Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dedë Preqi: Diaspora e zhgënjyer

| E marte, 15.01.2013, 08:40 PM |


DIASPORA  SHQIPTARE  NUK  NDJEHËT  E FYER, POR  E ZHGËNJYER

Nga Dedë Preqi

Shpirti i diasporës shqiptare  gjithëherë është s’provuar me situata të ndryshme, të cilat nuk kanë mundur ta gjunjëzojnë lehtë, edhe pse shumica e tyre përjetuan keqtrajtime  e përbuzje  të ndryeshme ç’njerëzore, gjatë udhëtimëve për në atdhe, duke kaluar  nëpër shtetin serb, si në kohën e paraluftës,dhe të pas luftes  në kohën e “ paqës“.

Si gjithëherë, mërgimtarët shqiptarë nga gjitha vendet perëndimore udhëtojnë drejt atdheut, si çdo vit tjetër,  që ti presin festat e fundvitit dhe ti përjetojnë gëzimet e brengat tyre së bashku me familjarët , në atdheun e vet të dashur, që nuk i ndanë asgjë, sepse aty i kanë  rrënjët veta, të cilat janë të ngulitura thellë në qenjën shpirtërore e njerëzore.

Edhe pse kushtet –siq ishin, nga malltretimet e shtetit serb, i cili jep urdhëra të porositura  policisë së saj, për ti shoshitë mërgimtarët shqiptarë, që kalojnë  nëpër  teritorin e saj, por fluksi i tyre nuk ndalet  drejtë Kosovës, edhe pse diçka e qëllimshme bëhët me shqiptarët edhe këtë herë.

Njeriu mundet të gjejë alternativa të ndryshme, sikur që disa udhëtojnë jo nëpër teritorin e Serbisë, duke gjetur rrugë alternative, nëpër vende të tjera ku nuk  malltertohen  dhe fyhen qytetarët ,dhe nuk ua prishin vullnetin  për të vizituar atdheun e vet,andaj pse të kalohet nëpër Serbi , sjellja e të cilëve nuk është njerëzore, dhe mënyra se si ata sjellën me shqiptarët, tregon se ende vuajnë nga urrejtja dhe xhelozia ndaj këtij populli, të cilët nuk dinë ku të ç’fryjenë „mëllefin“ e tyre , që kundërmon me dekada e shekuj.

Reagimet e mërgimtarëve ishin të shumta dhe të arsyeshme, të cilat i janë drejtuar Qeverisë kosovare,sepse  kjo sjellje e shtetit serb ndaj qytetarëve kosovar shqiptarë kalon edhe në përgjegjësinë e shtetit të Kosovës, që duhet  të reflektoj nda qeverisë serbe dhe të merr masa të duhura, që të krijoj kushte më të mira për mërgimtarët e vet, duke ditur se ata po kthehen në vendlidje për të festuar festat e fundvitit si gjithherë.

Nga kjo pikpamje,  malltertimët e mërgimtartëve nuk munguan nga ana e policisë serbe, dhe kolonat e automjetëve të zgjatura me kilometra ishin dëshmitë dhe skenarët e kësaj gjendje jo normale dhe as njerëzore , duke mos ndryshuar aspak rrolin e vet nga e kaluara hegjemoniste.

Shumë është folur dhe pak është bërë nga bisedimet e dy kryeministrave në mes  Serbisë  dhe Kosovës, dhe ndër ato marrëveshje duhet  të diskutohet lëvizja e lirë e qytetarëve, posaqërisht edhe e mërgimtarëve shqiptarë  që kalojnë nëpër Serbi, si pjesë e qytetarëve të Evropës dhe botës, të cilët gjithëherë bien pre e malltertimëve  dhe pritjeve të gjata në kufinjt e shtetit serb, duke mos llogaritur as fëmijët e vegjël, të moshuarit dhe njerëzit tjerë që pasojnë me ndonjë sëmundje.

Derisa jetojmë me një shtet fqinj të këtij lloji sikur që është Serbia, problemi i tyre me shqiptarët, duhet të jetë edhe problem i Evropës e rajonit, sepse edhe Evropa nuk duhet ti mbyllë sytë para një situate të tillë , kur e ka në agjendë ta pranojë në familjen e vet shtetin e Serbisë.

Serbia dhe udhëheqja e saj, po i shfrytëzon  edhe disa vakume  në shtetin e Kosovës , të cilat kanë mbetë pezull, siq është izolimi i qytetarëve të Kosovës nga BE-ja,në mosliberalizimin e vizave dhe lobimi në disa vende arabe e aziatike nga ana e shtetit serb, për mos njohjen e vendit tonë, si dhe mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga pesë vendet evropiane, dhe në kuadër të shumë vakumëve tjera  Serbia, po e shfrytëzon mundësinë për të englizhuar shumë plane dhe programe të qështjes dhe forcimit të shtetit të Kosovës.

Në të vërtetë, fryma që e përshkon dhe e gjallëron  qenjën kosovare është fryma e lëvizjes së mërgimtarëve, të cilët kurrë nuk e ndalën kontributin e tyre për atdhe, si në kohë luftë ,ashtu edhe në paqë, që guximi i tyre shpesh herë u pague shtrenjtë, sidomos gjatë luftës çlirimtare , të cilët e lënë familjen në mërgim dhe rrokin pushkën kundër armikut pushtues.

Në kuadër të shumë aktivitetëve dhe në vazhdimësi, mërgimtarët shqiptarë gjithherë e luajnë rrolin e tyre kudo që janë, të cilët janë gurrë e angazhimëve dhe veprave humane , që për synim kanë përveq familjeve të veta , të krijojnë mundësi të vazhdueshme në ndërtimin e Kosovës së re dhe demokratike.

Mërgimtarët nuk presin kurrë që ndonjëherë tu shkoj përshtati diçka e mirë nga shteti serb, por këta presin nga qeveria e Kosovës, që të mundësoj  plane dhe programe për mërgimtarët e vet, për krijimin e kushtëve më të mira, duke krijuar një baraspeshë sikur qytarët e vendëve tjera dhe jo të pritët  se çfarë vullneti ndërmerr Serbia me mërgimtarët shqiptarë, sepse është vonë  të diskutohet dhe të parashtrohen akuzat ndaj tyre, në krahasim me dëmët dhe malltertimet ndaj mërgimtarëve të vet.

Është e qartë se, krijimi i marrëdhënieve në mes Serbisë dhe Kosovës, po shkonë në mënyrë graduale, por jo edhe duke i lëshuar pe, ashtu edhe në të shumtën e rastëve po favorizohet  nga BE-ja,por pse jo,  shteti i Kosovës , ndonjëherë të ndërmerrë masa të  reciprocitetit, sepse durimin dhe  tolerancën e shqiptarëve  populli serb e ka shfrytëzuar dhe përbuzur pa mëshirë.

Prandaj, diaspora shqiptare nuk ndjehët e fyer, edhe pse, pak e zhgënjyer me qeverinë e vet, sa dopak kërkon një trajtim dhe mirëkuptim tjetër, dhe jo të ndjehët  si  e „huaj“ në atdheun e vet. Prandaj, është i nevojshëm dialogu demokratik në mes Kosovës dhe Serbisë, por nga ana e shtetit tonë duhet të shtrohen të gjitha problemet që e preokupojnë qytetarin e saj, e ndër të tjera , qështje e hapur të mbetët, keqtrajtimet e mërgimtarëve shqiptarë gjatë kalimit të tyre nëpër Serbi.

Mërgimtarët shqiptarë janë një pjesë e dhimbshme e kombit tonë, të cilët i përqafuan rrugët e botës, të detyruar nga kushtet dhe rrethanat e ndryshme ekonomike e politike, duke e ruajtur identitetin e vet,  kulturën dhe traditën në çdo vend të botës , njëherit  u bë shtytëse  e shumë  procesëve pozitive në qështjen e politikës së jashtme të Kosovës, e cila qështje ndikoj mjaftë shumë  për ta njohur realitetin  e Kosovës  më mirë, e cila ishte keqinterpretuar dhe propaganduar nga Serbia, drejtuar qarqeve  ndërkombëtare.

Premisa e një mendimi është se, mërgimtarët nuk janë jashtëtoksorë, apo  kërkojnë nga atdheu i vet të dekorohen për mëritat e tyre,por  ata do të ishin më fatlum, sikur vendi i tyre arrinë suksese të mira në aspektin global të zhvillimëve të saja,  ku do të zgjidhëshin të gjitha  problemet  e qytetarëve të vet,  dhe  mërgimtarët do të ndjehën të kënaqur, të cilët janë ajka e atdhetarizmit dhe kafshata më e shtrenjtë e bukës së Kosovës në  gjitha periudhat e kohës dhe ndryshimëve të saja epokale.