E enjte, 19.09.2019, 10:48 PM (GMT+1)

Kulturë » Libra

Një libër për dashurinë, nga Albert Zholi

E enjte, 24.01.2013, 08:05 PM


SHËN VALENTINI

Një ditë për dashurinë

Hyrje

Ky libërth xhepi i dedikohet dashurisë, fjalës më të bukur të zemrës, virtytit më të lartë shpirtëror, ndjenjës më të spikatur, më sublime, më të pastër, më sinjifikative, asaj së cilës i kanë kënduar, poet, shkrimtarë, shkencëtarë, filozofë, këngëtarë, njerëz të thjeshtë me fjalët e qëndisura në buzë . E kush nga ata që ka provuar dashurinë, nuk ka marrë krahë dhe ka fluturuar në vende të pamenduara duke përcjellë gëzim, hare, optimizëm?! Dua që ky libërth  xhepi të jetë pjesë e jetës së gjithkujt,  pjesë e atij realiteti ku secili përpiqet të “vjedhë” diçka të bukur, magjepsëse nga fjalët dhe mendimet e tjetrit. Të gjithë i duam mendimet, vegimet, idetë, ku patjetër, duam të jemi pjesë e ëndrrës së dashurisë, e atij universi ku askush s’është i fuqishëm të depërtojë, por vetëm të ëndërrojë pafundësisht në kohën mes dy stinëve më të bukura jetësore...Dashuria të shtyn drejt madhështisë, sakrificës, guximit, marrëzisë. Në dashuri jemi si dy pika vese rënë nga petalet e një trëndafili rozë. Populli i ka thurur lavdet e tij kësaj ndjenje kaq të madhërishme duke e ngritur në tempujt e shpirtit dhe në zërin e zemrës. Dashuria është një zë nga brenda vetes që kërkon të flasë, kërkon të dalë nga errësira, të thotë: Jetoj, për ty jam gjallë! Aty ku Hëna puth perëndimin dhe deti flladit mëngjesin me VAL. Ç’do ëndërr dashurie ka një dëshirë, ç’do dëshirë ka një realitet, dhe ç’do realitet ka një realizim. Dashuria është liri dhe lumturi. Në dashuri pemët, anës rrugës s’ngelen veçse spektatorë të qeshur të një kohe të bukur... Kështu le të jetë ky libërth një shkëndijë fjale, për të ndezur vullkanin e madh njerëzor për ndjenjën më fisnike të të gjithë kohërave...



(Vota: 4 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT