E premte, 19.04.2024, 12:22 PM (GMT+1)

Mendime

Leon Duhanaj: Tradhti kombëtare!

E merkure, 23.01.2013, 08:59 PM


Ndryshimi i historisë, tradhti kombëtare!

Nga Leon Duhanaj

Në qoftë se done ta ndryshojnë historinë , atëherë , se pari ishte dashtë ta heqin shtatoren e heroit tonë kombëtarë Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, nga Prishtina . dhe të shpallet tradhtar i” kombit shqiptare”, me të  gjithë ata që  shekuj me radhë luftuan për çlirimin e trojeve shqiptare. Sepse këtu ose kanë qenë të gjithë ata që u sakrifikuan dhe derdhen gjak tradhtar ose janë ata të cilët jua mohojnë këtë histori.  nëse pretendohet ndryshimi ( shtrembërimi ) i historisë pa e bere ketë , nuk do të jetë  i  pranueshëm për  aq sa në këto troje do të rrjedh gjak shqiptari.

Formimi i komisionit për ndërhyrje në librat shkollore të shollave fillore dhe të mesme , duke pas si kriter bazë miratimin e tyre nga ana e shtetit turk, kjo vërtet nuk do me shumë koment. Si ka mundësi, fytyrë dhe guxim një  njeri që veten e quan shqiptar dhe del e deklaron para opinionit se pushtimi otoman asnjëherë nuk ka operuar përmes dhunës dhe vrasjeve, madje sipas tyre pushtimi paska qenë paqësor dhe i dobishëm për kombin Shqiptar.

A janë të vetishëm ata anëtar të ati komisioni famëkeq i cili po behet instrument i tradhtisë kombëtare, se ç’far po bëjnë . A kanë pasur rastin në jetën e tyre të lexojnë ndonjë varg në historinë e lavdishme të popullit shqiptar.

Vet mënyra tinëzare me anë të së cilës pretendojnë të shtrembërojnë historinë shqiptare tregon se këtu ka të bëj vetëm me tradhti kombëtare e asgjë tjetër. Por mos të harroj çdonjëri nga ata pretendues, se kombi shqiptar, nëse diçka ka pas me bollëk , atëherë ata ka qenë tradhtaret, por në historinë e lavdishme kombëtare gjithmonë koha iu ka dhënë vendin e merituar atyre.

Disa njerëz këtu në kohen tonë e posaçërisht politika zyrtare shqiptare ne përgjithësi,  po mendojnë se këtu është fillimi dhe fundi i historisë, që historia fillon dhe mbaron me ta, dhe po pretendojnë që ta shkruajnë si ata donë dhe se ashtu edhe do të mbeten, dhje nuk janë të vetëdijshëm se historia e njerëzimit është një proces shekullore, dhe se kombi shqiptar ka kaluar kohërat me të errëta të tija por që të gjitha i ka mbijetuar, dhe do ta mbijetoj edhe këtë sulm qyqar që po i behet përmes institucioneve të veta.

Me befason një fakt se si shumë historian po e trajtojnë këtë çështje të rëndësishme me një indiference të papare. A e dine ata që kanë përgjegjësi njerëzore , morale, intelektuale dhe kombëtare që të reagojnë në  mënyrë të organizuar ndaj çdo dukurie e cila është në shërbim të tjetërsimit, dhe zhbërjes  kombëtare. Apo mos vallë edhe atyre u ka hyre uji nder këmbë.

Është vërtet i dhimbshëm dhe i trishtueshëm fakti se, si ne shqiptaret te cilësuar si popull me një të kaluar të lashtë  asnjëherë, madje edhe sot e kësaj dite, nuk arritëm t’i konsolidojmë ndjenjat tona të përbashkëta kombëtare, rreth një ideje dhe një qëllimi të përbashkët  për të ardhmen e kombit tonë . Por gjithmonë dëshmuam, madje  edhe kur nuk kemi armiq direkt atëherë ne e marrim vet, në dorën tonë rolin e armikut, në mënyrë që ta shkatërrojmë vetveten.

Dua që përmes këtij shkrimi të apeloj tek të gjithë ata që kanë përgjegjësi institucionale, në radhë të par, e pastaj ata që kanë përgjegjësi intelektuale e kombëtare që të reagojnë dhe mos ta tolerojnë një gjë të tillë. Ose nëse vërtet e kanë bëre mendjen një me heq dorë nga shqiptarizma , atëherë ta bëjnë këtë njëherë e mire të heqin dorë, dhe ta  rishkruajnë edhe historinë e 100 vjetorit të fundit të pushtimin serb, sepse edhe ata i kemi fqinj dhe mos po na hidhërohen. Pra ti trajtojmë edhe këta si pushtues të butë dhe të dashur për kombin shqiptar.



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora