Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Reshat Nexhipi: Mosmarrëveshjet dhe grindjet tona

| E merkure, 23.01.2013, 09:04 PM |


Pse, ne shqiptarët,  kemi mbetur prapa botës, edhe pse, stërgjyshët  tanë, kanë qënë në krye të saj

Nga Reshat Nexhipi

Hyrje

Fjalët  e  fundit të  titullit,lidhur me lashtësinë, veç  tje rash, dëshmohen nga emri  i ,,babajt,, të perëndive- Zeusit, që ka të bëjë me fjalën shqipe zë, prandaj ne e quajmë Zot, që do thotë se edhe ,,fëmija,, e këtij ,,babaj,, pra 12  perënditë e tjera, 6 meshkuj dhe 6 femra, u takojnë stërgjyshëve tanë, gjë që mund të ilustrohet edhe me emrat e tyre që kanë rrënjë të gjuhës  shqipe, madje, disa,  janë puro shqiptare, siç është emri i  perëndeshës së shquar Afërdita. Madje, në një tekst të internetit qendron  shënimi se  emri  Jezu  (Krisht) ka të bëjë me fjalët shqipe Je dhe zu=zot, pra je Zot!!  Në favor të lashtësisë sonë, shkon edhe emri i  të parëve tanë-pellazgëve të para rreth 12 mijë viteve, që ka të bëjë me fjalën shqipe pellg etj. Këto që theksova , të cilat, të jem i sinqertë, edhe mua më tingëllojnë  si tëpër    egzagjeruara, mos them fantazma, kanë  dalë nga goja ose penda e shkencëtarëve të huaj dhe poliglotë, të cilët nuk i kemi as vëllezër as kushërinj  që mos u besojmë dhe që para tyre, ne ,,shkencëtarët,, e kësaj kohe,  dukemi fare të vegjël. Emrat e  tyre  tani më dihen, prandaj nuk përsërita. Të kaloj tashti te  pyetja e parashtruar në titull:  Pse  kemi mbetur të ndarë e të përçarë dhe shumë prapa disa popujve ,të cilët,  kur të parët tanë krijonin mbretërira, në krye madje edhe me femra, siç ishte rasti me Teutën dhe Kleopatrën e Egjiptit, popujt në fjalë, akoma nuk kishin zbritur nga degët e pemëve të maleve Karpate të Rusisë së sotme.

Mosmarrëveshjet dhe grindjet-shkaku kryesor që kemi mbetur të ndarë e të përçarë

Për hir të kontinuitetit  historic  dhe për të dëshmuar se konfliktet e sotme  i  kemi trashëgim nga e kaluara,  do  filloj  nga  Zeusi. Ky, për të qendruar në krye, vrau babanë e tij,  kurse nga xhelozia, deshte të zhdukë edhe Prometheun, bëmirësin më të madh të botës, i cili, me zgjuarësinë e tij, i shpëtoi vdekjes. Fjala është për Kutinë e Pandorës.

xxx

Për r të rrëmbyer pasurinë e madhe të Trojës  dardano-ilire, stërgjyshët tanë, u vranë me njëri-tjetrin 10 vjet me rradhë dhe, sikur mos ishte  Odiseu që dha idenë për  ,,kalin,, e drunjtë,  kushedi edhe sa do vazhdonte lufta në fjalë. Pra, kjo luftë, nuk bëhej midis Grekëve dhe Trojanëve, siç thuhet në histori, sepse grekë në atë kohë nuki kishte fare, por midis vetë  stërgjyshëve tanë dhe,  nuk ndodhi ajo për Helenën e bukur, rrëmbyr nga Parisi,  por për shkaqe të theksuara më sipër.

Mosmarrëveshjet dhe grindjet në  kohën e Lekës së Madh

Po filloj me Euripidën, gjyshen e Lekës së Madh, e dalë nga gjri i Linkestëve të Manastirit të sotëm, emrin e të cilëve e mban lokaliteti historik i këtij qyteti- Heraklea Linkestis. Ajo, për të qendruar në krye, vrau mbretin e parë dhe ajo që është më e keqja dhe që ka lënë njollë të zezë në histori, vrau edhe të shoqin, dy djemtë e rritur dhe, siç duket edhe të bijën. E reja, ose nusja e saj, Olimpia, bashkëshorte  e Filipit të Dytë, përmendorja e të cilit u ngrit në Manastir, për të kurdisur në krye të shtetit djalin e saj- Lekën, vrau  të shoqin, kurse këtë e vranë ithtarët e  tij.

xxx

Këto dy vrasje u bënë edhe për shkak xhelozie,sepse ajo, për t a shpallur të birin- Lekën për  hyjnor, përhapi lajmnin që atë nuk e ka me Filipin, por me ndonjë fuqi të mbinatyrore, siç ishte ,,gjarpri,, të cilin ajo e sillte rreth kokës sikur të ishte prej gome dhe, ajo që shkakëtoi xhelozinë tek i shoqi, flinte me të. Kurse ajo xhelozonte të shoqin për shkak se ai u martua me një tjetër, më te re nga  Olimpia.

xxx

Leka i Madh, nuk pranonte të mirat e T et, Filipit të Dytë, i cili e bëri mbret dhe  njeri më të njohur në botë, duke i sjellë për edukator filozofin më të madh të asaj dhe kësaj kohe-Aristotelin, me origjhinë ilire. Kjo mospërfillje,  e nervozoi  Klitin, djalin e Bardhylit, prandaj dhe gjatë një konflikti, lidhur edhe me këtë çështje, Leka i Madh , i bërë xunxull  nga rakia,  e vrau, por, kur u bë esëll, u pendua aqë tepër sa që deshte të bëjë vetëvrasje, sepse nga familjas e tij ishte rritur dhe ishte një ndër udhëheqësit më të shquar  në ushtrinë e Lekës së Madh-thuhet në literaturën e historisë.

Tradhëtia në periudhën romake  para dhe në kohën e  Skenderbeut

Mbretëreshën ilire Teutën e tradhëtoi  komandanti i shquar i   saj  Dhimitër Fari, i cili, për interesa personale, u lidh me romakët, duke u dorëzuar  flotën ilire dhe ishullin e Korkurës, në kryerngritjen antiromake të udhëhequr nga Batoja, tradhëtoi një komandant me të njëjtin emër.

xxx

Tradhëtia vazhdon edhe në shekujt e mëvonshëm. Ballsha II, i shekullit 13, fjala vjen, mbajti  anën e Papës dhe Venedikut,  me ndihmën e të cilëve  ndërmori fushatë kundër Karl Topisë, duke u bërë zot i Prizrenit dhe Pejës, kurse më vonë u cilësua si “Zot i Arbërisë”. Karl Topia, rinc i shekullit XIV , i ndodhur ngushtë nga kundërshtarët e vet, iu drejtua për ndihmë ushtrisë osmane, e cila po i afrohej Maqedonisë. Kjo ishte mirëseardhje për Turqit për të depërtuar më lehtë dhe më shpejt në këto treva. Mojsi Golemi-Dibra, Hamza Kastrioti, tradhëtuan  heroin ynë komnbëtar.

Avazi i njëjtë vazhdon e dhe pas vdekjes së Skenderbeut, deri në ditët e sotme.

Edhe pse  Skenderbeu, para  se    japë shpirt, dha mesazhe të vlefshme rreth nevojës për bashkimin e shqiptarëve kundër   armiqëve dhe kundërshtarëve të vendit,  porositë e tij, nuk u përfillën fare, gjë që u dëshmua me mosmarrëveshjet midis Ali Pashë Tepelenës dhe Bushatlinjëve të Shkodrës,  grindjet midis  ithtarëve të  autonomisë dhe pavarësisë nga Perandoria osmane gjatë Lidhjes së Prizrenit, 1878-1881, Lidhjes së Pejës, 1899 dhe sidomos gjatë Kryengritjes  së Përgjithshme të v.1912, kur kryengritësit shqiptarë çliruan Shkupin, por  për shkak  edhe të mosmarrëveshjeve, duke i besuar premtimit të sulltanit, lëshuan qytetinduke ua lënë, kuptohet, pa dashje, Serbisë, e cila diti si të shfrytëzojë veset negative shqiptare të asaj kohe, gjë që rezultoi edhe me humbjen e Kosovës.

Mosmarrëveshjet para dhe  pas Pavarësisë së Shqipërisë

Fjala është për  qëndrimet e kundërta ndaj  veprimeve lufta

rake të ëtës së Çerçiz Topullit kundër gjakatarëve  grekë ndaj patriotëve shqiptarë, mospajtime me ardhjen e  Princ Vidit  në krye të Shqipërisë, gjë që shkakëtoi kryengritjen e Haxhi Qamilit, kurse figura kryesore ishte Esat Pashë Toptani,  të cilit nuk I shkonin punët mire as me nipin e tij- Ahmet Zogun, kurse  kundër këtij  të dytit  me Fanolin, Hasan Prishtinën etj. Prandaj dhe u shkakëtuan atentate dhe  vrasje  të cilat dëmtuan tepër çështjern shqiptare, pa marrë parasysh kush sa ishte fajtor.

xxx

Marrëdhënie jo të mira   kishte edhe  midis Faik Konicës dhe Frashërinjëve, sidomos me dhëndrin e  këtyre të fundit-Shahin Kolonjës, të cilët gjatë polemikave në shtypin e përditshëm,  ofendonin  keq njëri tjetrin,  duke  u  tallur  edhe  me pamjen fizike të njëri tjetrit, kuptohet në konotacion negativ,  me mënyrën ,,primnitive,, gjatë ngrënies së tyre etj.etj. të cilat janë objekt i një fejtonit tim publikuar para disa vitesh me titull,, Gabimet e figurave të njohura shqiptare në të kaluarën,, duke filluar nga Skenderbeu, deri  te ata të kohës së sotme, midis partive në Kosovë,Maqedoni etj.e posaçërisht midis PD-së dhe PS-së në Shqipëri.

xxx

Kosova  pas mbarimnit të Luftës së Dytë, mbeti nën serbët, vetëm e vetëm për shkak të konfrotimeve luftarake  midis forcave antisllave dhe antikomuniste-ballistëve dhe  legalistë

ve, nga njëra  dhe nga ana tjetër atyre të lidhur  këmbë e kokë me Titon dhe këlyshët e tij., të cilët jo vetëm që humbën Kosovën dhe Çamërinë,  por sollën  në krye diktatorin më të madh shqiptar i cili  ka lënë pasoja edhe sot, duke  lojtur rolin e tersit të Pojanit me litarin në qafë dalë jashtë varrit.

xxx

Pasojat e konfrontimeve të lartpërmendura, ndihen edhe sot e kësaj dite, gjë që pengon tepër realizimin e unitetit kombëtar. Është koha që   këtij fenomeni  negative t i thuhet stop. Veç tjerash, duhet respektuar mesazhet e Skenderbeut para vdekjes: Vetëm të bashkuar mund të  përparojmë, interesat personalëe dhe familjare, t i zavendësojmë me ato kombëtaret etj. Të kujtohemi në porosinë  e  motra ve  Qiriazi  nga Manastiri, të cilat porosisnin afërsish kështu: ,,Mosmarëveshjet, grindjet, inatet, xhelozinë. Ambicjet  t i hedhim në shportën e dashurisë,, etj.

xxx

Këtë rol mund ta lozin me sukses posaçërisht intelektualët tanë. Gëzon fakti që,  një pjesë e tyre,  përmes apelit   për votimin e tre propozimeve të mbetura në Parlament,  kërkojnë  heqjen e barikadave si pengesë drejt Evropës së qytetëruar, prandaj dhe, me të drejtë, disa, listën me nënshkrimet, e quajnë si një lloj referendumi për intelektualët tanë e cila do hyjë në analet e historisë, si një dokumet tepër i rëndësishëm për kohën kur  është shkruar.