Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Drita Lushi: Ah sikur...!

| E merkure, 23.01.2013, 08:57 PM |


AH SIKUR…!

Skicë-esé

Nga Drita Lushi

Na gënjejnë qysh    lindje.

Po, po!

Me një biberon gënjeshtër (rrens), mamatë  na “mashtrojnë”,e na bëjnë  të besojmë  se  kemi  gjirin e tyre në gojë.

E ne, as motakë, në  abc-në  e vetëdijes  sonë  hapvogël  themi :

“Ah sikur!”

“Sikur  të kishte qumësht, ky “gji”, atëherë  do të  ishim më mirë, sa të qetë do flinim!”

E këtë, e themi me sytë, qe ia ngulim mamave tona, të cilat mendojnë se nuk kuptojmë, e vazhdojnë punën të qeta.

Ndonjëherë  zemërohemi aq shumë,  sa qajmë.

Kjo, është  protesta  jonë  e vetme ndaj “gënjeshtrës” që na bëjnë, sapo lindim.

Po  edhe  ne gjithashtu, gënjejmë fëmijët  tanë. Po, po, i gënjejmë në të njëjtën mënyrë.

Një “gënjeshtër” që na e mësuan  të tjerët  qysh në lindje,  e zbatojmë  edhe ne, jo pa kuptuar, por me vetëdije.

Nis  kështu “riciklimi” i gënjeshtrës, dhe trashëgimi  i  saj.

Ne një moshë  pak më    madhe, kur i pyesim  mamatë  tona se, si lindëm , asnjëherë  nuk na kanë treguar te vërtetën.

Por ndonjëherë, edhe kur u  themi të vërtetën, fëmijët  s’besojnë.

Pasi i thashë vajzës  sime, që  e kisha lindur me operacion, filloi dyshimi i  saj, se mos  ndoshta,  ish’ e  birësuar, për  faktin se është e vetme.

Disa  gënjeshtra,  i marrim për  të vërteta, e disa të vërteta i marrim si gënjeshtra.

Natyra e njeriut, është  sa e komplikuar  aq  edhe  e pafajshme.

Ndonjëherë na pëlqen të na gënjejnë.

Ndonjëherë, na gënjejnë, dhe ne, bëjmë sikur besojmë.

Ndonjëherë na gënjejnë  dhe  s’e kuptojmë kurrë, gjithë jetën

Na kanë  gënjyer edhe në shkollë.

Na  kanë  gënjyer librat, kur  shkruanin, se ishim vendi më i  lumtur dhe i lirë në botë, paçka se i binim derës së komshiut    fund të  pesëmbëdhjetëditëshit, për huanë e zakonshme.

E ne, i gëzoheshim të lumtur kësaj “mrekullie” që natyra ia kishte dhënë vetëm vendit  tonë  të bekuar.

(Oh, ç’gënjeshtër e bukur!Të mundësh të  jetosh e mbijetosh nga një mashtrim!)

E na dhimbsej  bota e “shkretë” e njerëzit e saj të uritur e të varfër!

Në njëfarë mënyrë na gënjyen edhe mësuesit qe na i spjeguan këto libra.

Mësuam të  gënjejmë, për mësimet, për notat e për ndonjë  gjë të vogël.

Gënjyem dhe kur dolëm me  ndonjë djalë, deri në ditën që ai, u bë dhëndërr shtëpie.

Po Sot?

Gënjeshtrat sot, janë kthyer në murlan që  fryn  nga të katër anët.

E ne, të çoroditur mundohemi të mbrohemi, të  strukemi,e  herë-herë të vëmë në punë  imunitetin që organizmi ynë  ka mundur të fitojë  nga përballja,  me thurje e ndërthurje, kompozim e dekompozim  të viteve të gënjeshtërt  e gënjeshtrat  e sa e sa viteve.

Sot  gënjeshtra, ështe modernizuar.

Gënjeshtrat,  veshin  fustanet  e shekullit  të njëzet e një, minifunde  të blera  on line.

Gënjeshtrat  ecin me vetura të shtrenjta, jetojnë  në apartamentpallate.

Gënjeshtrat  s’dalin lakuriq, nuk prostituojnë.

Ato kanë  pronar/e  që i mbajnë  fort, me fanatizëm e xhelozi.

Gati-gati, të vjen  t’a  kesh  “zili” gënjeshtrën.

E ç’bejmë ne, kur kjo  lartohet kaq bukur e hijshëm para syve tanë?

Nisim edhe ne, të  gënjejmë  veten.

A nuk  është  gënjeshtër ndaj  vetes, kur s’duam  të pranojmë  diçka që ndodh  konkretisht,por “ënderrojmë” mënyrën  që do të donim ne?

A nuk genjejme veten,kur nuk arrijmë  dot  atë që duam, kur nuk arrijmë synimin, postin, njeriun që pëlqejmë, mirëqenien, paratë, kur s’mundemi  t’i   blejmë fëmijës atë që do?

Ne keto raste, ndërgjegjia dhe vetëdija naivizohen me dashje prej nesh, per t’ia lënë vendin fantazisë së gënjeshtert, që ne të mos ndiejme shumë zhgënjimin e mos arritjes së qëllimeve tona.

Në çastin që fillojmë të gënjejmë veten, e i shohim ndodhitë, njerëzit, me syrin që do na pëlqente, tashmë,  megjithese të rritur, ashtu sikurse motakë përsëri themi:

“Ah, Sikur!”

E  thirrja dëshirore, vihet në punë me nxitim, larg vetëdijes që s’do të na lejonte  të pranomin gënjeshtrën si trampolinë, për të  arritur  atë  që do të donim.

“Ah, sikur!”- themi në  a-b-c-në  tonë motake.

“Ah, sikur!”- themi ne  y-z-zh-në  tonë maturë.

E pavarësisht se na gënjejnë e gënjejmë, pavarësisht nga timbrimi i bukur në të shqiptuar i “ah, sikur!”, gënjeshtra më  e keqe është ajo ndaj vetes.

Zgjidhja më e mirë  është ndarja me të, për të mos qenë të droguarit-vartës të saj.

  jesh  i  lirë, e të shohësh me  sy hapur, nuk është  dhe  aq e vështirë, paçka se mund të  jetë dhe  e dhimbëshme, paçka se diku mund të ketë shumë diell, e diku shumë  shi…

“Ah, sikur!”…të mos kishte lindur kurrë gënjeshtra!