E enjte, 25.04.2024, 06:00 AM (GMT+1)

Editorial

Apel i shoqatës kulturore atdhetare "labëria"

E hene, 28.04.2008, 08:13 PM


presidentit të republikës të shqipërisë

z. Bamir Topi

për dijeni

kryetares të kuvëndit të shqipërisë

znj. Jozefina Topalli

kryeministrit të republikës të shqipërisë

z. Sali Berisha

I nderuai z. President!

Shoqata Kulturore Atdhetare “Labëria”, ju shpreh urimet më të ngrohta për marrjen e Ftesës nga vendi ynë për anëtarësimin në NATO. Ne e vlerësojmë këtë së një ngjarje të shënuar për popullin shqiptar, si një shtysë të re e të fuqishme të zhvillimeve demokratike në vend, si një fuqizim të sigurisë kombëtare por edhe rajonale në Ballkanin Perëndimor e më gjerë.

Z. President! Shoqata “Labëria” ka nderin por edhe detyrimin qytetar e kushtetues, ju drejtohet Juve, si garant i zbatimit të Kushtetutës së vendit dhe si simbol i unitetit të popullit, për një shqetësim të vijueshëm të komunitetit lab dhe të trevës së Labërisë që përfaqësojmë, si organizim shoqëror. E kemi fjalën për ngjarjet antikombëtare e denigruese më të fundit por shpesh të përsëritura në krahinën e Himarës. Ka ardhur koha që të ndryshojë qëndrimin e heshtur apo të mekët politika dhe shteti shqiptar. Në këtë peticion, nuk kemi ndërmënd të merremi më me mercanarët apo me gjakprishurit e tipit Spiro Milo të fillim shekullit XX-të, apo Bollanos të fillim shekullit XXI, gjyshër-stërgjyshërit e të cilëve kanë qënë vëllezër të një gjaku me gjyshër-stërgjyshërit tanë dhe nuk kishin asgjë të përbashkët me grekun. Ata, si gjithë lebërit e ndershëm atdhetarë, e pjesë e komunitetit lab kullosnin bagëtinë në malet e Labërisë që i përkisnin dhe kanë dhënë jetën për mbrojtjen e viseve shqiptare të Jugut të vendit kur ato kërcënoheshin nga fqinjtë shovenë. Ndaj duke qënë se jemi shprehur haptas e prerë për çdo rast të veçantë në Himarë, sot nuk kemi ndërmënd të merremi me rastin por tashmë me "fenomenin Himarë".

Shoqata jonë, si një shoqatë atdhetare e kulturore, në çdo rast kur ka ndjerë se po preken interesat tona kombëtare, kur është nëpërkëmbur dinjiteti kombëtar, kur është diskutuar apo kërcënuar tërësia territoriale dhe integriteti i Republikës së Shqipërisë dhe siguria e vendit, ka ngritur publikisht zërin e protestës. Nëpërmjet deklaratave me shkrim, me këto qëndrime është vënë në dijenë edhe institucioni i nderuar i Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Zoti President!

Na ka shqetësuar e na shqetëson fakti se Himara me fshatrat e saj dhe në tërësi Bregdeti i Jugut të Shqipërisë, faktikisht ndjehet i braktisur politikisht dhe ekonomikisht nga shteti i tij. Madje në zonën e Himarës nuk shikohet asnjë televizion shqiptar por vetëm të huaj e sidomos ai grek. Në këto kushte, këtë boshllëk ekonomik, polititk e mediatik, ndryshe nga metodat e të shkuarës së hidhur në marrdhëniet mes dy vendeve fqinje, Shqipërisë e Greqisë, tashmë me "metoda bashkëkohore" të ashtuquajtura "evropiane" por me synime të vjetra, nëpërmjet kërkesave për të drejtat e njeriut, për "integrimin në Evropë" e duke shfrytëzuar varfërinë tonë (në zonën bregdetare dhe të emigrantëve tanë në Greqi), përpiqen ta zëvëndësojnë të tjerët. në rastin konkret deri edhe përfaqësues të shtetit grek. Nuk është hera e parë që zëvëndësministra, deputetë të shtetit grek, disa të ashtuquajtur "emigrantë shqiptarë" në momente të caktuara e të rëndësishme të jetës politike shqiptare (brenda dhe në trevat jashtë vendit) vijnë e na japin "leksione" e na bëjnë turbullira mediatike edhe në zona jo minoritare, na hapin kisha e shkolla madje "pa liçencën" e shtetit shqiptar (sikurse ndodhi në vitin 2006) e falas si në qytetin e Himarës e të Korçës. Madje shkojnë më tej. Me deklarata qeveritare na tregojnë se deri ku shtrihet minoriteti grek në Shqipëri, duke përfshirë edhe zona apo qytete ku nuk ka monoritarë e duke zgjeruar kështu gjeografikisht në mënyrë krejt arbitrare e provokative, zonën ku bajnojnë minoritarët, përkrahin edhe idetë autonomiste të vitit 1914 të Himarës, e pse jo edhe të "Vorio Epirit", thënë hapur të Shqipërisë së Jugut. Përveç disa zërave të shkëputur të politikës, për gjithë këto xudhi, qeveria shqitare bën të "paditurin!".

Kemi deklaruar e deklarojmë edhe më me forcë se Himara e rrethinat e saj, z. President, kanë qënë, janë e do të mbeten pjesë të pa ndara dhe të patjetërsueshme të Kaonisë së hershme, të Labrisë së sotme dhe të Republikës së Shqipërisë; se Himara e himariotët autoktonë dhe ata të mëvonshëm e deri të sotëm, kanë qënë e mbeten pjesë e qënësishme historike, luftarake e kulturore e komunitetit lab dhe e Shqipërisë; se ata në rrjedhat e shekujve janë organizuar e kanë vepruar mbi të drejtën zakonore labe, në të mirë e në të keq, kanë folur e kanë qarë në gjuhën shqipe të gjysh-stërtgjyshërve të tyre; kanë qënë dhe janë pjesë e pa ndarë e lavdisë dhe e krenarisë sonë labe e kombëtare; kanë përbërë e përbëjnë një pasuri të tërë e të patjetërsueshme kombëtare. Por me sa duket nga veprimet e mosveprimet, shteti shqiptar nuk është i këtij mendimi. Faktikisht e ka braktisur Himarën.

Na kanë akuzuar, e sërish mund të na akuzojnë për "nacionalizëm fanatik", për "atdhetarizëm foklorik". Ju sigurojmë z. President se lebërit, kudo që punojnë e jetojnë, larg komplekseve të së shkuarës në mardhëniet me shtetet fqinje, janë tepër luajalë, tepër të emancipuar e me dëshirën e zjarrtë për t'u integruar në Evropën që ëndërrojmë, por gjithnjë me identitet të spikatur shqiptari, jo si bisht i të tjerëve. Me dinjitetin e labit, themi se edhe Evropa nuk na do zvarranikë por njerëz të edukuar e të formuar me kulturë evropiane e jo jugballkanas.

Njohim e respektojmë gjithë marrëveshjet ndërkombëtare që Qeveria Shqiptare është palë, lidhur me trajtimin e vënien në jetë të të drejtave të pakicave të ndryshme kombëtare në trojet shqiptare, përfshi minoritetin grek. Madje, si komunitet lab, deklarojmë me shumë krenari se me minoritetin grek në trevën e Labërisë na kanë lidhur e na lidhin tradicionalisht, moralisht e familjarisht, shumë fije të pazgjidhshme, të cilat asnjë politikë, në të gjitha kohërat, nuk i ka venitur sado pak. Së toku, të hapur dhe të sinqertë në marrdhëniet e ndërsjellta, vëllazërisht të respektuar, nuk kemi patur as më të voglën mosmavrrëveshje, shëmbull që urojmë ta zbatojnë edhe shtetet tona në marrdhëniet mes tyre.

Z. President!

Me këtë rast, në përfundim, dëshirojmë të biem edhe njëherë në vëmëndjen Tuaj dy kërkesa:

Së pari. Me autoritetin që u jep Kushtetua e vendit, në të mirë të përparimit demokratik të vendit, të rritjes së sigurisë kombëtare, duke respektuar edhe pamvarësitë e të gjitha pushteteve të tjera, Ju lutemi të ushtroni ndikimin tuaj të fuqishëm mbi strukturat e politikës dhe të shtetit shqiptar për të kthyer seriozisht vështirmin edhe nga Bregdeti i Detit Jon, si në pamjen shpirtërore e morale për të mbajtur gjallë ndjenjat ardhetare, ashtu edhe në pamjen ekonomike për t'u dhënë shpresë e jetë banorëve të Bregdetit, të shfrytëzojnë hapsirat e mëdha që u krijon atyre turizmi në këtë rajon ende të virgjër natyror. Ata, banorët autoktonë himariotë e bregas, të mbetur edhe pa prona, si dhe shumë shqiptarë të tjerë, të mos mbeten në mëshirën e një "pensioni" grek, të një vize për të shkuar emigrant, të një vendi pune që kërkon të ndërrojë emër e mbiemër, nënshtetësi e kombësi, nam e nishan; që nën petkun e lirisë së deklarimit se cilës kombësi i përket, të mos mohojë prejardhjen nga të parët e tij, të mos harrojë gurët e varrit të të parëve të tij.

Së dyti. Ka ardhur koha, në mos është vonë, që politika shqiptare, larg ndjenjës së inferioritetit, të flasë hapur me fqinjët tanë, të shtrojë e të mbrojë me kurajo e parimësi interesat, dinjitetin e deri integritetin e vendit të vet, të Shqipërisë por edh të shqiptarëve kudo ku jetojnë e punojnë. Çdo shtet sado i vogë të jetë, ka dinjitetin e tij.

Me ndjenjën e respektit për funksionin tuaj të lartë dhe për Ju personalisht,

PËR KRYESINË E SHOQATËS KULTURORE ATDHETARE "LABËRIA"

Sekretari i Përgjithshëm Kryetari

Xhemil Çeli Prof.Dr. Assoc. Ago Nezha



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora