E merkure, 24.04.2024, 03:21 AM (GMT+1)

Mendime

Zejdush Kastrati: Koha e rrahagjoksave!

E enjte, 24.01.2013, 08:58 PM


Koha e rrahagjoksave !

Mos mendo, se je, i madh,vetëm,pse, sapo të ketë lindur, Dielli,hija e trupit tëndë, është e madhe. (Confucius)

Nga Zejdush Kastrati

Tashmë, kur , lapidari i dëshmorëve të UCPMB-së,është larguar ,pa ndonjë problem,  nga xhandarmëria sërbe, nga vendi para Kuvendit komunal të Preshevës, ku qëndroi vetëm dy muaj, më kujtohet një detaj, i cili ndodhi, pas një takimi, që pat pasur,  delegacioni i liderëve të Luginës së Preshevës, me njerin, ndër liderët,  kryesor kosovarë, dhe, kuptohet, pas  fjalëve shumë të “mëdha” që foli, sidomos njëri, nga liderët preshevarë, me të dalë në koridor, njëri, nga liderët tjerë preshevarë, iu drejtua, paksa duke qeshur, me fjalët, “tash shtrengoje…  se nuk është fer të japësh  kaq premtime dhe kërcënime të mëdha…. “Përgjegjia  ishte , ska problem,dij unë cka flasi e mos ta…”.

Nuk dua, ta akuzoj, këtë lider lokal, për këto qëndrime të tija “të zjarrta”,sepse kam bindjen, se më së paku, është fajtor, për këtë gjendje të krijuar, edhe  pas interevenimit të xhandramërisë sërbe,por,  është një fenomen gjeneral, që po na përcjellë, pothuaj, gjithë neve shqiptarëve, në veqanti liderët, në gjitha trojet shqipëtare, e që ka të bëjë, me  deklaratat  në afekt inercioni, të pamatura mire, e në veqanti ,gjithnjë, po ngutemi,nuk po e vlersojmë realisht

vehten,kush jemi e sa jemi,  po i nënvlersojmë të tjerët, dhe në momentet   më të duhura, nuk po kooperojmë, si një trup, domosdoshmërisht, me ata, që  e kanë, “fuqinë e diplomacinë”,  dhe  nuk po ia dijmë, në radhë të parë, “hallin vetit”.

Deklaratën  dhe reagimin, e këtij lideri, po e ndërlidhi, edhe, me,   pankartën kryesore, të paraqitur nga “Plisat”,po ditën, kur u largua, lapidari, e që rezultoi, me një protestë, nëpër rrugën kryesore”Nëna Terezë” në Prishtinë, ku shkruante: ”Qeveri, shko në Veri,kallxo forcën me Sërbi,mos u bëni ju tradhtarë,se ju vret populli shqiptarë”.

Po këtë ditë, pati edhe  mesazhe e opinione të shumta, nga qytetarë  nga Presheva, por, edhe viset tjera, të cilët,kuptohet, nën emocione shumë ta arsyeshme, i adresuan,  në mënyrë shumë ironike drejt, Qeverisë  në Prishtinë dhe Tiranë duke i “falenderuar” për “ndihmë”…në  këto momente, në të cilat po kalon,Lugina e Preshevës.

Sa i përket,  Qeverisë në Tiranë(jo vetëm kësaj qeverie aktuale),mund të themi, se,  ka kohë, që, patriotizmi dhe atdhedashuria,në kët shtet, ka kohë, që ka vdekur, dhe  tashmë,është varrosur, hiq deklaratave folkloriste, dhe për konsum të brendshëm elektoral, e për përfitime,që po i bënë, edhe, lidershipi, aktual, në Shqipëri,sepse, me keqardhje,  mund të numrojmë, shumë raste, kur shteti shqiptarë, është treguar më respektativ, karshi Sërbisë, Greqisë e të tjerëve, se sa, ndaj shqiptarëve të Kosovës, .Maqedonisë, Luginës së Preshevës…! Kjo, është argumentuar, edhe, gjatë kohës, së Xhaxhit,edhe gjatë embargos… edhe  nga Edi, por edhe Sala.

Me të drejtë ,Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, ditë më parë, alaramoi ,opinionin kosovar, me një të dhënë, shqetsuese dhe shumë irituese për ne kosovarët, se, në Shqipëri, kurrë, nuk ka qenë, më  shumë,prezent, biznesi dhe tregtia sërbe se sa viteve të fundit,kurse bizneset kosovare,  edhe nëse janë hapur në Shqipëri, nuk, po mund, ti mbijetojnë skenarëve dhe presioneve të pista, që vijnë, pikërisht nga , zyrtarë, të këtij shteti “vëlla”.

Sala, nëse don, me tregua, se është vërtet patriot, karshi, jo vetëm ngjarjeve në Preshevë e që po e bënë me deklarata bombastike, mesazhin dhe selamin më

të qartë, mund ta dërgoj dhe fuqizoj, sikur,  të lagonte  barakat në Morinë, dhe të lejonte, që produketet kosovare,  dhe ato preshevare, të futen, në tregun shqiptarë pa procedurë doganore e peripeti, dhe, me këso veprime, do të qonte, selame, edhe  në Beograd, por edhe të tjerëve,dhe do të tregonte  se vërtet “Jemi një…”

Sa i përket edhe  Qeverisë së Kosovës, pos tjerash,edhe në raport, me ngjarjet në Luginë të Preshevës,gjithashtu, të gjithë liderët, patën deklarata, sipas momentumit, dhe intersit për të përfituar poena politik ,por edhe , prej cilave anë ipeshin, dhe para kujt deklaroheshin, por një gjë, që duket haptas,dhe  nuk don, shumë koment e analizë.

Kosova, me kapacitetet që ka,me këto institucione të brishta, dhe, e monitoruar dhe e menagjuar, në sferat më vitale, nga ata, që kanë,  edhe fuqinë edhe forcën,kur Sërbia në Kosovë, ka hyrë dhe po hynë, kur po don e ka po donë, dhe po ia përdhosë policët e Kosovës e po ia kidnapon,kur Veriu , është krejt, me ikonografi  sërbe  e i ambientalizuar  si të ishte   Shumadi,  me pushtet  të Beogradit,e aspak dhe me asgjë nuk i gjason Kosovës, të presësh,që të prishin rahatinë, për Juve preshevarë,ky lidership, është utopi,dhe e pabesueshme, sepse, ku ka ma mirë, se me qenë, në pushtet, në Kosovë,apo, me udhëheqë, se ,aty, ku popullata, është shqiptare.

Pra, fajet, i kemi ne të gjithë ,për gjendjen,  në të cilën, jemi, dhe ku jemi.

Edhe liderët e juaj,janë  pothuaj një “brum”,apo edhe më të “zi”,andaj, kthjelluni, dhe punoni, e mos pritni, të ju vajtojnë, mallkojnë, ata që kanë probleme me vetëvehten.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora