E enjte, 25.04.2024, 08:25 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Lëvizja për Bashkim: Edhe lapidari flet

E merkure, 23.01.2013, 07:43 PM


Edhe lapidari flet: Shqiptarët e Kosovës Lindore nuk kanë të ardhme në Serbi

Sot në orët e hershme të mëngjesit forca të shumta të xhandarmërisë serbe kryen një akt dhune kundër shqiptarëve - larguan me forcë lapidarin e dëshmorëve të kombit nga qendra e Preshevës.

Ky veprim i pushtetit serb është vazhdimësi e sjelljeve shoviniste të Serbisë jo vetëm ndaj shqiptarëve të Kosovës Lindore, por edhe kundër shqiptarëve në përgjithësi. Ky akt e shpërfaqi edhe njëherë realitetin e hidhur: shqiptarët të cilët jetojnë të trojet e veta në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë janë të privuar nga të drejtat elementare dhe se madje as ato nuk mund t’i realizojnë në kuadër të Serbisë.

Gjithashtu, ky akt tregon qartazi se politika e ndjekur ndaj Serbisë nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë ka qenë e gabuar dhe e ka dëmtuar e po e dëmton interesin kombëtar të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. Në njërën anë kemi politikën agresive shoviniste të Serbisë, e cila po i shtyp, vret, burgos e shpërngulë shqiptarët, e, në anën tjetër, kemi politikën qyqare e Tiranës e Prishtinës, e cila shqiptarët e Kosovës Lindore i quan dhe i trajton si pakicë kombëtare (!) dhe kërkon nga ata që të drejtat e tyre t’i realizojnë në institucionet serbe!

Qëndrimi i institucioneve tona ndaj çështjes së Kosovës Lindore duhet të ndryshojë.

Lëvizja për Bashkim deklaron edhe njëherë se populli shqiptar në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, jeton në trojet e veta i ka të gjitha karakteristikat e kombit dhe se atij i takon e drejta e kombeve për  vetëvendosjes deri në shkëputje. Andaj, të gjithë shqiptarët, subjektet politike e institucionete e Kosovës dhe të Shqipërisë duhet të punojnë për jetësimin e kësaj të drejte, pra të bashkimit të Kosovës Lindore me Kosovën-Shqipërinë.

Lëvizja për Bashkim

Prishtinë, 20.1.2013



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora