E shtune, 20.04.2024, 05:15 PM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Ndryshimi i historisë dridh themelet

E hene, 21.01.2013, 09:00 PM


Ndryshimi i historisë dridh themelet ekzistuese të kombit

Nga Gjon KEKA

Çështja e korrigjimit të librave të historisë nuk ka të bëjë më standartet europian ,por me interesa të ngushta të mbetjes sulltaniste e cila duke mohuar identitetin europian të shqiptarëve mundohet t'i vë ata në të qenit me identitet hibrid të pa përcaktuar dhe larg rrënjeve të lashta të kombit tonë europian si pjesë e familjes së tij.

Po t'ishte korrigjimi apo thënë në gjuhën normale të tyre ndryshimi i historisë një kërkesë sipas standarteve europiane ,është Serbia e ajo e cila tanim i ka të liberalizuara vizat dhe po përpiqet të bëhet anëtare me një histori të shkruar mbi mite ,urrejtje dhe demonizëm ,poashtu është Greqia ajo që është anëtare dhe akoma në historinë e saj dhe në fjalorin e përditshëm shohim llojet e megalidesë dhe urrejtjes.Poashtu është po ajo Turqi barbare edhe në këtë kohë që në historinë e saj mëson për urrejtjen ndaj popujve që ajo i kishte pushtuar dhe për çmenditë e saj ideologjike sulltaniste.

Atëherë me çfarë lloj standartesh kemi të bëjmë këtu ,standartet nuk mund të jenë për disa të imponueshme e për disa të paimponueshme.

Siç kam shkruar edhe më herët edhe tani e përsëris se historinë nuk mund ta ndryshojn politikanët edhe sikur ata t'i fusin duart aty ajo nuk do të ndryshoj, sepse ata mund ta ndryshojn për politikën e tyre ditore dhe të interesave të tyre ideologjike sulltaniste ,por historinë e cila është shkruar mbi argumente të fuqishme ,dhe e cila histori është provuar shtatë herë ne zjarrinë e lirisë nuk mund të ndryshohet dhe në asnjë kohë nuk do të ndryshohet apo korrigjohet sipas qejfit të tyre.

Ne kemi fakte të panumërta që perandoria barbare otomane ka bërë gjenocid të paparë në histori ndaj popullit shqiptar europian.Mund të përmend këtu vetëm një shembull se si sulltanët në pamundësi për të pushtuar shtetin e Arbërit gjatë kohës së qeverisjes së liderit vizionar dhe strategut të madh të kohës Gjergj Kastrioti Skënderbeu ,ata mbysni qenët dhe kafshë të tjera dhe i fusnin në ujin ku pinin ujë populli dhe kështu pastaj vdisnin gra ,femij dhe pleq nga helmimi , ky ishte barbarizëm ,demonizëm ,poashzu ata edhe kur zinin shqiptarë të pabindur dhe gra me fëmijë që nuk donin të shkonin pengë i merrnin dhe i fusnin në zjarrë dhe i digjnin së gjalli ky është gjenocid që bëri perandoria barbare otomane ndaj popullit shqiptar, për këtë flasin fakte të panumërta ,ka dkumente,kronika dhe përshkrime të sakta të kësaj perandroie barabre për gjenocidin dhe barbarinë që ka bërë ndaj popullit shqiptar.

Ndërkaq me pakë fjalë mund të them se zakonisht keshtu kane devijuar kombet ,atehere kur kane filluar t'i fusin duart per ta fshire memorien e tij, per ta ndryshuar historin e tij, t'i mohojn figurat qendrore te tij,t'ia mbyllin veshet ndergjegjes dhe syte ndaj realitetit kokeforte.

Prandaj është gje e tmerrshme ta shikosh kombin tend se si iken gjithnje e me shume nga drita e natyrshme e tij ,nga themelet ku kane qendruar si shkemb te palekundur edhe paraardhesit tane te lashte. Poashtu është interesante se si nganjehëre politika është e bija e egoizmit dhe ambicies ,është edhe fyese ndaj vetë popullit të tij ,është e tillë edhe se nganjehër nga gabimet dhe vërbëria e saj përfitojn armiqët e tij dhe kjo tregon peshën e gabimeve të pafalshme në histori.Thjesht ndryshimi i historisë sipas qejfit të mbetjeve sulltaniste dhe interesave të tyre e dridh besimin ekzistues të themeleve të historisë kombetare, ngrit shumë çështje kombit duke e shndërruar atë në komb me një histori pa asnjë pikë gjaku të pafajshëm në histori dhe pa asnjë përpjkeje dhe sakrificë për liri ,dinjitet dhe mbrojtje të qenjes kombëtare europiane nga perandoria barbare osmane dhe pushtuesit tjerë barbar.

Por megjithkëtë ajo që dua të potencoj këtu se historine nuk mund ta ndryshojn mbetjet sulltaniste, sepse Llamba e njohur me emrin e shtrenjte Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe të gjithë etërit tjerë të kombit qendrojn tek dera e Historise se vertete e kombit shqiptar europian ,ata dhe gjurëmt e tyre të pashlyera janë mburoja qe nuk lejojn qe mbetjet sulltaniste t'i fusin duart brenda saj.

Ku janë historianët, çfarë bëjnë ata?

Ku është akademia e shkencave të Kosovës ,çfarë bëjnë ata?

Ku është zëri i popullit dhe elitës intelektuale e qytetare,çfarë bëjnë ata?

Pse kjo fjetje brenda këtij shekulli, ju lutem zgjohuni sepse brezat do te jenë të bekuar dhe falenderues po u zgjuam ne!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora