E enjte, 25.04.2024, 08:34 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Zhduket 15-vjecarja, dyshohen 2 zjarrfikes

E hene, 28.04.2008, 08:48 PM


Xhemil Beharaj - Koha Jone

Nje vajze ende pa i mbushur te 15 vitet eshte zhdukur ne menyre misterioze dy dite me pare nga banesa e saj ne fshatin Rrethlibofshe te komunes Libofshe. Prinderit e saj sapo kane vene re mungesen e saj ne shtepi kane vene alarmin duke kryer edhe denoncimin ne policine e Fierit. Forca te shumta policore jane vene ne kerkim te 15-vjecares, nderkohe qe fotot e saj jane shperndare ne te gjitha pikat e kalimit kufitar per te mos lejuar daljen e saj jashte shtetit apo trafikimin e saj per qellime prostitucioni. Rreth ores 15.00 te dy diteve me pare, Elnije A., ("KJ" per shkak te etikes nuk publikon identitetin e plote), se bashku me vajzen e saj, kane mberritur ne mjediset e Drejtorise se Policise se Qarkut te Fierit ku kane kryer denoncimin per zhdukjen e vajzes se saj Xhuli A., nxenese ne vitin e pare te shkolles se mesme te fshatit. Me te marre informacionin, uniformat blu u vune ne levizje per kerkimin e te mitures, ndersa nje grup ekspertesh mberriten ne fshat, per te marre ne pyetje persona qe mund te kene pasur dijeni ne lidhje me rrethanat e zhdukjes se vajzes.

Shtepia e Maks Agollit, babait te 15-vjecares se zhdukur eshte e fund te fshatit Rrethlibofshe, afro 15 kilometra larg qendres se qytetit te Fierit. Maks A., ka rreth 20 vjet qe eshte vendosur me banim ne kete fshat pasi eshte nga Korca. Ai tregon se eshte martuar me Elnijen, nje vajze nga ky fshat dhe vendosen ta ngrene ketu "cerdhen" e tyre familjare. "E lashe vajzen ne shtepi dhe dola per te bere pazar, tregon nena e Xhulit, Elnija. Ishte ora dhjete e paradites. Kur jam kthyer ne oren 12.00 nuk e gjeta ne shtepi. Deren e gjeta te shqyer, orendite dhe krevatet i gjeta rremuje. Ajo nuk ishte ne shtepi. U alarmova pasi nuk gjeta as shumen prej 500 mije lekesh te vjetra qe kisha lene ne dollapin e rrobave. Ato ishin parate me te cilat im shoq do te paguante kestin e kredise qe kemi marre ne banke". Elnija tregon se menjehere ka njoftuar te shoqin, i cili kishte dale per te kullotur bagetite. "Cfare te them, thote nena e deshperuar. Nuk dime si t'i veme emrin kesaj qe na ndodhi. Nuk dime nese ka ikur vete, e kane mashtruar apo e kane rrembyer me force". Prinderit thone se ne policine e Fierit ndodhet nje leter ne te cilen shkruhet: "Mos kujto se ia hodhe. Do te shuajme ty dhe familjen", e cila u gjet ne canten e vajzes. Burime nga uniformat blu pohojne se jane shoqeruar dy punonjesit zjarrfikes me emrat qe kane treguar prinderit e te mitures, por ata kane mohuar te kene njohur vajzen. Nderkaq policia ka kerkuar zbardhjen e bisedave telefonike te regjistruara nga numri 128 i sherbimit zjarrfikes.

Vajza fliste ne telefon me numrin 128

Nena e vajzes se zhdukur, Elnija, tregon per "KJ" se pese dite perpara ngjarjes, ka konstatuar se e bija fliste me dike nga telefoni i shtepise. "Une dyshova dhe i thashe vajzes tjeter, me te madhes, qe t'i merrte telefonin nga duart dhe te verifikonte se me ke po fliste Xhuli. Keshtu u be. Nga ana tjeter e receptorit degjohej nje ze mashkulli qe i thoshte ne telefon te dilte per te pire nje kafe, se ai do ta bente te lumtur, se do t'i bente shume dhurata etj. Ndersa vajza e madhe e pyeti se cili ishte dhe cfare kerkonte nga motra e saj e mitur, mashkulli ne telefon i dha nje te share dhe mbylli telefonaten". Elnija thote se pas ketij incidenti bene verifikimin e numrit me te cilin kishte folur vajza dhe rezultoi se ishte numri pa pagese 128, regjistruar ne emer te policise e qe i perket zjarrfikesve. Numri ndonese unik ne te gjithe vendin, i pergjigjet thirresit ne zonen qe ai banon, ne rastin konkret, ne Fier. "Pasi e shtrengova vajzen, Xhuli me tha se po fliste me dy djem me emrat Genti dhe Bardhi, qe punojne ne sektorin e zjarrfikesve". Gruaja thote se dyshimet i ka te medha dhe se eshte policia ajo, qe duhet te beje verifikimet e nevojshme.

Babai i Xhulit: Vajzen e kercenuan me jete

Babai i Xhulit, Maksi, tregon se vajza e tij, edhe pse nuk kishte libra, kishte rezultate shume te mira ne mesime. Sipas tij, kjo histori kishte nisur disa jave me pare, por ai nuk i kishte besuar adoleshentes. "Vajza me tha se dy djem me nje fuoristrade i kishin prere rrugen dhe i kishin thene qe te hipte ne autobusin e linjes dhe te shkonte ne qytetin e Fierit, ku t'i priste perpara nje lokali. Ata i thane se, nese nuk do te shkonte, do ta thernin bashke me familjen. Vajza, e trembur, eshte nisur per ne vendin qe ata i kane treguar dhe, pasi kishte pritur ca, ishte kthyer serish me nje fugon per ne shtepi." Maksi thote se kete histori ia ka treguar e bija, por ai nuk e ka besuar. Te nesermen vajza i ka treguar se dy djemte i kane dale serish perpara duke e kercenuar.

"Te gjitha pistat jane te hapura"

Drejtori i Policise se Qarkut te Fierit, Arjan Bozhaj, eshte treguar shume i kursyer ne dhenien e informacionit ne lidhje me kete ngjarje. I pyetur mbreme nga "Koha Jone" nese jane verifikuar dy punonjesit e Policise se Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpetimit, per te cilet dyshojne familjaret e Xhuli A., z.Bozhaj tha se nuk mund te thuhet asgje per arsye te sekretit hetimor. Ndersa pyetjes nese ka dyshime te arsyeshme per implikimin e dy zjarrfikesve ne zhdukjen e 15-vjecares, drejtori Bozhaj iu pergjigj se "po punohet ne te gjitha pistat".

E mitura nga Vlora u zhduk per kater dite

Nje e mitur nga qyteti i Vlores, ishte zhdukur per disa dite ne janar te ketij viti. Fioneza Z., 16 vjec, u raportua "e zhdukur" prej familjareve, duke ngritur ne alarm policine. Te shqetesuar per mungesen e vajzes, familjaret kane denoncuar ne komisariat, duke dhene detaje per humbjen e 16-vjecares dhe emrin e djalit, me te cilin ajo ishte njohur kohet e fundit. Policia e Vlores ngriti pistat e mundshme te trafikimit dhe largimit me deshire. Prinderit e te mitures i kerkuan ndihme policise vendore, pas denoncimit te kryer ne komisariat. Kontrollet u perqendruan ne pikat dalese e hyrese te qytetit, ndersa u shperndane fotografite e vajzes ne te gjitha komisariatet e vendit. Familjaret i ofruan policise edhe detaje ne lidhje me nje djale me iniciale T.K., me te cilin vajza e tyre shoqerohej kohet e fundit. Disa dite pasi nisen kerkimet, vajza u kthye ne banese. Ajo tregoi se kishte ikur me deshire nga shtepia per te kaluar disa dite ne kryeqytet e me pas ishte kthyer me autobus ne shtepi.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora