E marte, 19.03.2024, 07:14 AM (GMT)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Dr. Rugova - fleta e parë e historisë

E hene, 21.01.2013, 07:07 PM


PROF. DR.  IBRAHIM  RRUGOVA, FLETA E  PARË  E  HISTORISË    LAVDISHME    DARDANISË

Nga Fritz RADOVANI

Në kjoftë se Historia e Lavdishme e Popullit Shqiptar në faqen e parë të saj ka vendosë Figuren e Madhe të Heroit Kombtar, Gjergj Kastriotin – Skenderbeun, dhe në fillimin e shekullit XX, ajo kunorzoi me dafinat e lavdisë Dedë Gjo’ Lulin, Ismail Qemalin, Don Nikollë Kaçorrin, At Gjergj Fishten, Luigj Gurakuqin, Bajram Currin e sa të tjerë Burra të nderuem, Ajo Histori do të vazhdojë me shkrue me shkronja t’arta në fillimin e shekullin e XXI, Emnat e Lavdishem të Nanë Terezës e Prof. Dr. Ibrahim Rrugovës, Burrit pashoq të Dardanisë martire.

Asht e vertetë se drejtuesit e shtetit nanë Shqipni, tue fillue nga Esad Pashë Toptani, Ahmet Zogolli e Enver Hoxha, erdhën në krye të shtetit tue shitë Trojet perrreth, por ma e keqja e tyne asht kenë sherbimi që ata tradhëtarë i kanë ba shovenistëve të huej per hirë të kolltukut, tue skllavnue Popullsinë Shqiptare t’ atyne Trojeve, tue shkatrrue e shpartallue të gjitha traditat tona atje, po edhe tue i ndihmue armiqtë kur kishin rasen per shkombtarizimin e atyne Trojeve.

Kjo veper e turpëshme e tyne, ka ndikue edhe në mosnjohjen e traditave tona nder ata toka të pushtueme, të cilat ende sot nuk njohin Historinë e Shqipnisë, ashtu si na që ishim nen një diktaturë të pashoqe dhe që na imponohej vetem çka predikonte me dhunë “partia komuniste”, nepermjet elementëve spijun që shperbleheshin me titujt e “prof. dr.”.

Çdo perpjekje per liri apo pavarsi e atyne Viseve krenare, ishte e padijtun ashtu si asht edhe sot e pashkrueme, mbasi nuk u interesonte as komshijëve dhe as hajdutëve tanë pushtetarë.

Edhe fallsifikimi i dokumentave historike ka ndikue shumë keq per njohjen e së vertetes.

Askush pothuej nuk dinte se në çfarë rrethanash të vështira punonin Atdhetarët, që ishin pertej piramidave të gjakosuna nga Ata të rinjë që guxonin me u afrye pranë tyne.

Vetem mbas vitit 1991 Shqiptarët filluen me u njoh me vllaznit e vet që nuk kishin pasë mundësi me u lidhë per një gjysë shekulli nga robnia komuniste që kaluen Shqiptarët...

Kur kam ndigjue heren e parë tue folë në radio të Prishtinës, Prof. Ibrahim Rrugoven, as sot nuk e kuptoj joshjen e fjalës së Tij, me atë za të trashë Burri, që të bante pervete pa e pa fare me sy!.. Nuk dijshe fare as horizontin e dijeve të Tij, dhe as burimet kulturore prej ku Ai kishte marrë ajken e kulturës Europjane, së ciles, Ai i kishte dedikue gjithë jeten e vet.

Fjala Liri e Pavarsi kumbonte nga goja e Tij, si t’ ishte një flaut që bie në një errësinë të thellë pylli, ku me tonet e ambla zbuste edhe kafshët e egra që e rrethonin...

Ndoshta, vetë Dora e të Gjithpushtetëshmit kishte dhurue tek Ai Burrë guximin per punë të mëdha, guxim që nuk i mungonte as Trimit të Madh të Varshavës, Papës Gjon Pali II, i cili me dashamirsinë që ruente per Shqiptarët, “një ditë...Prof. Ibrahim Rrugoven, e kishte mysafir krejt të posaçem në sofer të vet.” E kur Dy Burra Trima janë miq, trandin Boten! Sot Ata vertetë nuk jetojnë, po të dy bashkë na mësojnë se “Paqa e Drejtësia sjellin Demokracinë!”

“Shqipnia e Gjergj Kastriotit, Dashunia e Nanë Terezës, Tingujt e Lahutës së Malësisë së At Gjergj Fishtës, Kanuni i Drejtësisë së At Shtjefen Gjeçovit, apo Sakrifica e Bogdanit, per me dhanë edhe jeten për Lirinë e Atdheut...” kishin skalitë Shpirtin Atdhetar të Atij dijetari që quhej Prof. Dr. Ibrahim Rrugova, e që nuk kursente asgja per një Dardani të Lirë dhe të Pavarun.



(Vota: 11 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora