E merkure, 01.02.2023, 09:29 AM (GMT)

Kulturë » Berisha

Cikël poetik nga Sejdi Berisha

E hene, 14.01.2013, 07:34 PM


P o e z i

Sejdi BERISHA:


SOT, HERËT NË MËNGJES...

Në mëngjes
Herët në mëngjes
Posa hapa sytë
Nga gjumi mashtrues
Pranë meje qëndronte një dritë
Vetëm buzëqeshte me sytë e mi
Nuk e perceptova mirë
Ku iku aq përtueshëm
Atëherë
Unë shkrova vetëm një varg:
Drita, sa etje e shkrumb i madh për njeriun...
Varg i shfrenuar, a
Po po
E pranoj
Se ditët dhe netët vijnë e shkojnë
Dhembjes së trenave u ngjajnë
Kur ikin binarëve pa mbarim...


ÇDO DITË NDRYSHE...

Tastet e pianos mos i rëndo shumë
Sepse
Në secilën syresh
Në secilën notë muzikore
Në secilin tingull
Nga një pjesë të shpirtit
Të shpërndarë e kam
Nuk e di pse
Ndoshta këngën duke e kërkuar
Apo çelësin e pentagramit që nuk ekziston

Po
Ç’është kështu me mua
Për çdo ditë
Jeta ndryshe më tingëllon


VETËM LAPSIN SA TA SHOH

Në këtë fundviti...
Edhe një grimë dritë dua
Vetëm lapsin sa ta shoh
Se në letër shkruaj
Edhe kur bën terr

Edhe një këngë e dua...
Atë këngën arbëreshe:
O, e bukura more...
Por edhe atë këngën tjetër
Për vazon e thyer...

Ma dhuroni
Edhe një jehonë malesh
Unë
S’kam gjë tjetër
Vetëm se një varg t’ua dhuroj:
Lumturinë  gjithmonë bëjeni vetë



(Vota: 13 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora