E marte, 18.06.2019, 02:33 PM (GMT+1)

Komente » Nexhipi

Reshat Nexhipi: Zgjedhjet e 2013 në fokus

E diele, 13.01.2013, 07:04 PM


Zgjedhjet e v.2013, në fokus.

Peshku në det, tigani në zjarr: ,,Fitorja është  e  jona,, thonë  me ,,bindje,,  ithtarët e  PD-së  dhe PS-së.

Nga  Reshat Nexhipi

Sqarim

Kohëve të fundit, në shtypin e përditshëm, në fokus janë  zgjedhjet e v.2013 në Shqipëri. Ithtarët e  partive, lozin rrolin e evgjitkës që lëvdon shoshën e saj. Në  një shkrim të paradokoh shëm, theksonja 17 tituj të  shkrimeve të  ithtarëve të PS-së, të cilët Qeverinë aktuale si dhe kreun e saj  i paraqesin ,,këmbë e  kokë të koruptuar, diktator më i madh në botë,,  etj. etj., duke mos anashkaluar edhe fëmijët e tij, ekonominë  e vendit  ,,totalisht e shkatëruar,, etj.etj. të cilat nuk ka nevojë t i përsëris, prandaj do kaloj në 17 titujt e shkrimeve të  palës tjetër, autorët e të cilave, për t iu larguar grindjeve, nuk identifikoj, përveç inicialeve të emrave të tyre, ashtu siç veprova edhe me shkrimin e mëparshëm.

18 titujt  e shkrimeve të ithtarëve të  PD-së

(Pa i komentuar  fare, ashtu siç  veprova edhe me 18 titrujt e PS-së)

1

Fitorja e PD-së në vitin 2005, nxori në shesh gënjeshtrat e PS-së,  se ,,Sala ishte fajtor për ngjarjet e v.1997,,.

2

Ngjarjet e vitit 1997, sollën  humbjen e  besimit  të shqipta rëve në deklaratat e  PS-së, prandaj dhe kjo humbi edhe zgjedhjet e v. 2009.

3

Kryesocialisti, humbi Tiranën dhe zgjedhjet  e  v. 2009  me ,,vetëshpalljen e tij  për kryebashkiak pa përfillur fare Kryesinë, gjë që iritoi jo vetëm këtë, por edhe anërët e PS-së nëpërgjithësi.

4

PS-ja, do humbë edhe zgjedhjet e v. 2013, për shkak edhe të vetëshpalljes të sërishme të Ramës për kryeministër. (edhe pse në Kryesinë e partisë të tij, ka 3 a 4, shumë më të aftë prej tij-komenton autori me niciale P.M)

5

Ftorja e  i PD-së më 2013, është e sigurtë, edhe  për shkak të veprave madhështore të saj (NAto, Vizat, Rruga e kombit, Tuneli Tiranë- Elbasan, dy shpatat e Skenderbeut, përkrenarja e tij, përmendorja e Mbretit, Hasan  Prishtinës, iniciativa për sjelljen e eshtrave të Mitat dhe Sami Frashërit, kokën e Ali Pashë Tepelenës, nënshtetësia, Komiteti i diasporës, krijimi i Ekipës    pëlrbashkët  midis  Shqipërisë  dhe Kosovës etj.-konkludon  autori me iniciale T.K)

6

Heqja e përmendores së Enve Hoxhës dhe ngritja e asaj të Ahmet Zogut, dëshmojnë vizionin e PD-së për të çkulur përfundimisht themelet e komunizmit-shkruan një antikomunist i përbetuar.

7

,,Llomotitjet,,  e përditshme të disa njerëzve në televizion kundër  Berishës, pa dashur, e paraqesin  për Kryeministër  më demokrat në botë (përmend emrat e dy të Fiks Fare-s, një të Portokallisë me epitet banal, një siç thotë autori ,,karikaturist i shëmtuar,, si dhe një ,,ishqeros,, siç e quan ai, për mua të dy këta të pa njohur)

8

21 janari, dy grevat dhe hyrja në Parlament ditën e fundit sa për të siguruar rrogën, e tronditën në themel  prestigjin e  PS=së.

( Më 21 janar, orë të tëra, goditte me hunjë dhe gurë vëllau  vëllanë  për interes    atyre që rrinin prapa të fshehur, duke bërë pazar kush çfarë post do fitojë në ,,Qeverinë,, e nesërme-është nënteksti i shkrimit me iniciale F.S)

9

Hyrja si  luanë dhe dalja si lepuj nga greva para Kryministrisë, tregoi  qëllimin dhe karakterin e asaj  greve- thotë autori me iniciale N.V.

10

Hyrja në Parlament, vetëm ditën e fundit sa për të mos humbur rrogën, flet për karakterin e dobët të PS-së.

11

Molla e kuqe sulmohet. Ky është titulli tjetër ku autori me iniciale T.S., tregon bisedën e tij me një gazetar, i cili i kishte bërë pyetjen provokative:  Pse  Kryeministri sulmohet vazhdimisht, a vallë kjo nuk flet për gabimet që bën ai ?- ,,Unë, mbaj mend, kur isha i vogël dhe desha të rrëzoj ndonjë mollë nga pema, e gjuaja me gurë  vetëm atë më të mirën,, - ishte përgjegja e tij.

12

Cili është dallimi midis Kryesisë së PD-së dhe PS-së ? ishte pyetje   e  bërë  autorit  të shkrimit  me  iniciale N. J. -  ,,Në Kryedsinë  e PD-së, nuk  ka njeri  me rejting  më të madh politik  se Kryetasri i asaj partie, kurse në Kryesinë e PS-së, ka tre a katër, shumë  më të aftë se kryetari i tyre, por heshtin, me siguri për interesa materiale, pra të zënë keq për hunde, ose nga frika se mos e pësojnë si Kastriot Islami,, -ishte përgjigjja e tij.

13

Ai që  punon, gabon. Kështu titullohet shkrimi i  autorit me iniciale S.R. i cili thotë  se ,,Është normale që Qeveria aktuale, siç do qeveri tjetër të gabojë, por nuk është normale të gabojë PS-ja që nuk bën asnjë punë tjetër për shtetin dhe popullin e saj,  përveçse gafeve të përditshme,,.

14

Kryesocialisti, i vetëdishëm që do humbë zgjedhet-shkruan autori me iniciale K.D  dhe  në nëntekst shton: ,, Prandaj qysh tani i paraqet si të pa rregullta dhe në Parlament propozon  çështje antiligjore, për të mos u pranuar nga pala tjetër dhe për të shërbyer si alibi për të ruajtur të paktën pozitën që ka,,.

15

Gafet e papara nga ana e PS-së, do  t i sjellin  fitore aqë të madhe PD-së, sa që kjo nuk do ketë  më pengesa për avansimin lart e më lart të Shqipërisë-thotë ky autor me bindje dhe optimizëm të  tepëruar, duke parashikuar mbi 80  deputetë të mazhurancës së ardhshme të P.D-së!!

16

Fitorja e PD-së, do t i gëzojë edhe ata të PS-së

(Sepse do lirohet nga njeriu që pengon avansimin e figurave të tjera, të cilët mund t i sjellin fitoren e saj më 2017-është mendimi  i  këtij autorit, i cili përfundon shkrimin me apelin, citoj fjalët e tij:

,,O ju socialistë të ndershëm, largohuni sa më parë nga  zgjedha e kryetarit tuaj, sa nuk është vonë, përndryshe, do qeshin edhe fëmija Tuaj me Ju,, (nënvizimi është i autorit me iniciale B.Sh.)

17

Qytetet e Shqipërisë  duhet të marrin shembullin e Tiranës-shkruan autori me iniciale T.B. dhe shton se ,,Ky qytet, duke  u përcaktuar për përfaqësuesin e PD-së, dita ditës po ndryshon pamjen e vet, jo vetëm në qendër, si më parë, por edhe në periferi...,,.

Ps. Ju lutem ithtarëve të PS-së, mos veprojnë si ata të PD-së, të cilët, pas shkrimit të parë kundër tyre, më kritikuan ashpër, edhe pse, si në atë edhe në këtë  shkrimi, nuk bëra gjë tjetër,  përveçse që lojta rolin e interpretatorit, pa ndërhyrë në objektivitetin e opinioneve të njërës ose palës tjetër.

Rast: iniciativa e Kryeministrit për krijimin e Ekipës së përbashkët fudbolistike midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Debat televiziv, sa interesant  aq  edhe  komik

Nga Reshat Nexhipi

Fjala është për debatin e paradokohshëm televiziv, lidhur me iniciativën  e  të Kryeministrit për  krijimin e Ekipit të përbash

kët fudbolistik  midis Shqipërisë dhe Kosovës. Tre nga gjashtë të pranishmit, ishin  kundër iniciativës, sepse, sipas tyre, një gjë e  tillë nuk e lejon ligji, për shkak se Kosova nuk është anëtare e OKB-së, madje duke  apostrofuar edhe mungesën e parave etj. dhe ajo që ishte kompromituese për ta, filluan  në mënyrë indirekte të denigrojnë iniciatorin, me çka, pa dashur, që thotë populli, treguan brinjët, pra që mbajnë anën e kundërshtarëve të PD-së, gjë që në mënyrë indirekte ua bëri  në dijeni  njëri nga tre të tjerët, të cilët mbështetnin iniciativën, duke theksuar që së shpejti edhe Kosova do jetë anëtare e OKB-së, prandaj dhe sipas tyre, nuk ka asnjë të keqe që të fillohet qysh tani me krijimin e atmosferës për realizimin e kësaj iniciative të Qeverisë aktuale. Mirëpo, kur tre të palës tjetër dëgjonin fjalët e fundit,  nuk  duronin dot pa bërë ndonjë grimasë të  pa qëlluar, me çka tregonin se cili  ishte  qëllimi i pjesëmarrjes së tyre në këtë debat. Nuk kam dijeni nga sporti,  prandaj dhe nuk mund të them a është ligjore ose jo iniciativa, gjegjësisht sa mund dhe kur mund  të realizohet ajo. Por, ajo që që më habiti dhe që e quajta komik këtë debat, është fakti që asnjë prej tyre  nuk pati guxim të thotë troç se iniciativa e Kryeministrit nuk ka të bëjë tepër me sportin por t i tregojë botës se Shqipëria dhe Kosova janë  një dhe, sot a nesër, duhet të bashkohen. Se sa kjo iniciativë, si edhe ajo për nënshtetësinë, shkojnë në favor të bashkimit kombëtar, mund ta kuptojnë edhe  fëmijë e djepit, por nuk e pranojnë ata të cilët lozin rolin e komshiut që thoshte edhe lopa le të më ngordhë vetëm mos i pjellë ajo e komshiut. Komshiu në këtë rast është kreu i Qeverisë.



(Vota: 7 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT