E shtune, 20.04.2024, 08:00 AM (GMT+1)

Speciale » Alia

Lutfi Alia: Përshëndetje Prof Dorian J. Wilson

E marte, 15.01.2013, 09:49 PM


Leter në Redaksi

Pershendetje Prof Dorian J. Wilson

Nga Prof Lutfi Alia, LILT - Qendra e Parandalimit te Tumoreve, Siena - Italy

Këto ditë, në faqet e gazetes on-line “Zemra shqiptare”, lexova artikullin “Njeriu … dhe njerezorja”, të shkruar nga miku im Zeqir Lushaj. Nga ky artikull u informova per semundjen e rende, qe kish kaluar Sabria (bashkeshortja e Zeqirit), per shqetesimet dhe vuajtjen familjare dhe u preka, madje edhe pse eshte e pazakonte per nje mjek, u mallengjeva, por dhe u gezova, kur lexova se operacionin e kishte kryer Prof Dorian J. Wilson, kirurg i madh, burre i madh dhe poet i madh.

Kjo Ishte nje surprize e kendeshme per mua, pasi ju Prof D. J. Willson, i u kam njohur fillimisht nepermjet nje libri tuaj te bukur “Observations about life”, qe kam lexuar kohe me pare, çka me shtyu te informohem me gjere per jeten dhe aktivitetin tuaj profesional e shkencor.

Sa e vogel eshte bota! Ne nje faqe artikulli jane perfshire Sabria, Lulzimi, Hamiti, Zeqiri – bashkeshorti e gazetari, ju Prof Wilson – personazhi dhe heroi i ngjarjes dhe une si lexues i larget, pra të gjithe se bashku per të bashkendare e bashkejetuar, bukurine e nje “mrekullie” te mjekesise moderne.

I dashur Prof Dorian J Wilson.

Ju punoni ne nje klinike te fameshme, por eshte i pa mohueshem dhe fakti, se kjo klinike eshte bere e fameshme, me profesionalitetin dhe nivelin e tuaj te larte shkencor, me humanizmin tuaj shembullor, me punen dhe te kolegeve e bashkpunetoreve te tuaj, qe ne kooperim te perkryer, kryeni nje sherbim te shkelqyer ndaj te semureve.

Ne kete artikull, miku yne tashme i perbashket  Zeqiri, ka pershkruar me hollesi kete ngjarje te pazakonte familjare, çastet e veshtira, dhimbjen e shqetesimet per bashkeshorten, konfuzionin, friken, vuajtjen te shprehur nepermjet loteve te hidhur dhe pshertimave.

Por ky artikull nuk do te kishte kuptim pa pjesen e bukur dhe fundin e lumtur te kesaj historie, prandaj Zeqiri ka treguar dhe mrekulline tuaj, si e perballuat kete situate te veshtire, komfortin qe i krijuat Zeqirit, djalit dhe nipit te tij, sjelljen tuaj fisnike e shume te ngrohte me Sabrien, nje sjellje humane ne perfeksion.

Rezultati i punes tuaj si mjek u konkretizua me nderhyrjen kirurgjikale te suksesshme, te kryer me kompetenca profesionale dhe realisht shkencore.

I dashur Prof Wilson,

- Ju jeni ekspert ne njohen e gjendjes shpirterore te semurit, e dini mire se nje fjale e ngrohte, sheron me shume se ilaçet;

- Ju e perjetoni vuajtjen e te semurit, qe kalon nete te gjata pa gjume;

- Ju e ndjeni vuajtjen e te semurit nga dhimbja e padukeshme, por qe i “ulerine” brenda trupit, ku ngjizet si nje muzike e trishte;

- Ju e dini shume mire si grindet semundja, si “bertet” nen çerçafet e bardhe, si e brene trupn e drobitur.

- Ju dini ta sifdoni semundjen, ta luftoni e ta kuroni te keqen, Ju jeni “mjeshtri i madh”, qe e shuan dhimbjen e trupit dhe qe e heq dhimbjen fizike dhe shpirterore e kesisoj i rikthyet buzeqeshjen e jetes Sabries dhe qetesine e gezimin familjes se saj.

Keto jane rezultatet , qe arrihen vetem nga nje kirurg si JU, i paisur me kompetence profesionale, me eksperience te madhe, me shpirt human, te shprehur me qendrimin e ngrohte miqesor, me fjlalet e thjeshta por bindese e konfortuese dhe me kulture te admirueshme.

Kushdo qe njeh profesionalitetin dhe humanizmin tuaj Prof Dorian J. Wilson, e kupton se mjekesia eshte shkenca, arti dhe misisoni ne sherbim te mbrojtjes te shendetit te njeriut, eshte nje impenjim fisnik, per te larguar dhimbjen e per shpetuar jeten e atij qe vuan,  per te luftuar me vendosmeri kunder te keqes, per t’i rikthyer shendetin dhe jeten te semurit, por dhe familjes, komunitetit e tere shoqerise.

Ju i dashur Prof jeni nje shembull i mjekut shkencetare e njerezor i perkryer.

Faleminderit Prof Dorian J. Willson

Perzemersisht

Prof Lutfi Alia

LILT - Qendra e Parandalimit te Tumoreve, Siena - Italy

----------------------

-Itali, 15 janar 2013-

 

 

 

 



(Vota: 20 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora