E enjte, 19.05.2022, 09:56 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Ramiz Dërmaku: Fëmijët e varfër

E diele, 20.01.2013, 11:46 AM


FËMIJËT ME TË META TË VARFËR E JETIMËT DUAN TË JETOJNË SI TË GJITHË FËMIJËT TJERË.

UNË DO TI FALENDEROHEM PUPULLIT TË MADH, MIK GJERMANË

Shkruan: Ramiz DËRMAKU

Arsimtarja pranë shkollës gjermane dhe humanistja Mera Kabashi, e përkrahur nga nxënësit gjermanë një grupë studentësh shqipëtarë dhe nga firma “Dibrani Transport“, kryen dy aksione humanitare, për fëmijët e varfurë, jetimët dhe ata me aftësi të kufizuara në Kosovë. Ne ditë më parë shfrytëzuam rastin të bisedojmë me iniciatoren e humanisten e aksionit humanitar zonjën Mera Kabashi, pronarin e firmës “Dibrani-Transport” . Po shënojmë disa opinione të tyre lidhur me aksionet humanitare.

R.D: z.Asllan Dibrani, çka ju shtyri të kyqeni edhe ne këtë aksion humanitarë ?

A.D. Ju e dini zoti Dërmaku, se ne s’bashku me ju vite më parë kemi kryer s’bashku me Bashkimin e Intelktualëve Shqipëtarë në Mërgim- Gjermani (BISHM-in) disa aksione humanitare. Unë po ceku disa prej tyre. Kemi ndihmuar "Shtëpinë e pleqëve në Prishtinë", "Fëmijët jetim pa prindër", "Spitalin Emergjencës në Prishtinë ",“ Shtëpinë e shëndetit në Shtimje“, me iniciativën e time në Llabjan, komuna e Gjilanit, iu ndertua shtëpia një familje të varëfurë,…., Firma jonë “ Dibrani Transport" bashkëpunon edhe me organizata të ndryshme humanitare gjermane; si me Karitasin , Kryqin e Kuq, etj. “Gjatë këtyre dy aksioneve humanitare ne kemi grumbulluar : Çanta, veshëmbathje, mjete të amvisërisë e shumë e shumë gjëra tjera.., Aktiviteti i firmës “Dibrani Transport“ është përqendruar kryesishtë në aksione të ndryshme humanitare, kulturore. Kompania “ Dibrani Transport“ ka derdhë mjete te mëdha materiale edhe në fond

in e 3 %-shit si dhe në ate “ Vendlindja ju thërret“. Ndersa zonjusha, arsimtarja dhe humanistja Mera Kabashi nuk deshi të prononcohet për media..,Ajo thonte unë i kamë kryer këto aksione humanitare jo për ta shënuar emrin në gazetë apo radio e televizion, por për shkakë të dhembjes që ndjeja në shpirtë kur pashë me sy të mijë se si fëmijët jetim të varfurë dhe ata të hendikepuar në ç’farë kushte të vështira jetonin në shoqatën”HADER” në Prizren. Mera Kabashi ka lindur me 11.02. 1987 në Kosovë. Është arsimtare në shkollën gjermane, është pedagoge, është një humaniste por mbi të gjitha është me plotë kuptimin e fjalës - njeri. Kur Mera Kabashi kishte 8- vite, me prindërit kishte emigruiar në Gjermani. Shkollën fillore dhe ate të mesme i kreu me suksesë të shkëlqyeshëm. Në vitin 2007 regjistroi Fakultetin e Gjuhës gjermane pranë Univerzitetit të Freiburgu-t e në vitin 2011, kreu këtë fakultet. Qe një vi

të punon si arsimtare në shkollën gjermane. Kur ne e pyetëm zonjën, Mera Kabashi ?

R.D: Çka ju shtyri që ju të merreni me aksione humanitare, dedikuar Kosovës ?

M.K: Ajo u ndalë.., mori frymë thellë, nga sytë i rrodhën lotët ..., dhe filloi të rrëfejë. I nderuari gazetarë.., keni bërë mirë që na keni vizituar, sepse të gjitha mediat e shkruara dhe ato elektronike gjermane ( duke filluar nga ato lokale deri tek ato republikane) jo që kanë shkruarë për këto aksione por edhe i kanë përkrahur, ndersa nga mediat shqipe ja sot arriti Gazeta kombëtare”Bota sot” dhe” Zemra Shqipëtare”. Ne ditë më parë kemi kryer dy aksione humanitare për fëmijët jetim dhe të hendikepuarë në Kosovë.

Ajo që më shtyri mua ta përkrahë këtë aksion humanitarë është gjendja e vështirë e fëmijëve të hendikepuar - me t’meta, jetimëve dhe të varfurëve. Sot askush nuk interesohet për ata fëmijë, të cilët duan të jetojnë si të gjithë fëmijët e Botës. Kur unë isha në Kosovë.., pashë me syt e mij, se si të varfurit, të pa aftit, jetimët ishin mbetur pa kurfarë mbikëqyrje. Unë takova edhe fëmijë të luftëtarëve e invalidëve të UÇK-së, të cilët punonin ç’fardo pune për ta siguruar kafshatën e gojës. E prekur shpirtërishtë unë posa u ktheva në Gjermani – fillova tu spjegoj shokëve e shoqeve për gjendjen e vështirë ne të cilën po jetonin fëmijët e hendikepuar, jetimët dhe të varfurit..,, ata duke e parë shqetësimin tim dhe duke e ndier emocionalishtë dhembjen për ata fëmijë, vendosëm që s’bashku të fillojnë aksionin humnitarë ti ndihmojmë fëmijët me t’meta, jetimët dhe të varfurit. Ky aksion u p

rkrahë nga të gjithë dhe u realizua me mjaftë suksesë. Aksionin e parë e kryen një grup i studentëve shqipëtarë ne mënyrë vullentere dhe arritën ti grumbullojnë 3000 Euro. Këto t’holla ua ndanë 7 familjeve të varfura në Kosovë.

Në aksionin e dytë humanitarë u organizua në shkollën ku unë punoj, nga një paket për fëmijët e pa aftë në shoqatën ” HADER” .

Ne këtë aksion humanitar mua më ka ndihmuar një kolege e imja nga Shqipërija në Dyzeldorf, ku grumbullauan mbi 140 paketa.

R.D: Zonja, Mera Krasniqi çka jeni duke bërë momentalishtë ?

M.K: Momentalishtë jemi duke e kryer një aksion humanitarë dedikuar fëmijëve në Afrikë, e pastaj përsëri për Kosovë.

R.D: zonja Mera Kabashi, kujt do ti falenderoheshi për këto dy aksione humanitare?

M.K:Po, kujt tjetër posë popullit të madhë dhe mikë- gjermanë, studentëve shqipëtarë dhe kompanis”Dibrani Transport”, e cila të gjitha ndihmat humanitare i dërgoi falasë në Kosovë.

R.D: Kush i shpërndau ndihmat humanitare në Kosovë ?

M.K: Unë nga aeroporti i Shtuttgartit, aterova me aeroplan me 22.12.2012 në Prishtinë. Me mua ishin edhe shoqet: Albulena e Arbresha, dhe shoku, Lulëzimi. Ndersa nga studentët që e kryen këte aksion humanitarë, dhe derdhen mjete materiale( euro) do të cekë;

Mejreme Azemi

Kujtim Emërllahu

Dijanist Gjikokaj dhe

Mërgim Behlulaj .

Dëshmi dhe falenderim për ndihmat e dërguara nga firma „Dibrani Transport“, shtëpisë së fëmijëve me t’meta të kufizuara.

Dëshmi e shkruar nga drejtoresha Resmije Krasniqi

I NDERUARI ZOTËRI DIBRANI, ME SHPRESË SE JENI SHËNDOSHË E MIRË JU PËRSHENDES,DUKE JU URUAR PUNË TË MBARË NE SHËRBIM TË POPULLIT.JU NJOFTOJMË SE SHOQATA“HADER“ NGA PRIZRENI PËR FAT TË KEQË NUMRON 205 ANëTARË. .QË NGA THEMELIMI I KËSAJ SHOQATE ÇDO DITË JANË TRAJTUAR RRETH 30 PERSONA ME AFTËSI TË KUFIZUARA MENDORE NE KËTË QENDËR TRAJTUESE. MOMENTALISHTË. NË QENDRËN E SHOQATËS “ HADER“ TRAJTOHEN DHE JETOJNË 12- PERSONA ME AFTËSI TË KUFIZUARA MENDORE QË KANË NGELUR PA PRINDËR. KETA 12 PERSONA QË TRAJTOHEN DHE JETOJNË NË QENDRËN“ HADER“ „MBIJETOJNË NE SAJE TË PUNËS VULLNETARE TË PRINDËRVE ME FËMIJË ME AFTËSI TË KUFIZUARA MENDORE NE MUNGESË TË DONACIONEVE.NE U JEMI MIRËNJOHËS JUVE DHE GJITHË BASHKËATEDHETARËVE TANË QË KANË VULLNET PËR TI PËRKRAHUR PERSONAT ME TË PAFAT TË KËSAJ BOTE. .JU LUTEMI ZOTËRI TË NDERUAR QË T‘ NA BËNI TE MUNDUR NJË DONACIONË KU DO TË KEMI MUNDËSI TI PAGUAJMË SË PAKU DY

EDUKATOR GJATË DITËS DHE tË DY KUJDESTARI TË NATËS, ME KUSHT QË KËTA 12- PERSONA TË PAFAT TË MOS KALOJNË TË JETOJNË RRUGËVE TË QYTETIT NE MUNGESË TË DONACIONEVE. NE U JEMI MIRËNJOHËS STUDENTËVE QE KANE SHPREHUR DËSHIREN PËR DËRGIM TË DHURATAVE TË VITIT TË RI , SHOQATËS“HADER“.ME SHPRESË SE DO TË MIRËKUPTOHEMI

JU PËRSHËNDES DUKE JU URUAR GJITHË TË MIRAT.

NGA KRYETARJA E SHOQATËS “ HADER“

RESMIJE KRASNIQI,

Firma“Dibrani Transport“, duke i pranuar ndihmat humanitare

ne qytetin e Dyseldorfit ,Meriton Dibrani me një grup fëmijësh.



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora