Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Lushaj: Komunikim vëllazëror

| E diele, 13.01.2013, 02:47 AM |


Njeriu dhe….Njerëzorja (3)

KOMUNIKIMI VËLLAZËROR

-Edhe si një INFORMACION SHOQROR-

Nga Redaktori i ZSh-së, -Lushaj

Edhe per dijeni te lexuesve e simpatizanteve te shumte te  gazetarit Selim Nengurra, ju sqarojmë se zoti Selim kohet e fundit, nuk ka qene shumë aktiv në faqet e ZSh-së me publikimet e tij edhe nga do halle e nevoja familjare. Kryesorja, nusja e tij e dashur Nusha, ka kaluar në dhjetor një operacion të veshtire por që per fatin e asaj (edhe të Selimit), doli me shumë sukses. E që te jemi te sinqertë me lexuesit, të pakten unë që kam mbajtur lidhje të rregulla me Selim Agë Podgurin, siç i them une pak edhe si me shaka Selim deputetit, erdhi puna deri aty sa, me pare se Nusha qe duke ne “vdekur” vet Selimi, kaq fort e kapi frika.

Dje, ai me shkruante ne e-mailin tim privat dhe me informonte që janë mirë dhe mi dergonte tre foto, që unë, krejt miqesisht po ia dergoj zotit Gëzim  Marku per të na i publikuar në revisten tonë të dashur më shume edhe si urim per Nushen por edhe si informim per lexuesit.

Të mos harrojmë se jemi në kohen kur po lypet në çdo hap transparencë…

Ndiqini me poshte e-mailet dhe foto:

From: nengurra@hotmail.com
To: zeqirlushaj@msn.com
Subject: E di se do të bahet qefi
Date: Thu, 10 Jan 2013 00:14:31 +0100

I dashtun kushëri Zeqir
Neve jemi mirë të gjithë, shpresojë se edhe ju jeni mirë.
E di se do të bahet qefi dhe ja unë si vëllau vëllaut po ti dergoj dy foto, njena kur Nusha ishte në spital dhe e vizituen nipat Blerimi nga e majta e Burimi në të djathtë.
Dhe tjetra sot pas sa kohe shkuem bashk në një restorant dhe hangrem per drekë një picë.
Ju ndjefsha zanin e mirë gjithmonë familjes tuej.
Të fala shumë ty e zonjes Sabrie.


Selim e Nushë Nengurra

-------------------

Gjegje, Selim Nëngurres

 

Shumë faleminderit o kusheri Selim Aga i Podgurit, o Kallushani i Mustafë Hasanit.

...Si dy pellumba po duki çifti Nëngurra i Norvegjisë.

Urime per Nushen e per Ty dhe po ti kujtoj dy rreshta të një kenge të vjeter, kur s'kish doktorr e njerzit kqyrshin te hoxha...edhe per shendetin...!

----------

...Çou more hoxhë,

E hape qitapin,

Se me më vdek grueja,

Ma fikë konakin...

----------

Të shkuara e të harruara dhe qofshi sa më të lumtur...

 

Familja LUSHAJ, NJ, USA.