrojnë gjirin e Serbisë katile.

Unë çuditem se si ndodhi pikrisht ashtu si paralajmroj VIRUSI dhe si kërcënoj BURDUSHI dhe asnji reagim nga asnji shqiptarë nuk pati kunder këtyre njerëzve shpirtshitun. Bile ma i keq VIRUSI që së paku de-jure asht shqiptarë se BURDUSHI edhe arsytohet se ai si magjup nuk din punë tjera pos traditës me qenë magjup.

Lexues i nderuem: Shpresoj se do hyni në internet dhe do gjeni dialogun mes VIRUSIT e BURDUSHIT dhe do e ndegjoni me vemendje e pastaj do kuptoni se cilet janë ata që ngritin Lapidar pa respektue asnji rregull shtetnor  dhe krye në veti sikur bani Prefekti i Preshevës Ragmi Mustafa ndërsa kur u hoq lapidari ai ishte struk diku si miu në birucë. Do kuptoni se cilet janë ata që me sjellje vandale shkatrrojnë varreza e objekte kulti të serbve në Dardani. Pra do kuptoni se ata që u sollen vandalistë tash janë po ata që u sollen vandalistë edhe në 2004. Vandalizmi i tyne me 2004 pershpejtojë nevojen e Europes per me ba nji qetësi në Dardani dhe doli PLANI I AHTISARIT, PLAN I CILI KA SHUMË TË KËQIJA PER NEVE, E TASH ME KËTO VANDALIZMA DO PERSHPEJTOJME NDAMJEN E VERIUT TË DARDANISË APO EDHE DIÇKA MA TË MADHE SE KJO.

Zoti na shpëtoftë se neve po e shkatrrojmë vetveten e organet e shtetit kan shti veshet në lesh. Ata vrapojnë mbas tenderave dhe hajnisë.

Ju mbetshin në fyt, o Zot!



(Vota: 15 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora