E shtune, 21.09.2019, 08:40 PM (GMT+1)

Editorial » Sidheri

Elvi Sidheri: Kur ne mijevjecarin e trete Sqepari triumfon mbi Onufrin!

E merkure, 23.01.2013, 07:05 PM


Kur ne mijevjecarin e trete SQEPARI triumfon mbi Onufrin!

Nga Elvi Sidheri

"Ja na erdhi Viti i Ri, sa jam i gezuar, porsi une cdo femije ka per t`a festuar"!

Ishte kjo qe ua prezantova, nje si tip kenge feminore e para renies se diktatures ne vitet 90-te.

"Ca m`a dha truni" qe t`a shkruaj?

Une si njeri te cilit i pelqejne festat, nder to shume dhe Viti i Ri, si nje moment reflektimi per cfare leme pas e cfare do bejme pas fillimit te ri qe do jete viti qe fillon, une pra keshtu me ato vargje te mesiperme do e kisha nisur kete vit qe sapo hyri.

Nje vit i ri qe si ky, hyn pas nje te vjetri ne te cilin, vecse i rame me shqelm mollaqeve kandidatures qe Europa na ofroi bujarisht ne tabaka argjendi, po ashtu ne mase te madhe keqperdorem dhe 100 vjetorin e shpalljes se pavaresise.

Kandidaturen per BE e gjetem te udhes qe t`a refuzojme ne vete e jo ata qe na e dhane.

Jo vetem per shkak te llogarive politike te ish-komunisteve te borgjezuar e pasuruar te 1941-shit (PKSH-PPSH-PS), te cilet tashme metojne te behen nje lloj aristokracie e re e ngritur mbi rrenojat e aristokracise reale te para 45-es e te gjakut, pasurive e inteligjences se Shqiperise, qe ata perthane nga 1945-a ne 1990-en, nga 1997-a e me tej.

Kandidatura ra dhe per shkak te ketij realiteti ku jeton vendi yne.

Ne kete realitet hyn denjesisht dhe PS-ja, megjithe trashegimine e saj diktatoriale 72 vjecare, me monizem, revolucion 97-e, greva, tenda e sulm ndaj kryeministrise se nje vendi te NATO-s!

Por ne kete realitet hyn dhe nje qeveri e shoqeri qe per 3 vite rresht nuk di apo nuk do te beje pakte apo t`a sjelli ne arsye nje opozite te tille.

Statusi s`merret se askush s`e do vertet!

Duam nje realitet plot krime, dhune ne familje e ngado, grash te masakruara te cilave u behet dy here varri nga vrasesit e tyre e shoqeria e gatshme qe t`i nxjerri te pamoralshme e putana, ne nje perpjekje te ulet per te barazuar agresorin me viktimen.

Realitet me perrenj mes qytetit qe shndrrohen ne Amazona per shkak te masakrimit te shtrateve te tyre e me pas mbysin qytetet tona.

Ata pak qe kane mbetur normale nga trute ne nje vend si i yni, ndoshta nevojitet te ngrene ndonje Varke Noeje, para se Zoti apo Nena Natyre, me ane te lumenjve pa zall (pasi e kane marre per pallatet me apo pa leje), te perrenjve, ujembledhesve me diga te pariparuara prej vitesh, liqeneve apo detit pa breg (sepse reren e kane germuar e vjedhur e pemet i kane prere), para se Perendia apo Natyra pra, te na permbyte perfundimisht duke i dhene fund marrezise sone kolektive.

Ndoshta dhe ne menyre te pandergjegjshme, Status BE-je ne nuk duam, pasi ashtu dhe ligjerisht, do hynim ne Europe, jo vetem gjeografikisht e per nga origjina historike.

Ndoshta shumekush preferon kete gjendje ne dyert e Europes, pa qene brenda saj.

Ngrire mes Orientit skuth, te prapambetur, thashethemas, te pafytyre e spiun dhe Europes se kulturuar e qyteteruar.

Turqia rri me qimet e kokes ne Europe (Trakia turke e Edreneja) e prapanicen ne Azi!

Por ai vend i tille eshte dhe gjeografikisht (Europe 5%-Azi 95%) dhe historikisht (rrace mongole e perzjere me popujt e shtypur europiane) dhe mentalisht.

Per t`u shkeputur nga kjo shembelltyre e tmerrshme, ne nevojitet te vrapojme shpejt drejt Europes.

Se c`u be me festimet e 100 vjetorit e kam shkruar dhe me pare!

U ngit nje figure (mbreti Zog) per te shkelur 100 te tjere!

Keshtu Luigj Gurakuqi, Bajram Curri, Fan Noli, Faik Konica etj, automatikisht u shpallen te pavlere e armiq.

Duke harruar qe historine e Shqiperise se pavarur, ata e mbreti, me veprat e gabimet  e tyre e kane bere bashke.

U lane qellimisht menjane ne harrese pjese te pandashme te nacionalitetit shqiptar si Arbereshet e Arvanitasit, sepse dikush ata, por edhe 20 e ca perqind te banoreve te Shqiperise (shqiptaret ortodokse, ndryshe nga c`thote nje census i bere ne tetor kur 1 milion e gjysem shqiptare jane ne emigrim, shume prejt tyre dhe te kesaj feje, pa folur per nje mori lojerash te tjera te perditshme ne kurriz te ketij komuniteti nga nje dore e miremprehur kunder ekzistences se tyre), keta te gjithe pra, nuk i shohin si shqiptare!

Provat e shqiptarizmit po te qe nevoja, te treja palet mesiper, i kane dhene me kohe, me vepra e qindra figura kyce te historise shqiptare.

Druaj qe nga pala tjeter (fshiresit e harruesit e historise), prova shqiptarie te mirefillte, jo demagogjike e deklarative, larg endrrave ne diell e me sy hapur, ata nuk kane dhene e aq me pak po japin tashme.

U ndertuan (perjashto Monumentin e Shqiponjes ne Tirane) statuja per te cilat minimalisht s`u pyet askush!

Nderkohe u "HARRUA" qe ne Tirane, s`ka monument as te mbreterve  Agron, Bardhyl, Gent, Teuta, Pirro, te Myrtali-Olimbise (nenes se Aleksandrit te Madh), te pernadoreve Kostandin i Madh apo Justinian e te gjeneralit Belisar.

Te gjithe keta 100% ilire!

Pastaj kemi dhe guxim te ankohemi qe historine na e vjedhin e s`na e njohin?!

Kur s`e njohim vete ne!

Cdo i huaj qe vjen ne Tirane, historine shqiptare e sheh te filloje nga 1405-a me Gjergj Kastriotin, pastaj me ane te Partizanit te Panjohur i huaji kupton se kemi dale maleve para 70 viteve e me statujen e Ismail Vlores, ai merr vesh se jemi bere te pavarur.

Por nga Monumenti i Librarise Ambulante tek parku Rinia, i huaji mund te kuptoje dhe mesazhe ekuivoke, si per shembull se historia jone eshte nje liber i hapur ku secili mund te shkruaje cfare te doje.

Por Viti i ri erdhi e thashe qe budallalleqet e cdo lloji te mbesnin tek i vjetri.

Perplasem gotat, u uruam, hengrem sa u nginjem derisa nje dite u zgjuam me nje lajm.

Ne Valsh te Elbasanit ishin "vjedhur" afresket e shkrimet e Onufrit.

"Vjedhur" per kete rast, eshte fjale e bukur.

Sepse nje vjedhes, hyn nga ndonje vrime e vjedh ne shtepine e dikujt frigoriferin, televizorin e shporetin, por ai nuk  ka shkitur nga trute qe te nxjerri sqeparin e t`i shkaterroje keto objekte.

Sepse asnje vjedhes nuk do ishte aq i lene nga trute, sa te futej diku me rrezikun qe t`a kapnin me duar ne presh ndryshe.

Vjedhesi vjedh, nuk shkaterron!

Ato orendi, piktura, afreske qofshin, vjedhesi i merr qe t`i shesi e te fitoje leke prej tyre.

Kur nje vjedhes futet ne shtepi me sqepar ne dore dhe thyen mobiljet, shqyen kanapete e perplas pjatat, ai e ben sepse eshte "vandal" e do te shkaterroje.

VANDALET (meqe kete titull kane shkaterruesit)-thote historia, ishin nje popull gjermanik qe vershoi Pernadorine Romake ne ditet e fundit te saj.

Ata shkuan deri ne gadishullin Iberik (Andaluzi vjen nga Vandalusia) ku u perzune nga gjermaniket e tjere Visigote e kaluan ne Afriken e Veriut ku pushtuan Kartagjenen e moren ne posedim tokat me pjellore te Romakeve.

100 vite jetuan te qete, derisa perandori ilir biznatin Justiniani nisi gjeneralin ilir Belisar i cili i fshiu nga faqja e dheut Vandalet.

Kjo per te thene qe ne shqiptaret me vandale ne emer e vepra kemi pasur perhere te bejme.

Po po thoja qe nje vjedhes hyn diku per te vjedhur, kurse ne Valsh, ne ate kishe mbi 500 vjecare, u hy per te shkaterruar!

Prandaj ata qe e bene kete krim makaber, ishin armatosur gjer ne dhembe me sqepar e urrjetje te verber per Onufrin e historine tone kulturore shqiptare qe aty trashegohet e paraqitet.

Onufri eshte Raffaello e Michelangelo jone.

Ai njeri i ka dhene artit pamor, kishave, manastireve e mesjetes shqiptare, shpirtin e tij, ngjyrat e doren e tij te rralle.

Ai eshte nje vlere madheshtore historike shqiptare, po aq i rendesishem per ne sa Skenderbeu e Nene Tereza.

Prandaj banalitete shfajesuese si per shembull se s`kishe pak leke per te paguar nje roje te kishes, ne kete rast nuk pine uje.

Te bejne ne qash me shume se te qeshesh.

Atehere do nevojitej qe "sqepar-mbajtesit" e kishes se Valshit, me sqepar ne dore te shkonin ne Louvre apo British Museum e te provonin te benin te njejten gje.

Do i palosnin ne vend si degje leshi, pa nje-pa dy.

As kisha me e larget apo lokacioni arkeologjik me i humbur, nuk lihen askund pa mbrojtje.

Ne Liban jane grire me njeri-tjetrin ne lufte civile, por thesaret e kultures Fenikase i kane ruajtur si ne te hapur e si ne Muzeun e Bejrutit dhe ne mes te konfrontimeve.

Ne Spanje ne vitet 30 te shekullit te kaluar, prane fundit te luftes se pergjakshme civile spanjolle, thesari kulturor i muzeut El Prado te Madridit rrezikoi seriozisht te zhdukej.

Kjo sepse qeveria e Republikes, ne lufte me nacionalistet e gjeneralit Franco, vendosi te terheqi thesarin kulturor spanjoll, nje nga me te pasurit e vlefshmit e botes, me veprat e Goya-s e El Grecos-s, nga Madridi ku frankistet po hynin, drejt ne fillim Valencias e me pas Barcelones.

Ky veprim u kritikua nga tere opinioni europian, qe s`kuptonte arsyetimin e republikaneve, qe nuk donin qe spanjollet nacionaliste, te merrnin ne dore trashegimine kulturore dhe te tyre si spanjolle.

Thesari sidoqofte, nga komisioni i kujdesit ndaj tij, i perbere nga komuniste e socialiste, arriti i paprekur deri ne malet me pyje te Katalonjes, ne kufi me Francen.

Asnje veper s`u demtua.

Ne ate pike, me Republiken qe kishte humbur luften dhe frankistet ne hyrje te Barcelones, lindi problemi c`do behej me thesarin kulturor spanjoll, i cili rrezikonte te humbte bashke me kaosin e fundosjes se Republikes Spanjolle.

Ne kete moment si Franco e si Republikanet humbes, nuk u kujdesen me thjesht per luften, por per te ardhmen e trashegimise kulturore te vendit te tyre.

Citohet presidenti i Republikes Spanjolle qe te kete thene se "Spanja republike do te behet serish ne te ardhmen, por veprat e thesarit te saj kulturor po humben, nuk kthehen me"!

Ketu agjentet frankiste e republikane takohen e gjejne nje zgjidhje qe perfshinte kalimin ethesarit kulturor ne France e me pas ngritjen e nje komisioni nderkombetar i cili do kujdesen per thesarin i cili do cohej ne Gjeneve ne seline e Lidhjes se Kombeve.

Ashtu ndodhi, thesari kulturor spanjoll kaloi i paprekur kufirin dhe republikanet qe kishin humbur luften, qendruan me te derisa ai i kaloi ne dore te  autoriteteve nacionaliste qe kishin fituar luften.

Te gjithe nacionaliste e republikane ishin heronj.

Thesari u kthye ne Madrid ku eshte dhe sot!

C`na meson kjo histori neve?

Qe nuk jemi askund, kete na meson!

Qe jo ne kohe lufte (ne 97-en cfare s`u vodh e prish), por dhe ne kohe paqeje, neve shkaterrojme apo lejojme pa na u dridhur qerpiku, qe te na rrenohet trashegimia jone kulturore.

Per 45 vite diktatura shkaterroi kisha, teqe e xhami.

Kur s`u prishen ato u bene stalla e magazina.

Tani kaloi diktatura, 97-a e tranzicioni.

C`presim me qe te mbrojme trashegimine tone kulturore?

Apo qe te zhduket fare?

Kjo gje qe ndodhi ne kishen e Valshit, ka ndodhur dhe ne Voskopoje me pare.

Apo ne qindra vila, ujesjelles e bazilika antike qe i mbulojne pallatet moderne e asfalti i rrugeve.

Pra ku sqepari i qellimshem, ku pakujdesia e ku pavemendja e shtetit dhe njerezve, trashegimia jone kulturore po shkaterrohet.

Me siguri qe ngjarja e Valshit, sikur te mos ishte veshur me velin e "vjedhjes", po te degjohej jashte Shqiperise, nga opinioni boteror do kishte marre te njejten jehone si prishja e Budave gjigande ne Afganistan nga talebanet apo shkaterrimi i mauzoleve myslimane nga Ansar Dine (ata qo po bombardon Franca) ne Timbuktu ne veriun e Malit.

Sepse bota pa perjashtim, pasurine kulturore e ruan.

E mbi te gjitha, demtimin e saj, e denon.

Per t`u njohur ndonje merite qe e kane dhe turqve, ata kur pushtuan Kostandinopojen, kishat s`i shkaterruan po i pershtaten ne xhami.

Afresket i murosen, po s`u vune sqeparin.

Kishen e Shen Sofias te ndertuar me deshiren e perandorit ilir bizantin Justinian, ata e ruajten e sot ajo eshte muze, me kryq, afreske e shkrime arabe brenda.

Po t`a kishim pasur ne Shen Sofian, do i kishim hyre me sqepar afreskeve e do e kishim bere stalle lopesh gjithe bajga.

Prandaj ne Shqiperi zhduken veprat e Vangjush Mios, qe nevojitej t`i ruante shteti e askujt s`i plas fare.

Prandaj dhe u shemb shtepia e Republikes se Korces.

Po e mbyll me dy shpreheje tani, te cilat lidhen fare mire me temen.

1) "Kur te vijne mendte, s`i hane as qente".

2) Sipas Shakespeare, te shqiperuar nga Noli: "O bote krijuar per dreq, s`kam lindur une te te ndreq".



(Vota: 18 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT