E enjte, 19.05.2022, 10:37 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Kumtesë nga Armata Kombëtare Shqiptare

E hene, 14.01.2013, 07:31 PM


A R M A T A     K O M B E T A R E    SH Q I P T A R E

/Shtabi Përgjithshëm /

Prishtine, nr. 01/2013 e dt. 10.01.2013.

K  U  M  T  E  S  Ë

Zhvillimet e fundit në Republikën e Kosovës -  në pjesën veriore të Mitrovicës po ndiqen me interesim shumë të madh nga strukturat e AKSH-së, në veçanti me një kujdesë të posaçëm përcillen përpjekjet për raundin e radhës për vazhdimin e dialogut me Serbinë. Një vëmendje të posaçme jemi duke i kushtuar ngjarjes lidhur me kërcënimin e kreut të Serbisë për rrënimin e lapidarit të dëshmorëve të lirisë – UÇPBM-së në Kosovën Lindore konkretisht në Preshevë.

Për Shtabin e përgjithshëm të AKSH-së, eskivazhet politike,sulmet, deklaratat politike antishqiptare janë të njohura dhe nuk paraqesin ndonjë risi.

Neve, na shqetëson qëndrimi i pa kuptueshëm i qeverisë së Kosovës e cila pavarësisht zhvillimeve dhe ngjarjeve që zhvillohen me shqiptarët dhe ndaj shqiptarëve, sërish tregojnë gatishmëri që të takohen me palën Serbe dhe të vazhdojnë dialogun gjë që është e pa pranueshme. Prandaj në këtë kontekst kërkojmë:

1. Që të ndërpriten bisedat me Serbinë, dhe të kërkohet që gjer sa Serbia dhe politika Serbe nuk heq dorë nga politika dhe në mënyrë permanente të kultivon politikë antikombëtare si është shembulli i fundit  e ashtuquajtura  Rezoluta  për Kosovën, nuk duhet të vazhdohen bisedimet, sepse që në fillim dihet përfundimi i tyre.

2. Armata Kombëtare Shqiptare është e gatshme t’i përgjigjet sulmeve serbe ndaj popullatës-vëllezërve dhe motrave tona në Kosovën Lindore.

3. Ftohen të gjithë pjesëtarët e AKSH-së kudo që janë, që të lajmërohen në detyrat e tyre, ashtu siç është bërë i njohur plani i Shtabit të Përgjithshëm i AKSH-së.

4. Nuk lejohet asnjë veprim krye më vete dhe i pa koordinuar i pjesëtarëve  të AKSH-së.

Ftojmë të gjithë pjesëtarët e AKSH-së, përgjegjës që të marrin detyrat e tyre sipas planit.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i AKSH-së

Kol.   Sokol  Deliu



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora