E merkure, 24.04.2024, 06:57 AM (GMT+1)

Mendime

Qerim Pllana: SHBA-të dhe fuqia e vetë shqiptarëve

E diele, 13.01.2013, 11:43 AM


SHBA-të dhe fuqia e vetë shqiptarëve të bashkuar krijon qetësi në ketë hapësirë

BE PA SHBA S`MUND TË ZGJEDHË KRIZËN SHQIPTARO-SERBE

Madje problemet shekullore shqiptaro-serbe mund të zgjidhen vetëm me Konferencën Dy të Londër, duke u anuluar vendimet e njëanshme të Konferencës Londra I. Duke u anuluar të gjitha padrejtësitë të cilat u janë shkaktuar territoreve dhe popullit shqiptar gjatë vitit 1913, pra para plotë një shekulli. D.m.th pas Shpalljes së Pavarësisë më 28 nëntor 1912, tash e 100-vjet. Një Konferencë e domosdosë ndërkombëtare për Kosovën

Nga Qerim Pllana

Se Bashkimi Evropian (BE) s`mundet për të zgjedhur problemet e grumbulluara me shekuj në G. Ballkanik, në veçanti çështjen shqiptaro-serbe në këto dy dekada, është vërtetuar katërçipërisht. U dëshmua me rastin e luftërave kroato-serbe, serbo-boshnjake dhe në veçanti shqiptaro-serbe plotë një dekadë. Problemet mes këtyre popujve kanë një gjenezë qysh nga viti 1844, për të kulmuar gjatë dhe pas Dy Luftërave Botërore. Të parës dhe Luftës së Dytë Botërore nga hegjemonizmi serb i përkrahur nga Rusia Cariste dhe në veçanti apetitet e Perandorisë ruse pas rënies së carizmit rus. Manipulimet politike të Brukselit s`kanë të ndalur!

Përkrahja dhe dominimi i Rusisë mbi fuqitë e reja evropiane, krijimit të ashtuquajturës ANTANT, dhe apetiteve hegjemoniste Perëndim-Lindje, Serbia fitoi një përparësi, duke u krijuar nga një shtet me autonomi vasale në Pashallëkun e Beogradit, në një shtet me influencë, sidomos me grabitjen e tokave dhe ndjekjen e shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit brenda dhjetor-janarit të vitit 1877/78 nga Molë-Kuqja në Prishtinë,  Kosovën e sotme.

Pas Luftës së Parë Botërore me 1920, kur Shqipëria me ndihmën e z. Ruzvelt u pranua në Lidhjen e Kombeve, Serbisë iu ndalua përkohësisht rruga e pushtimeve drejtë Durrësit, pra Detit Adriatik. Rasti i Konferencës Paqësore preku interesat   pushtues të Serbisë drejt jugut, meqë Paqen e Parisit 1918, u krijua shteti borgjez, ose e ashtuquajtura Mbretëria SKS. E cilën  përfshinë territore mira kilometra të Kosovës autoktone pjesë e Shqipërisë, respektivisht Vilajetit Verilindor me qendër në Shkup. Ishte sall një pushim derisa filloi Lufta e Dytë Botërore 1939-1945.

Për Kosovën imponohet Konferencë Ndërkombëtare e rangut të Londrës

Një Konferencë e domosdoshme e rangut të Londra I, të korrikut të vitit 1913, është duke u imponuar si domosdoshmëri jo sall për t`u anuluar hilet e asaj konference, por për t`u zgjidh më në fund çështja jo sall shqiptaro-serbe në këtë hapësirë. Kjo jo vetëm që është një domosdoshmëri, por është një çështje imanente politike për ti ikur luftës së re dhe të domosdoshme për shqiptarët për t`i mbrojtur territoret e saj etnike në veri dhe në lindje. Atje ku ka shqiptar në trojet e tyre etnike...

Bashkimi Evropian, pra Brukseli jo vetëm se nuk ka fuqi, por nuk ka as interesim politikë për të zgjedh çështjen delikate mes Kosovës dhe Serbisë, duke u mbështetur në veriun e vendit, të cilin si problem e ka krijuar vetë Evropa, në bashkëpunim me aleatet tani të njohur edhe për fëmijët! Ishte Franca ajo në fillim, Greqia fund e mbarim pjesë e pesë shteteve, të cilat me direktivën e Rusisë nuk e pranojnë Kosovën shtet. edhe pas pranimit të mbi 100 syresh, nga të pesë kontinentet e botës në kuadër të OKB-së. Madje, Kosovën e kanë pranuar fuqitë më të mëdha botërore në kufijtë politike të caktuar edhe ashtu në kuadër të një ish-federate artificiale...

BE me lloj-lloj spekulimesh, tani synon për të zgjedhur çështjen e veriut të Mitrovicës, qytet të pandarë dhe tërësi të mbuluar me forca kriminele serbe, duke afruar komuna veriore (tokës shekullore shqiptare) mundësinë e anëtarësimit në mekanizmat evropian e që ka të bëjë me qeverisjen “lokale”, (absolut s`është e vërtetë), por rajonale dhe ndërkombëtare me qëllime për t`u përgatit terreni për ndarje të kësaj pjese, më qëllime tendencioze për Trepçën, ujërat dhe mineralet, madje një kohë tjetër për t`u shtrirë në Rrafshin e Kosovës të pasur me qymyr. Ide këto kolonialiste dhe hegjemoniste jo sall të Serbisë, të cilat ajo nuk i fsheh, duke u deklaruar për qymyrin, mineralet dhe pasuritë tjera të kësaj pjese të Kosovës!

Propozimi i lanquar kohëve të fundit nga ana e Brukselit, do t`u propozohet palëve të interesuara. Cilat janë ato palë, pos Serbisë, pesë shteteve, të cilat nuk e pranojnë Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe kufijtë e saj. Pas këtyre shteteve fshihen edhe tendenca te të tjerëve për dhe mbi territoret e tjera të Kosovës. Kjo kurrë nuk do të jetë zgjedhje e arsyeshme politike, ekonomike, diplomatike e as territoriale për Kosovën në veçanti dhe shqiptarët në përgjithësi!  Përkundrazi, lë mundësin e hapur të krijimit të një “Serpska republikë” në shtetin e Kosovës edhe ashtu të përgjysmuar pa pjesën e saj etnike “Luginës e Preshevës”! Lë mundësinë e konflikteve, luftërave dhe gjenocideve të njëpasnjëshme, duke filluar nga viti 1844 deri në qershor 1999, në vazhdimësi me 25 korrik të vitit 2011 dhe aktualisht...

Prandaj pa ndihmën e faktorit SHBA, BE kurrë nuk e zgjedh çështjen

Bashkimi Evropian me këso alternativa si Serbia me lloj-lloj intrigash, pa ndihmën e SHBA-ve çështja shqiptaro-serbe, ajo kroate-serbe dhe problemet e ndërthurura me hegjemonizmin, apetitin dhe politikën shumë gënjeshtare  të Serbisë me dekada, BE kurrë nuk do të mundët për ta zgjedh. Pos Serbisë për interesimin e Veriut, shkëputjen i këtij territori nga Kosova, mbase ka të interesuar më shumë sesa vetë Serbia!  Madje siç duket nuk janë pesëshja, por në kuadër të BE-së ka edhe të tjerë!

Vetë fakti se Serbia kohë pas kohe e përmend edhe qymyrin, pra Rrafshin e Kosovës deri në Ferizaj, politika e saj puqet katërçipërisht me atë dhe dike brenda për brenda Brukselit, respektivisht Bashkimit Evropian. Këto lojëra të Brukselit sikur i kanë verbuar politikanët shqiptare, të cilët kësaj bashkësie artificial janë duke i besuar bianko me tërë fuqinë politike, diplomatike dhe gjeostrategjike... Prandaj vetëm shqiptarët e bashkuar në bashkëpunim dhe pajtim me SHBA-të dhe aleatet e tjerë të sinqertë, miq të kombit shqiptar mund të zgjidhin lëmshin e bërë lëmsh tash e 100-vjet, mu nga e njëjta Evropë në dëm të kombit shqiptar! Serbia nuk është duke hequr dorë nga hegjemonizmi dhe lakmia për pjesë të pasura të Kosovës jo sall në veri..!

Faktori kombëtar në bashkëpunim me atë ndërkombëtar me çdo insistim duhet për të kërkuar rishqyrtimin e Konferencës Londra I, me Konferencën Londra II, për t`u zgjedh çështja shqiptare në veçanti ajo e Kosovës dhe e kombit shqiptar në përgjithësi në Ballkan. Pa një tubim të tillë ndërkombëtar të rangut jo hileqar në fjalë të vitit 1913, Kosova do të jetë një vatër e re baruti, konflikti dhe lufte të re në Ballkan dhe më gjerë në Kontinentin e Vjetër. Sepse Pakoja (një lloj pamfleti i një personi siç u thur ajo në Vjenë as për së afërmi nuk e ka zgjedh problemin e Kosovës me Serbin e cila me shekuj thurë intriga, gënjeshtra dhe ndjek popujt jo serb në këtë nën qiell, sidomos boshnjakët, kroatët në veçanti shqiptarët me pasuritë  e bollshme që ua ka falë nëna natyrë..!

Problemet e ndërthurura plotë 100-vjet, Kosovë-Serbi me fajin e të dytës, kurrë s`do të mundën për ta zgjedhur BE, Thaçi-Daqiq, as z. Jahjaga-Nikoliq. Vetëm me një Tubim të ri ndërkombëtar mund të përfundojë konfliktin serbo-shqiptar, duke i thyer dhe zhdukur apetitet e një shteti hegjemonist në Ballkan. Vetëm thirrja e një Konference ndërkombëtare si Londra II, zgjedh çështjen njëqind-vjeçare shqiptaro-serbe-serbo-shqiptare. Problemin akut dhe imanent të kufijve, bashkimin e kombit, pavarësisë dhe sovranitetit të vërtetë,  kurrë s`mund të zgjedhin dy as katër njerëz, pa mandatin e plotë të sovranit, ndërkombëtarëve dhe opozitës së shëndetshme e të vërtetë!



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora