E shtune, 20.04.2024, 03:45 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Pal Sokoli: Robi i Lirisë... Nën tingujt e natës... gjeti rrugën e lirisë...deri tek Gjeografia... e plotë

E merkure, 30.04.2008, 07:05 PM


ROBI I LIRISË.. NËN TINGUJT E NATËS.. GJETI.. RRUGËN E LIRISË.. DERI TEK GJEOGRAFIA.. E PLOTË
 
Dibran Demaku ”Gjeografia e klasës sime”, Alma Papamihali ”Nën Tingujt e Natës” dhe Hasan Qyqalla  “Robi i Lirisë” u promovuan në Koblenz-Rauental-Gjermani

Nga Pal SOKOLI

Anëtarë të LSHAKSH-në Gjermani dhe aktivist të tjerë
Në kuadrin e aktiviteteve kulturore, për nder të pavarësisë së Kosovës dhe në saj të zhvillimeve më të reja, nga kultura dhe letërsia shqiptare në Gjermani, me organizimin e Lidhjes së Shkrimtareve, artistëve dhe krijuesve shqiptarë në Gjermani(LSHAKSH) dhe të Sh.I.H.K " Stublla " ( Shoqata Integruese Humanitare dhe Kulturore Stublla ), me 26.04.08, në Koblenz-Rauental në rrugë St.Elisabeth str.8 ,duke filluar nga ora 12,00, u mbajt Orë e madhe Letrare, ku dashamirësit e artit dhe të letërsisë, patën rastin të përcjellin një festë kulturore. Salla e dekoruar më flamujt tanë kombëtare dhe shtetërorë dhe  me pikturat me tematikë lirike dhe kombëtare të piktorit dhe aktivistit Asllan Dibrani në njërën anë, si dhe të foto-ekspozitës me titull “Rruga e lirisë” të shkrimtarit dhe luftëtarit, qe është edhe kryetari i LSHAKSH-në Gjermani, zotit Martin Çuni, kryesisht me temë nga lufta e fundit në Kosovë, në anën tjetër, ishte krijuar atmosferë e dëshirueshme për promovimin e librave të rinj nga  poetet tanë.

Në praninë e qindra dashamirësve të fjalës se shkruar, tubimin e hapi Muhamet Nikçi, i cili pasi përshëndeti të pranishmit, i dha fjalën z. Martin Çuni i cili përshëndeti të  pranishmit në emër të LSHAKSH-në Gjermani dhe ju uroj suksese poetëve qe promovonin librat e tyre me Kosovë të Lirë, dhe i falenderoi edhe Sh.I.H.K " Stublla ",  të cilët po luajne një rol të rëndësishëm, në integrimin ndërshqiptar dhe me institucionet gjermane. 

Pastaj z. Nikollë Gjoni, në emër të SHIHK ”Stublla”, uroi qe të ketë gjithmonë promovime të tilla, dhe se  shoqata e tyre është e gatshme të bashkëpunoje dhe te ndihmoje gjithnjë promovime të tilla. Përballë publikut në Tryezen e nderit ishin autorët e mbrëmjes, z. Dibran Demaku, zj. Alma Papamihali dhe z. Hasan Qyqalla.
 
Për librin me poezi për fëmijë “Gjeografia e klasës sime” të z. Demaku, foli Hasan Qyqalla. Z. Qyqalla, recitoi disa poezi dhe i komentoi vlerat artistike dhe stilin e profiluar tanimë të poetit Demaku në ketë libër poetik, i cili është aq i nevojshëm për gjeneratat e reja, qe po rriten në mërgatën shqiptare këtu në Gjermani. Për Librin poetik të Alma Papamihalit “Nën Tingujt e Natës”, foli z. Pal Sokoli.
 
Pal Sokoli foli për rëndësinë e këtij vëllimi poetik (prej 100 poezish),për letërsinë tonë shqiptare dhe freskinë qe i solli Alma me stilin e saj të veçantë, plot mesazh dhe qe mbërthen tema të larmishme nga gjeni ynë dhe fati i tij, nga jeta jonë në atdhe, në mërgim dhe fundi i kësaj buqete poetike, lirika e saj për dashurinë.”Alma komunikon me realitetin dhe urren rastësinë, determinizmin, përgjumjen, kacavjerrjet. Ajo është për atë, qe të merren përgjegjësi për t´a lëvizur jetën përpara”. Duke përjetuar peshën e mërgimit, Alma i kushton disa poezi mërgatës,”Për mërgimtarët të  gjitha stinët janë dimër, por Alma në këtë libër poetik, zbulon një stinë të re, stinën e Dashurisë. Ajo e ngroh  dhe  e përcjell kudo qe shkon. Ajo është dashuria ndaj Atdheut dhe njerëzve te saj”, tha P. Sokoli duke i dëshiruar zj. Alma Papamihali, suksese të reja ne krijimtari.
Pastaj i erdhi radha, përmbledhjes poetike te H.Qyqallës, “Robi i Lirisë”, për të cilin foli gjithashtu krijuesi P. Sokoli. Librin e  dytë të  z. Qyqalla, Pali e quajti më tepër se përmallim poetik, ndersa në librin”Dua të vdes shqip” z. Qyqalla, kishte përmallim poetik. Tani ky përmallim ka shkuar më larg, poeti është bërë më i ndjeshëm. Tanimë metafora “Loti”apo realiteti Loti, fuqizohet në poetiken poetit dhe e gjën atë në  mes dy thikash-Rob i lirisë. Poeti komunikon me figurat më të ndritshme të kombit për fatin e vet, fatin e Kosovës dhe veten e sheh të strukur në perëndim, me lot në sy. Lotët e poetit rrjedhin nga dy syte, njeri i pikon në Atdhe e tjetri në mërgim, por qe të dy rrjedhin për të njëjtin qellim”, tha ndër të tjera P. Sokoli.

Publiku priti me vëmendje të veçantë këta libra të rinj te krijuesve tanë. Pastaj pati edhe diskutime tjera rreth këtyre librave, recitime nga këto përmbledhje nga vet autorët, qe u mirëpriten nga publiku i pranishëm artdashës. Të pranishmit, në emër te “Unionit artistik shqiptar” i përshëndeti Can Tahiri, pastaj Qerim Shkreli në emër te Forumit shqiptarë për kulturë dhe sport në gjermani”Arbëria” nga Pforzhaeim, të cilët ju dhuruan disa aktivistëve mirënjohje  e sidomos bashkëudhëtarve të Karvanit të pavarësisë. Asllan Dibrani ju dhuroi disa aktivistëve dhe krijuesve imazhe të kopjuara nga figurat tona kombëtare të pikturuara nga dora e tij. Poezi me pasion lexuan edhe poetet dhe krijuesit e pranishëm si Sadik Krasniqi, Sevëme Preteni, Avni Alia dhe befasi më sublime e kësaj mbrëmje poetike Valon Shkreli (i biri i poetit tonë të madh, tanimë të ndjerë Azem Shkrelit), i cili emocionoi të pranishmit me poezinë “Katër këshilla vetës” nga Azem Shkreli. Të pranishëm ishin edhe dr. Gjemal Mustafa, Shani Sejdiu, Sadri Gashi dhe Fehmi Sopi. Ish futbollisti i Prishtinës Ramadan Mehana, poeti Rifat Binaku, Muhamed Sejdini etj.

Me një valle artistike, të cilën me mjeshtri  e udhëhoqi Qerim Shkreli, u mbyll kjo mbrëmje e bukur kulturore. Po shihet se kohët e fundit, po rritët dukshëm interesimi për takime të tilla. Pjesa tjetër kaloi në takime dhe njohje të reja të krijuesve ndërmjet njëri tjetrit, rreth djaloshëve të Stubllës qe na pritnin e përcillnin me admirim, dhënie autogramesh dhe shpërndarje librash te autoreve te pranishëm. U shpreh dëshira, qe takime të tilla me krijuesit tanë, të organizohen sa më shpesh.

Pal Sokoli referoi për dy librat e rinj



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

U nënshkrua binjakëzimi i Shkollës së Stubllës me Institutin Edukativ Novos Tempos në Contagem Instituti Brakos vazhdon takimet, në kërkim të investimeve në Kosovë Caio Werneck: Brënda ditës - Dy ligjërata dhe një binjakëzim Profesori kosovar Engjëll Koliqi rikthehet me ligjërata në Universitetin Papëror Katolik të Minas Gerais-it Engjëll Koliqi: Ata vdiqën per t'u ringjallur Kosova Së shpejti bëhet binjakëzimi me Kolegjin Universitar të Gjilanit José Raimundo da Costa: Shtëpia botuese O Lutador mund të shtrihet edhe në Kosovë Të gatshëm për ndihma dhe investime në Kosovë Vazhdojnë takimet e veprimtarit Engjëll Koliqi, në kërkim të njohjes së Republikës së Kosovës Engjëll Koliqi: Njëherepërgjithmonë të mbrohet me të gjitha forcat Republika e Kosovës Profesor Engjëll Koliqi ka ligjëruar për Kosovën dhe ka siguruar binjakëzimin... Paralajmërohet ndërtimi i qendrës spitalore e strehimore për fëmijët e paralizuar në Stubëll të Karadakut Caio Werneck: Dr. Jose Saraiva Felipe emisar e misionar i denjë i Republikës së Kosovës Caio Werneck: Një pritje dinjitoze me një festë madhështore për të uruar Republikën e Kosovës Caio Werneck: Engjëll Koliqi sjell freski me muzikën burimore shqiptare Caio Werneck: Fillon implementimi konkret i binjakëzimit Itabirito-Stubëll Në kishat braziliane lutje dhe bekime speciale për Republikën dhe Popullin e Kosovës Engjëll Koliqi: Ka ardhur koha të qërohen hesapet me bijt' e kurvës Rusi Caio Werneck: Ligjëratë me argumente e porosi shumë domethënëse e Engjëll Koliqit Engjëll Koliqi: Republika e Kosovës, shtet kukull apo funksional?!

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora