E marte, 19.03.2024, 04:34 AM (GMT)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Rrethimi i Shkodres (2)

E diele, 13.01.2013, 12:29 AM


Nga Fritz RADOVANI: Pjesa e II

POROSI  E  SULLTAN  MEHMETIT:

“MOS TË MBESË GJALLË ASNJË SHKODRANË!”...

“Qytetin e Shkodres dhe krejt atë krahinë gjithmonë e kanë merzitë anmiqtë ma mizorë; të gjitha të zezat i ka provue ai vend.” D.M.Barleci, fq. 27. 

Historia e qytetit tim asht aq sa heroike aq e dhimbëshme dhe jo, punë ditësh apo muejsh, por me shekuj njenimbastjetrit e kanë ndjekë tragjeditë e pashoqe dhe të mnershme...

Mundohemi me kalue nga dy fletë njëheri... po vjen faqja tjeter ma e zezë se e para!

Kur ishim të rijë disa nga mësuesit tanë kur shihnin fëtyrat tona të trishtueme gjatë atyne shpjegimeve që na mësonin ata, fillonin me gjysëgoje me na tregue se Don Marin Barleci, në disa episode që ka shkrue “edhe i ka rritë shifrat apo shpjegue jo sakt ngjarjet...”, mbasi edhe nuk ka mundësi me ngja ato tmerre si i tregon ai, ndaj një populli të vogel që kishte Rozafa... Kur ata i thonin këto fjalë që mbylleshin me njëfarë “dyshimi”, tek ne rritej kurreshtja per me dijtë se si mund të ishte e verteta e atyne fletëve të historisë së Shkodres, edhe pse na mungonin burimet.

Biblioteka e shtetit kishte edhe reparte e “galeri të nendheshme”, po të “ndalueme” me hy ata që mund të lexonin siç thonte At Frano Kiri: “Në boshlleqet e bardha, mes rreshtave të zezë”, ku Ai, gjente të verteten edhe në kater faqet e gazetës “Zëri i Popullit”, që lexonte çdo ditë!..

Prof. Izet Bebeziqi na freskonte me “shpresen” se do të vijë dita, mos u merzitni!

Perplasej në kokat tona dyshimi me realitetin ashtu si gënjeshtra apo rrena me të verteten, që flinin e zgjoheshin mbrenda një koke, një truni dhe një kujtese. Unë do të shkruej ata rreshta që ka shkrue Don Barleci...dhe, prej tyne do të zgjedhi ata që kemi jetue edhe na mbasardhësit e Tij, jo pak, por gati mbas 500 vjetësh atëherë kur Sulltan Mehmetit të II-të, po i ngrihen dhe “monumente” me faqen e zezë të trashigimtarëve të tij...E kur, në shekullin XXI...

Ai shkruen tek “Rrethimi i Shkodres”:

“Vendi ku ishte instalue shatorrja e Sulltanit, ...quhej rrethi dhe klauzura e Sulltanit dhe kishte nji rreth ma teper se dy milje. Kishte vetëm nji dalje apo nji derë; aty natë e ditë rrinin në roje ushtarë...perpara se të arrihej mu aty ku gjindej Sulltani, duhej kalue nëpër tri rradhë rojesh e çfarë rojesh!.. zinte gjithë atë vend sa të gjitha fushat e kodrat ndoshta për nja katerdhjetë milje dukeshin bardh nga çdo anë plot me shatorre...Në rrethimin e Shkodres mund të kenë marrë pjesë nja treqind e pesdhjetëmijë vetë.” (fq. 45).

“Po a kujtoni, ju o shkodranë, se, po të dorëzoheni, do t’ ju falë ai?.. Do ta bajë copë copë mishin tuej ashtu si ban kasapi me dhent në thertore, ai do t’ ju shkyjë gjymtyrët tua...a nuk ia preu gurmazin nji mbreti vet Mehmeti me dorë të vet, që s’ ngopet kurrë me gjak njerzish?... Po princave rashianë a nuk ua nxorri sytë?

Qyshë në moshën ma të vogel i mori këta vese, u ba i pashpirtë, i pafëtyrë, i pa frê, me njëfjalë i poshter në çdo pikpamje... flliqi çdo gja hyjnore e njerzore, gjithmonë veproi me dredhi, me të pabesë e me epsh të keq. Çfarë poshtersish s’ ka ba ai njeri; çdo flligshti; ai ka çnderue, ai ka thye kunorë. Ai ka dhunue kishë, ka heqë të gjithë meshtarët... gjithnjë asht orvatë të ngatërrojë e të shuejë çdo gja religjoze, të madhnueshme e të ndershme, a ligjët a kanunet e jetës, a zakone a besë e nder apo çdo disiplinë të drejtë... në këte botë s’ ka burrë që mund t’ i dalë atij në poshtërsi, në paturpësi e në tirani. Dhe në të vertetë ai zakonisht katolikëve u ka premtue shumë gjana vetem sa për t’ i shti nder thonjë, sepse asnjenit s’ ia ka falë jeten veçse ia ka pi gjakun gjithmonë si bishë e eger.” (fq. 47).

“Të njajtin qendrim burrnor mbanin edhe gratë, të cilat në çdo pikpamje s’ ua lëshonin rrugën burrave a per zell a per gatishmëni a per punen e parreshtun per të përgatitë çdo gja që kishte lidhje me shpetimin e Atdheut.” (fq. 76).

“Të gjitha lagjet e qytetit, rrugë e rrugica ishin lye e zhye me gjakun e të krishtenëve. Shtëpitë shembeshin; kishat rrafshoheshin perdhé.” (fq. 87).

“Do të ishte diçka per t’ u vajtue sikur të pershkrueja zinë e urinë e madhe që pësuen aso kohe të rrethuemit. Ata nga nevoja filluen me u ushqye me gjanat ma të ndyta e ma të flliqta. Çka nuk shtinë në gojë: A mish kali, a mish qeni, a mish miu, me gjithë zorrë e rropulli tjera.”(fq.98)

***

“Qytetarë trima!..Kjo do të jetë per ju dafina e përherëshme, do të jetë palma, ky do të jetë ngadhënjimi i juej i vertetë, e qysh sot si ju ashtu edhe Shkodres do t’i dalë nami në kater anët e dheut. Që sot, të gjithë popujt e të gjitha kombët per hir të trimnisë suej me të drejtë do ta quejnë Shkodren mburojë e shtyllë të mbarë Fesë së vërtetë!” (fq. 51).

E per çudi, në pragun e 100 vjetorit të 1913...Kur Shkodra, rrethohet e gjuhet me top...

Kerkohet me ngulm “ndryshimi” i historisë së Popullit Shqiptar!

Pse ngjet kjo me Shqiptarët?!

A do të guxonte sot kush me u thanë Ebrejëve: “Kur po e ndryshoni historinë naziste!?”

Edhe kjo e ka domethanjen e vet!

Shfarosësit e Shqiptarëve nuk heqin dorë nga “porosia” e Sulltanit barbar!!..



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora