E premte, 29.03.2024, 06:29 AM (GMT)

Shtesë » Shoqëria

Dëshira kalon nga stomaku

E premte, 09.06.2006, 12:49 PM


Ide për një darkë me pasoja të paimagjinueshme.

Ushqim dhe seks.

Kombinimi i dy elementëve, ndoshta më të rëndësishmit dhe zbavitësit e jetës sonë

Një kombinim i pranishëm dhe i përsëritur në histori, në letërsi, në kinema. Dhe natyrisht në kuzhinë. Sepse nuk është e vërtetë vetëm thënia se dashuria kalon nga stomaku. Është shumë e vërtetë edhe që ushqime të caktuara përmbaj- në karakteristika afrodiziake, të tilla që janë në gjendje të konkurrojnë edhe kërkimet më të fundit të shkencës moderne. Nëse nuk do të ishte shumë zbavitëse të kërkoje ndihmën e një pilule për të kaluar një mbrëmje të pashoqe në shtrat, një darkë me ushqime që pëmbajnë doza të forta afrodiziake dhe pije që kanë karakteristika të tilla që zgjojnë disa ndjenja… është me siguri eksperienca më zbavitëse, e paharrueshme dhe pse jo eksituese. Nuk do ishte keq t'i besonit darkës dhe ushqimeve fatin e mbrëmjes së shumëpritur. Përfitoni për të zbuluar disa ushqime që mund t'ia shtoni menusë së një darke për dy vetë, nën dritën e qirinjve (ambienti ka rëndësinë e vet kur luhet në kontakt të fortë me psikikën njerëzore), duke shijuar jo një pjatë dosido, por aperitivin e një mbrëmjeje shumë të gjatë dhe shumë pikante.

Tartufi
Kushton shtrenjtë, por ka karakteristika të padiskutueshme afrodiziake dhe duket se ka qenë i preferuar pikërisht për këtë arsye që nga koha e romakëve. Një pjatë me bazë tartufi është e këshillueshme të serviret si antipastë dhe mund të shërbejë pastaj si një kumbarë e një nate e magjike.

Speci djegës
Po e vlerësojnë edhe mjekët më tradicionalë. Andrologë dhe seksologë njohin aftësitë e mrekullueshme afrodiziake të specit djegës dhe thonë se… duhet t'i besojmë vetive të tij çudibërëse.

Borziloku
Thuhet se stimulon eksitimin seksual dhe se i jep trupit një shtendosje dhe kënaqësi trupit dhe mendjes. Atëherë përse të mos e filloni darkën me një pjatë ku borziloku zë vendin e nderit, pa harruar që të mos mungojë edhe speci djegës? Një pjatë shumë e shijshme që bashkon shijen e fortë të specit djegës me shijen aromatike dhe stimuluese të borzilokut. Duket sikur janë shpikur qëllimisht.

Midhjet
Nuk mund të mungonin në listën e ushqimeve stilmuluese të kënaqësisë. Pothuajse të gjithë i pëlqejnë: ndoshta disa për aromën e fortë të detit, ndoshta të tjerët për fortësinë, të tjerët… sido që të jetë, askush nuk i refuzon. Midhjet janë ushqimi afrodiziak më i shkëlqyer dhe mbi të gjitha janë shumë të thjeshta për t'u përgatitur. Vetëm sigurohuni që të jenë patjetër shumë të freskëta dhe pastaj lëreni natyrën të bëjë punën e saj.

Çokollata me kafe
Është konsideruar gjithmonë si një ingrendient thuajse farmaceutik. Përdoret gjithmonë për të luftuar sulmet e papritura të depresionit. Dhe funksionon gjithmonë. Servirni disa copëza çokollate me një filxhan kafe dhe lëreni veten të trulloseni nga aroma e çokollatës dhe kafesë e përhapur në ambient.

Vera
Ndoshta nuk është ndër të spikaturat ushqime afrodiziake, por të ndihmon shumë për t'u çliruar dhe premton një mbrëmje të vërtetë romantike. Në doza të arsyeshme na bën më pak të frenueshëm. Por kujdes të mos e ekzagjeroni. Një gotë më shumë dhe do të shembet e gjithë kështjella që mezi e keni ndërtuar…

Bajamet
Thonë se era e bajameve është një afrodiziak ndezës për për femrat. Do të ishte veprimi i duhur nëse do t'i jepnit fund darkës suaj me një ëmbëlsirë me bazë bajamesh dhe pastaj… lëreni veten në krahët e kënaqësisë.

Xhenxhefili
Kishit menduar ndonjëherë që xhenxhefili përveç aromës së këndshme ka edhe veti të mrekullueshme afrodiziake? Në fakt, bima e vogël aromatike është quajtur ndryshe edhe viagra orientale, sepse ndikon shumë në lehtësimin e qarkullimit të gjakut. Besojani natën tuaj aromës çudibërëse të xhenxhefilit.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora