E shtune, 20.04.2024, 09:44 AM (GMT+1)

Mendime

Kabil Bushati: Pse nuk hapet dosja e Milotit?

E diele, 13.01.2013, 11:21 AM


Përse nuk hapet dosja e Harap Milotit?

Nga Kabil Bushati

Më 13 dhjetor 1960, plot 50 vite më parë, në qytetin e Fierit, ndodhi një ngjarje e bujshme që tronditi diktaturën në të gjitha qelizat e saj dhe drithëroi mbarë opinionin publik shqiptar. Tronditi thelle kryeministrin e kohes Mehmet Shehu, ministrin e brendshem Kadri Hazbiu  dhe nipin e tyre Feçorr Shehu. Sigurimi i shtetit i diktatures ishte qelluar e vrare me arme mu ne mes te Fierit. Harap (Sejdi) Miloti, nënkryetar i Degës së Punevet të brendshme i Fierit, vrau ne shtëpi kryetarin e kësaj dege, Qemal Hysenajn.

. Pastaj si njeri me sedeër për të mos rënë i gjallë në duart e sigurimit të shtetit, per t'u mos poshteruar dhe leqendisur ne torturat e kohes,Harapi vrau edhe vehten. Pra Harapi, si zog shkodranit, bëri atë që deri në atë kohë nuk kishte arritë ta bënte asnjë zog shqiptarit. I kthey pistoletën në lule të ballit kreut të degës së punëvet të brendshme, eprorit të tij, pastaj ia ktheu edhe vehtes. Nje skenar i ngjashem me ato te filmavet horror.

Me të ndodhur kjo ngjarje e pa zakontë, diktatura hoxhiste përdori të gjitha mjetet dhe format, që kësaj ndodhie të përgjakshme t'i vinte kapakun e heshtjes. Gjithcka, në çdo detaj u fshesh me kujdes dhe u la enigmë. Asnjeri as sot e kësaj dite nuk e di të vërteten, por gjithnjë janë përdurur thashethemnaja të ndryshme dhe gjithfarë alibirash. Akoma dhe sot nuk dihen aresyet e vërteta të kësaj ngjarje. Gjithçka eshte sistemuar dhe percjellur për ne Kalendrat greke. Diktatura i kishte te gjitha mjetet dhe mënyrat që te linte ne heshtje varrit gjithçka.Akoma dhe sot e kësaj dite fëmijët, tashmë të rritur të Harap Milotit nuk kanë një varr për babain e tyre, ku të qajnë e të vendosin një tufë lule Shkodret. Akoma dhe sot e kësaj dite opinioni nuk di asgjë për rrjedhën e kësaj ngjarje që shokoi të madh e të vogël. Asnje version zyrtar për këtë vrasje te dyfishtë!

Po kush ishte Harap Miloti? Një djalë Shkodret. Nga familja e përmendur dhe e respektuar e Milotëvet të Kirasit. Baba i tij ishte kryplaku i Kirasit.Emri i tij i vërtete është Sejdi,porse shkodranët gjithmonë e thirrën Harap. Ishte shegert tek Ulqinaku i Madh ku punoi me ndershmeri dhe krijoi njohje të admirueshme me gjithe Shkodren.I lidhur me Luftën Antifashiste që në moshë të re, qe në vitin 1942 ai do te bënte emër si njeri i aksioneve të guximshme. Një djalë trim e i guximshëm në ato vite lufte. Koha e rreshtoi si shumëkend nga pjesmarrësit e Luftës Antifashiste në krahun e komunizmit. Pas çlirimit të vëndit ai do te fillonte ndër të parët kuadro të luftës, studimet ne Bashkimin Sovjetik, në qytetet e Sevastopolit,Odeses dhe Saratovit, së bashku me Myslym Ketën e Sami Bushatin. Shok i ngushte me Samiun. Me të përfunduar studimet emërohet të punoje ne organet e punevet te brendshme ne detyra drejtuese si në Malësi të Madhe, Lezhë, Klos etj etj. I perkushtuar ndaj punës dhe mbas familjes. Kështu vazhdoi deri me 13dhjetor 1960, kur ndodhi ngjarja fatale e cila edhe sot e kësaj dite mbetet misterioze. Deri me sot,edhe pas viteve '90 asnjë gazetë asnjë gazetë nuk ka shkruar për këtë ngjarje.Asnjeherë në mediumet shqiptare nuk u përmend emri i Harap Milotit. Paçka se përditë në shtypin shqiptar sidomos në gazetën Panorama po lancohen me dokumenta,bëmat dhe gjëmat e Kadri Hazbiut, Feçor Shehut dhe të gjithë graduatëvet të organeve të brendshme. Ndërsa për Harap Milotin çdo gjë qëndron në heshtje nëpër arkiva, e mbyllur në kasafortë, e ruajtur sekret më fanatizmin më të madh.. Publiku dhe familjarët nuk dijnë asgjë për shkaqet qe e detyruan Harapin të ndermërrte atë akt fatal, të vriste kryetarin e degës dhe pastaj vehten. Ata banonin në një ndertese në qytetin e Fierit, Harapi me familje në katin e parë, ndërsa Qemali në katin e dytë. Kaq dijnë shkodranët për këtë ngjarje,kaq di dhe familja. Për Harapin nuk janë shkruar dy rreshta në gazetë, për Harapin asnje gazetar nuk ka shkruar së paku dy rreshta, për Harapin arkivat e shtetit dhe te ministrisë së brendshme heshtin. Familjarët janë ankuar për këtë deri tek Avokati i Popullit, por as ai nuk ka mund të zhbërthejë këtë enigmë, këtë heshtje varri. Përse? Përse nuk hapet dosja e Harap Milotit? Le të analizojmë pak në restrospektivë.Le të shohim se çfarë qendrimesh u mbajtën nga diktatura për familjen Miloti dhe Hysenaj.

U mbajtën qëndrime diametralisht të kundërta. Familja e Harap Milotit, bashkëshortja me tre djem dhe një vajzë u trajtuan si armiq dhe vuajtën nëpër punëra të rëndomta si marangozë e saldatorë. Të pashkolluar. Të përgjuar. Dhe të diferencuar. Paçka se qytëetaria shkodrane i deshi dhe u lehtësoi brengat e perndjekjes.

Ndërsa për familjen e Qemal Hysenajt diktatura u tregua dorëlëshuar dhe dashamirëse. I shkolloi nëpër shkolla të zgjedhura. Mjafton të përmëndim djalin e Qemalit, Kujtimin i cili sapo mbaroi shkollën u martua me të bijën e Xhafer Spahiut, Nënkryetarit të Kuvendit Popullor të at'hershëm dhe u caktua atashe nëpër ambasada si në Paris e Beograd . Dhe s'kish si të ndodhte ndryshe, pasi Xhafer Spahiu ishte i afërt me Nexhmije Hoxhës. Gjatë fillimeve te demokracise Kujtim Hysenaj u lidh me exluzivitetin e nje firme kroate si drejtues i saj në Shqipëri, tek e cila krijoi të ardhura të bollshme monetare. Më vonë pas vitveve '97, Kujtim Hysenaj, zëvëndësoi Fatos Klosin dhe u bë Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ Shqiptar, detyrë të cilën e kreu derisa vdiq.

Vetkuptohet qe objekt i ketij shkrimi te shkurter dhe befasues nuk eshte thellimi i ndasise dhe armiqësimit mes ketyra dy familjevet, perkundrazi, ne po kerkojme nje realitet, nje te vertete dhe nje varr per shkodranin Harap(Sejdi) Miloti. Nuk kërkojmë asnjë lloj hakmarrje. Ne po kerkojme që të lehtësojmë edhe dhëmbjen e te gjallëvet përmes zbardhjes së ngjarjes. Sepse nuk u vranë me njeri tjetrin dy ushtar në kufi, por dy hierak të lartë të Ministrisë së Brendshme. Patjetër që kjo ngjarje do të jetë relatuar edhe në Komitetin Qendror të PPSH-së. Pra përveç arkivave te Minstirsë së Brendshme, dokumentacion duhet të egzistojë edhe në arkivat qendrore te PP-së. Por..por...

Natyrshëm lindë pyetja, përse dy qëndrime kundrejt dy familjeve që kanë lidhje me te njejtën ngjarje. Nje diametrialitet i pashpjegueshem. Përse diktatura dhe titullarët e Ministrisë së Brendshme, përfshi edhe Kadri Hazbiun e Feçorr Shehun përkrahën familjen Hysenaj dhe perndjekën familjen Miloti? Fakti që i vrari Qemal Hysenaj ishte djalë dajet e bir hallet me Fecorrin dhe Feçorri nip i Mehmetit nuk mjafton qe të varrosë me heshtje gjithë këtë ngjarje. Përse Harap Milotit akoma nuk i janë gjetur eshtrat dhe akoma nuk ka një varr. Përse heshtin arkivat e shtetit për këtë ngjarje. Kush i fsheh?  Kush është i interesuar që e vërteta të mos dalë në shesh? Edhe arkivat engleze pas 50 vjetesh hapen. Po ato tonat, kur do te hapen?Kjo thirrje, ky apel vlen edhe për mikun tim Kastriot Dervishi i cili prej vitesh po merret me arkivat e ish ministrisë së brendshme. Edhe për kolegun tim Fahri Balliu që drejton gazeten 55, le të botojë shkrime nga dosja e Harap(Sejdi) Milotit. Mendoj se e meriton Harapi që të jetë prezent në shtypin shqiptar.

Kur mora nismën që të shkruaj për oficerin e ministrisë së brendshme Harap Miloti pyeta shumë njerez.Pyeta ish bashkeluftetarë të tij.Pyeta edhe kojshitë e tij dhe të fëmijvet të tij të cilët më folën me superlativa. Nuk doli asnjeri që të fliste keq për ate ne Shkodër. Rastësisht në një bisedë pyeta edhe z.Ahmet Bushati, ish i burgosur politik qysh me grupin e gjimnazistëvet të Shkodrës. Edhe ai më konfirmoi se gjatë kohës që ishte pjese e drejtimit të shoqatës së ish të burgosurvet politik nuk kishte parë apo dëgjuar ndonji dëshmi kundër Harap Milotit. Bile më foli me shume dëshirë për të se e kishte njohur nga afër. Bile Cuf Hoxha, ish i internuar,babai i futbollistit Arvit Hoxha më tregon se ishte takuar në Shkodër afër stadiumit me Harapin nje javë para se të ndodhte ngjarja. Ishin ndalë e kishin bërë muhabet duke kujtuar vitet e femirisë.Edhe Cufi flet fjalët më të mira për Harapin. Po kështu edhe miku im qysh në rini, Dush Selimi, kojshi me familjen e Harapit flet me konsideratat më pozitive për këtë familje të ndershme e punëtore. Dushi që ka pasë babën shofer me Gjonin e Marka Gjonit, shton se baba i tij sa ishte gjallë nuk e hiqte nga goja trimin Harap Miloti. Pikërisht këto më dhanë spunton që të shkruaj për djalin trim të Shkodrës Harap Milotin, pavarësisht bindjeve të tij. Unë e dija se gjer më sot asnjë gazetar shqiptar në përgjithësi e shkodran në veçanti nuk ka pasur guximin t'i futet kësaj ngjarje dhe të shkruaj së paku dy rreshta në ndonjë gazetë. E di se Harapi ishte një temë tabu. Por e siguroj lexuesin që edhe në numrat e ardhshëm ne do vijojmë të botojmë shkrime për Harapin, do vijojmë t'i kërkojmë arkivavet të këtij shteti dokumenta, derisa e vërteta të zbardhet.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora