E shtune, 20.04.2024, 01:32 PM (GMT+1)

Mendime

Qerim Pllana: Prekja në histori

E enjte, 24.01.2013, 08:22 PM


Qeveritë serbe duhet përgjigjur për këto dhe shumë skandale tjera krimi

Ndërhyrjet në ngjarjet (evenimentet) historike shkencërisht janë të papranueshme

PREKJA NË HISTORI SANKSIONIM SHKENCOR NDËRKOMBËTAR DHE LIGJOR

Shkruan: Qerim Pllana

Nëse historia është shkencë e cila shënon evenimentet, ngjarjet me rëndësi shoqërore të çdo popullit, periudhe, epoke apo etape historike, qysh nga krijimi i planetit, njeriut, pronës dhe shtetit, Bashkësisë së Parë Primitive, Shoqërisë Skllavopronare, tri periudhave të feudalizmit, Mesjetës, Kohës së Re dhe më të Resë. Atëherë ajo si mësuese e diturisë, nuk “preket, nuk retushohet, nuk zbutet as nuk ndryshohe”t, por mbetet ashtu siç është në të vërtet shkencë e ndritur! Të prekët, ndërhyhet, devijohet, “përmirësohet, pastrohet apo të zbutet”, për qëllime miqësore, ndikimit politikës ditore, historia si e tillë më nuk është shkencë as mësuese e diturisë. Por një konglomerat  ku dora e njeriut abuzon ose ka abuzuar me te, si në kohë, perandori dhe shumë vende të botës.

Historia atëherë më nuk është shkruese e ngjarjeve permanente, nuk është shkencë e diturive të shkencave shoqërore, por është një lloji konglomerati sipas dëshirave dhe tekeve të oligarkisë, mbretërve të cilët synojnë mbretëri drejtë tiranisë, kthimit prapa të rrotës së historisë. Kjo, prandaj nuk përket më të vërtetat, ngjarjet siç i shënon historia e njerëzimit në mënyrë burimore kronologjike në planet. Qyshkur është krijuar prona private, kufijtë, shteti, kur kanë filluar konfliktet, luftërat, grabitjet pushtimet, okupimet, evolucionet, shoqërore, revolucionet, diferencat në shoqëri, në shtete dhe në perandori, pushtimet, okupimet etj.

Në asnjë shkencë sidomos ndërhyrja në “përmirësimin, zbutjen apo ndryshimin  e materies” (lëndës, të cilësdo epokë, kohë apo periudhë historike paraqet një paradoks, sëmurje komuniste, mesjetare, mbretërore tiranike etj. Kur mbretëritë e donin historinë të shkruar sipas qejfi, tekeve dhe dëshirës së udhë-përshkruesve, lokal periodik dhe burimeve nga gojëdhënat pa mbulesë  të “fakteve“ jo-burimore jo-faktografike-dhe jo-shkencore socio-historike.

Historia është shkencë shoqërore e cila njihet si mësuese e jetës dhe njerëzimit. Bazohet ose mbështetet vetëm në burimet materiale dhe të shkruara. Pra ajo mbështetet vetëm në ngjarjet burimore shkencore studimore, duke u mbështetur edhe në shkencat e saj ndihmëse në; Arkeologji, numizmatikë, heraldikë, paleografi, diplomatikë, kronologji, sfragjistikë, gjeneaologji, arkivistikë, bibliografi dhe në historitë e perandorive veç e veç me shënime tjera burimore të shkruara, qoftë edhe në gurë, pergamen lëkur viçi, shpella mbishkrime varrezash, në epitafe trimash, heronjsh dhe dëshmorësh, qysh në parahistori-historinë Pellazge-Iliri, Daki, Greqi, Romë, Lindjen e Lashtë të shteteve të para: Abisini, Mesopotami, Egjipt, Finiki, Persi, Indi, Kinë, Japoni etj.

Historia është ngushtë e lidhur edhe me shkencat; Gjeografi, Filozofi, Sociologji, Pedagogji, Androgogji dhe një numër shkencat ndihmëse, të cilat burim kanë të vërtetën, përshkrimin e evolucionit, revolucioneve, ndërrimin e sistemeve shoqërore sipas etapave dhe periudhave shoqërore, që nga pre-historia, periudha e shkrimeve, alfabeteve, krijimin e kufijve pronës, shtetit, luftërave pushtuese për zgjerim të territoreve, krijimin e fuqive ose perandorive të kohës, nga shoqëria skllave-pronare, tri periudhave të feudalizmit, Mesjetës, Kohës    Re dhe më të Resë.

Pra gjithçka është e lidhur me ndryshimet nga barbaria deri te pushtimet e fuqive moderne në kapitalizmin liberal dhe periudhën e imperializmit ose zhvillimit të superstrukturës të kapitalit pas Revolucionit Borgjez-Francez 14 korrik 1789, Pavarësisë të SHBA-ve nga Anglia, 4 korrik 1776, Revolucionit të vitit 1848 në Evropë, Komunën e Parisit 1871 Revolucionit Bolshevik rus 1917, dy Luftërave Botërore 1914-1918 dhe 1939-1945 etj. Janë ngjarje dhe data burimore të shënuara.

Historia nuk pranon fasadë, devijim, ndalim, ndryshim dhe as ndërhyrje të çfarëdo natyre qofshin ndryshimet për miqësi, sentimentalizëm, emocione apo kureshtje për t`u fshi ngjarjet nga një e kaluar çfarëdo kohe qoftë ajo! Historia nuk mund të “zbutet” për hir të askujt, as për hir të lakmisë për t`u kthyer atje kur dikur si bien  fjala Iliria, Roma, Athinasi Perandori kishin shtrirjen e tyre, Bizanti, apo Perandoria Otomane-Turke, e cila në kohën e Sulltan Mehmedit, gjithë-pushtuesit mbante afro 10 milionë km katror në të tri kontinentet, Azi, Afrikë dhe Evropë, nën sundimin e saj, apo të tyre të hekurt!

Asgjë nuk mund të fshihet, ndryshohet as të zbutet nga historia e gjatë e sundimit të Perandorisë Otomane, nga ajo që ka ndodhë, është shënuar dhe shkruar me fakte, data dhe me etnocid dhe gjenocid. Janë një serë faktesh kokë-forta, të cilat s`ka sesi të fshihen, hiqen apo të evitohen, siç thuhet nga goja e disa pseudo-shkencëtarëve: “Të bëhet një zbutje”, një modifikim sipas kërkesës të këtij apo atij grupi të mikës Turqi, të cilët vetën e quajnë historianë, shkencëtar por janë edhe politikan, madje në hierarkinë e lartë shtetërore diplomatike të shtetit mik turk etj.

Po i theksoi sall disa fakte, të cilat lidhën pikërisht me ngjarjet e natyrës së krimit grupor, djegies së fshatrave të tëra të një visi, krahine apo kazaje, likuidimin në masë nëpër krahina dhe vise të banuara me shqiptar të kryengritësve derebej, haraçit në gjak, përhapjes së islamizmit në të shumtën e rasteve me dhunë dhe privilegje etj. Pa çka se në krye të ekspeditave të shumtën e rasteve janë gjend pasha, vezir dhe udhëheqës me origjinë shqiptare, urdhërues apo ekzekutues të krimeve si me shqiptar, armenë, kurdë, arabë etj.

Historia e Popullit Shqiptar e vitit 1967-68 nuk ka mundësi të rishkruhet dhe atë me ndalim, fshehje ose evitime të ngjarjeve që kanë ndodhur, sidomos gjatë kohës së re, ose para  dhe pas Revolucionit Borgjez Francez të korrikut të vitit 1789!

Tanzimatit të 1830, periudhës së Kryengritjeve të Mëdha 1908-1912 etj. Në hapësirën kombëtare shqiptare kanë ndodhur shumë tragjedi të shënuara si raste të shëmtuara, të cilat janë përcjell qoftë me shënime shumë mirë të ruajtura, qoftë përmes shtypit të kohës, folklorit burimor shqiptar, bisedave dhe gojëdhënave nga gjenerata në gjeneratë. Madje për historinë shqiptare, Tragjedia e ndodhur në hipodromin e kuajve në Manastir 30 korrik 1830, ditë Bajrami, ku u vranë, masakruan dhe u shkelën me kuaj në mënyrën të llahtarshme mbi 500 derebej, emrat e të cilëve pothuajse dihen një për një! Të gjorët ishin  ftuar javë më par për t`i marrë pagat, por në Manastir i priti ploja ndër më të shëmtuarat në historinë e kohës së Re.

Si mund të quhet ndryshe kjo pos një tragjedi e llojit të Reçakut ndodhur nga policia dhe ushtria serbe më 17 janar 1989. Pos gjenocid, etnocid vrasje në masë të njerëzve të paarmatosur, ngjashëm me ngjarjet e Manastirit, djegien e fshatrave në Dukagjin, 70 të tjerave në Podrimë, Ceralevë, Rrafsh dhe në Drenicë. Njësoi  siç veproi fallanga çetnike e Milosheviqit, kishte vepruar, Shefqet Dergut Pasha dhe pasha të tjerë jo sall në Kosovë. A nuk iu pre koka Ali Pash Tepelenës në Janinë, për t`iu dërgua sulltanit si pre në Stamboll në moshën 70 vjeçare, trupi për t`i mbetur në Janinë. A nuk ishte kjo një hakmarrje ogurzezë të një Sulltani më një Perandorie në rënie e sipër nga skena si fuqi botërore!? Shembuj të tillë në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-turke ka aq shumë, sa kjo histori prore është quajtur edhe histeri hakmarrëse nga një Perandori, e cila në G. Ballkanik, jetojë mbi krimin, gjakun dhe haraçin, njësoi si Serbia mbi popujt e robëruar, duke shfrytëzuar përkrahjen morale, materiale dhe ushtarake të Rusisë cariste, në veçanti të asaj komuniste nga viti 1844-1818 deri më 1945-1999. Pra deri në ditët e sotme, me veprime fashiste ndaj memorialit të luftëtarëve dhe heronjve në Preshevë dhe gjithandej në Kosovën Lindore.

Diplomacia së fundi është pika fillestare e metodikës historike sa i përket vlerësimit të autenticitetit të cilido dokument si dëshmi. Duhet dalluar dokumentet autentike historike të ngjarjeve nga ato të rrejshmet. Sepse diplomacia hulumton jo vetëm dokumentet burimore të (origjinalit), por edhe të dokumenteve tjera të cilat gjendën në përshkrim, qoftë edhe në gjendje shumë të keqe. Prandaj, me insistimin e ndërhyrjes në evenimente, ngjarje për “zbutje, retushim, ndërhyrje dhe ndryshimin e tyre në histori”, dëmi është reciprok dhe i dy-anshëm. Sepse, ngjarjet burimore-shkencore nuk mund të ndryshohen me ndërhyrje politike, pasi që ato janë të sanksionuara me ligjet e shkencës dhe diplomacisë ndërkombëtare. Pse thuhet: kjo ngjarje ka ndodhë më kaq dhe me këtë datë, muaj dhe këtë vit. Siç është lindja dhe vdekja e njeriut! Prandaj, ndërhyrja në histori për çfarëdo qëllimi dhe pajtimi mes palesh sanksionohet shkencërisht me ligj dhe me sanksione ndërkombëtare. Historia nuk guxon t`i nënshtrohet; “dhunës, lajkave, retushimeve, pra kur sesi  zbutjeve” me qëllime politike ditore përulëse miqësore apo edhe armiqësore.

Si përfundim, Turqia ka për obligim për t`i përkrah shqiptarët në përmirësimin e gabimeve, të cilave iu bashkëngjit shteteve sllave, duke ua mundësuar me ose pa qellim okupimin e territoreve etnike shqiptare nga Sanxhaku i Nishit deri në Alpet Shqiptare. Pse duhet tani të ndërhyhet në “përmirësimin e historisë kombëtare”!? Në të ashtuquajturin “retushim, zbutje, ndërhyrje në ndryshimin e ngjarjeve burimore?! Të cilat nuk kanë lidhje më esencën e problemit, për çka ky shtet mik bartë përgjegjësinë për okupimin e trojeve etnike nga viti 1878 e deri më sot. Po aq sa Evropa e viteve 1912-1913 me Konferencën e Londrës, në të cilën territoret shqiptare me popullsi autoktone u përgjysmuan. Kurse, Serbia sot e kësaj dite me urrejtje shovinizmi, skizofreni albanofobizmi, ndjek shqiptarët nga Kosova Lindore, veriu i Mitrovicës, duke i vra për së dyti luftëtarët e lirisë, në tokën e tyre etnike, të larë me gjak, nën robërinë dhe vuajtjet e përditshme të tytave të kasapëve serbë! Qeveritë serbe duhet përgjigjur për këto dhe shumë skandale tjera të krimeve ekonomike, gjenocidit dhe etnocidit, deri më krimin mbi memorialin e dëshmorëve dhe heronjve të UÇPMB-së, të rënë për liri dhe bashkim të Kosovës Lindore me Kosovën. Qeveritë Tiranë-Prishtinë obligohen që çështjen ta ngrehin në nivele më të larta ndërkombëtare. Në mënyrë që problemi i Kosovës Lindore dhe ai i Çamërisë, të zgjidhën një herë e më, për të pushuar gjendja kaotike në G. Ballkanik. Këtë situatë aq të brishtë Brukseli (BE) pa ndihmën e Uashingtonit, (SHBA-ve) dhe vetë shqiptarëve s`mundët për të zgjedhë. Aq më tepër me revanshizma reciprok, ide dhe mendime shoviniste-fashiste të rrënimit të lapidareve, thyerje të varrezave, fyerjeve dhe nënçmimeve të shqiptarëve nga shtetet fqinje, Serbi-Greqi etj. Çështja e K. Lindore (Lugina e Preshevës) duhet të inkorporohet patjetër në dialog, nëse (ai) vazhdohet mes dy qeverive Kosovë-Serbi. (Autori i njohur në publicistikë dhe masmedian kombëtare), janar 2013 Prishtinë-Kalabri.



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora