Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Lushaj: Po ku je moj kushe e dashur?

| E diele, 13.01.2013, 09:02 PM |


Bashkpunetorja e ZSh-së, Kushja ime, modelja tiranese Lela Lushaj

Posta e Reaksisë së ZSh-së

PO KU JE MOJ KUSHE E DASHUR?

-Fotoreportazh, si një pergjigje per modelisten Lela Lushaj në Tiranë-

Nga Redaktori i ZSh-së: -Lushaj

Ka të drejtë Lela që mërzitet bile edhe na kritikon se nuk jemi sa duhet korrekt me bashkpunëtorët.

-I kërkoj matrialet e mia të botuara në ZSh dhe nuk i gjej kërkund,-më thotë ajo, -Pse kështu?

-Kërkoj në faqe ku janë botuar e nuk më dalin… I kërkoj në fotot e ZSh-se e nuk i gjej… I kërkoj tek faqja special e redaktorit të Kulturës “ZemraShqiptare dhe Zeqir Lushaj”, e nuk i gjejë! … Dhe janë të paktën mbi 40 fotografi të ndryshme nga Tropoja e Tirana, nga fshati, nga puna, nga gëzimet familjare etj.

…!

Dhe nuk është veç Kushja ime bukuroshe, Lela në Tiranë por edhe shumë “kushe” të tjera edhe shumë bashkpunëtorë të tjerë që na drejtohen të shqetesuar dhe pyesin per disa problem teknike. Bile hereherë edhe na bërtasin “si jevgu të shoqes”, nga shqetësimi per revisten e per ndonjë defekt të persitur të saj.

Megjithëse drejtues teknik i ZSh-së në rrjetin elektronik është një kuksian i zoti si Mario Braha, gjithë kritikat mi drejtojnë mua! Unë i mirëpres kritikat por nuk jam i aftë të ju them një pergjigje të saktë.

Për një sqarim të pergjithshem, duket thënë se, që nga mesi i vitit që lam pas kur revista ka kaluar në një server të ri, kemi patur e vazhdojmë të kemi akoma probleme, defekte teknike që jo rrall na merzisin edhe neve që jetojme intensivisht me këto botime e duam qe lexuesit e bashkpunetoreve të mos ju krijohet asnje pengese , asnjë shqetësim.

Ne ju sigurojmë se shumë shpejt këto defekte do jenë krejt të eleminuara dhe se gjithçka do ju shërbehet lexuesve e bashkpunetoreve per bukuri.

…Sa për Lelën, edhe si forme “autokrtike”, po botojmë këtë foto-reportazh me Lelen e te dashurit e saj. Këtë privilegj ia bejmë asaj jo vetem si modeliste e bashkpunetore e jona, por edhe per faktin se është në prag-martesën me djaloshin simpatik të Bujanit, me këngëtarin Arbër Vidrica.

 

-Mehmeti i thotë Shpresës: -He mori grue. Në kohen tonë edhe në foto na vinte turp me na pa kush tuj dalë…-Po nejse, ç’i kujtojmë. I mori me vete sistemi që lam pas…!

-----------------------------

- Per ZSh-në, nga NJ, USA, 10 janar 2013-