E enjte, 18.04.2024, 04:23 PM (GMT+1)

Kulturë » Kozeta

Kozeta Zylo: Ngacmimi dhe etika e të shkruarit

E shtune, 19.01.2013, 09:05 PM


Ngacmimi (bullying) dhe etika e të shkruarit

Nga Kozeta Zylo

Duke pasur fatin të merrem me edukimin e brezave si në Shqipëri dhe këtu në Amerike desha që me këtë shkrim të ndajë shqetësimin që ka preokupuar sot mbarë shoqërinë amerikane dhe botërore për sjelljet dhe aktet e dhunshme (byllying) që kryhen midis adoleshentëve dhe njerëzve të rritur.

Nga fjalët ofenduese, përbuzëse, xhelozia, keqpërdorimi i miqësisë, shpifjet, dhunimet seksuale kane çuar që mjaft njerëz të kalojnë në depresion, apo më e keqja në vetëvrasje.  Dhe ky përbën një shqëtesim jo të pakët për familjet e viktimave të adoleshentëve apo dhe të rriturve.  Vetë heshtja e shoqërisë apo solidarizimi i disa njerëzve të papërgjegjshëm me këto akte (bullying) i kanë lenë që t'i çojnë viktimat në përfundime horror...  Në se do t'i përmbahemi statistikave ndërkombëtare apo dhe këtu në Amerikë janë me mijëra njerëz që dhunohen psikologjikisht, duke përfunduar deri në një fund tragjik.  Eshtë mjerim i madh që dhe në vendin tonë po ndodhin fatkeqesi nga më të ndryshmet, varje, vrasje me sqepar, sopata, hanxhar dhe gurë, dhunime, krejtësisht njëlloj si në kohët primitive dhe ligjet nuk funksionojnë.

Por në Amerikë ka një ndryshim të madh midis saj dhe Shqipërisë edhe pse feomeni "byllying" është pranë çdo ditë.  Këtu një rast dhunimi psikologjik të ndodh në shkolla, institucione të ndryshme, f/b...etj,  nëse  lajmërohen organet kompetente, dhunuesi i nënshtrohet proçedurave të ndryshme sipas ligjit dhe mediat i nxjerrin ujin e zi veprimit të shëmtuar, aktit dhunues që ushtrohet karshi viktimës.  Megjithatë është e çuditshme se si disa njerëz vazhdojnë të shkruajnë nëpër forume, f/b me gjuhë të dhunshme, pa etikë.  Ata edhe pse mund të jenë qytetarë amerikanë, pra i nënshtrohen ligjeve të këtueshme, çuditërisht vazhdojnë me mendësinë:  Une jam ligji dhe Maliqi...

Edhe pse lexuesit i kuptojnë mjaft mirë dredhitë dhe shpifjet që mund të bëhen në forma nga më të ndryshmet karshi njerëzve që japin kontribute qoftë dhe modeste të krijohet përshtypja se ligësia e disa shkruesave qofshin dhe analfabetë, (na ruajtë Zoti prej tyre) kanë një grykësi të çuditshme për të dhunuar, e thënë shkurt kanë një mendësi të mbrapshtë për të bërë atentat psikologjik… Po përse ka qenë dhe vazhdon kjo mendësi abuzuese edhe sot e kësaj dite karshi njerëzve të ndryshëm apo që dhunuesve ju duket se kanë arritur diçka për të cilën kam bindjen e patjetërsueshme se do të vazhdojë gjatë, biles aq gjatë sa dhe ne të ekzistojmë në faqe të dheut...

Të gjithë shqiptarët që kanë etikën e të sjellurit kur i lexojnë shkrimet me fyerje, sharje që permbajnë një fjalor nga më vulgarët dhe të pacipë vetëvetiu mendojnë se këtë liri iu ka dhënë urrejtja, cinizmi dhe egoizimi i tyre i pashoq, të cilët kanë ëndërruar të bëhen diçka por nuk ia kanë arritur kurrë qëllimit të tyre, ose mendojnë se do t’ja arrijnë veçse duke përgojuar dhe shpifur pafundësisht.

Jetojmë në kohëra të çuditshme, në thashethemet dhe në urrejtjen e pashoq që bashkon njësoj njerëzish!

Jemi në shekullin e 21 dhe disa shkrues akoma kanë megallomaninë anadollake për të poshtëruar dhe përbuzur njeriun, vecanërisht gjininë femërore, pasi si seksi më i dobët dhe më delikat që jemi, e kanë më të lehtë për ta venë përfund, gjithmonë sipas llogjikës së tyre aq të cekët.

Dhe ky është një mjerim i madh, është një mjerim që e ka zënë për fyti dhe është përdredhur si kulpër në trupin e kulturës shqiptare aq të lashtë, paçka se midis tyre mund te ketë dhe ndonjë shoqe që ju mban ison çjerrëse dhe e bën fjalën e bukur kufomë kundërmonjëse...  Në mjedise të ndryshme ku kolegët e punës i kemi nga të gjitha etnitë, shpesh diskutohen këto dukuri tejet negative dhe secila prej nesh sjellë përvoja jetësore apo trajtime që u bëhet këtyre problemeve jetike nga vendet që vimë.  Megjithatë pohojnë amerikanët, është e vërtetë që ka shumë dhunime dhe këtu, por ato kurrë nuk duhen lënë të marrin frymë.  Mikja amerikane më kujton thënien e Presidentit Lyndon B. Johnson i cili ka thënë: Në qofte se e lejon dhunuesin të vijë në kopshtin tënd, ditën tjetër ai do të vijë pranë ballkonit dhe pas kësaj do të përdhunojë gruan pranë krevatit...

Për sa kohë që jetoni në Amerikë ku janë ligjet për moscënimin e privatësisë, për mospërgojimin e gruas, për mospërdhosjen e punëve në komunitet, këta shkrues mjeranë nuk do të gjallojnë dhe të mbijne si kërpudhat në grupe fisesh dhe interesash të pështira, por që me ngacmimet e tipeve të ndryshme (bullying), mungesa e etikës së të shkruarit i bëjnë dëm të madh komunikimit midis.  Mirëpo koha e paktë tmerrësisht e paktë nuk të mjafton të japësh dhe më shumë për punë të bukura...Por mendoj që dhe mosmarrja me mjeranët që vetëm harxhojnë kohën lart e poshtë duke shpifur dhe duke shpërndarë fjalë të turpshme vetëvetiu sjell mëshirën, e cila është arma më e mirë për të mos u penguar në punët që kemi përpara...pasi sic thotë Chris Colfer se ata janë si letra zmerile që mund të të lëndojë vazhdimisht, por në fund ajo përfundon e padobishme...“When people hurt you over and over, think of them like sandpaper. They may scratch and hurt you a bit, but in the end, you end up polished and they end up useless.”

Keshtu që letra e padobishme detyrimisht hidhet në kosh...



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora