| E premte, 11.01.2013, 08:59 PM |
PSE NXITOJNË NË KOSOVË SERBËT TË FESTOJNË
Nga Dedë Preqi
Pse
nxitojnë në Kosovë serbët të festojnë, kur ata janë vetë ata, që shkatërruan
,masakruan dhe e demoluan këtë vend. Në ç’mënyrë e kuptojnë serbët Kosovën dhe
popullin e saj shqiptarë, apo gjithmonë jetojnë duke ëndërruar dhe besuar në
mite të errëta dhe në propaganda të
Kishës serbe, e cila në një mënyrë , në vend që të angazhohet në përmirësimin e
marrëdhenieve dhe jetës në mes serbëve dhe shqiptarëve, kjo kishë po e nxitë dhe kultivon urrejtjen ndërnacionale,
duke e shprehur dhe ngjallur këtë urrejtje gjithëherë gjatë ritualëve dhe
festave të saja fetare.
Nuk mund
të mirret me mend, apo të imagjinohet në shtetin Kosovës, të lejohen lëvizjet e kriminelëve serb nëpër Kosovë, pa
marrë parasysh se quhen pelegrinë, ata janë të rrejshëm dhe të njohur, të cilët
janë të akuzuar për krime gjatë luftës në Kosovë,dhe tani të kthehen në vendin
e krimëve në Gjakovë dhe kudo në Kosovë, ata që vranë e shkatërruan e dhunuan
nënat e motrat tona dhe çdo gjë shqiptare .
Ata po
kthehen këto ditë me autobus në Gjakovë, kinse
për të kremtuar festat e tyre, pse jo,edhe për të kremtuar e përç‘muar
shtetin e Kosovës, sepse në këtë mënyrë po improvizojnë dhe provojnë impulset e
reagimëve të qytetarëve të Kosovës, të cilët janë lodhur dhe të traumatizuar,
duke pritë me vite edhe 1800 kufoma të pagjetura, nga vetë këta pelegrin të
cilët po i mbronë policia e Njësitëve Speciale të Kosovës.
Aktivistët
e Vetëvendosjes, ndër të parët që reagojnë dhe protestojnë së bashku me
„Thirrjet e nënave“ dhe qytetarë të tjerë të Gjakovës, kundër këtyre
pelegrinëve që në mesin e tyre mëshihen kriminelët e luftës,e një ndër ta, edhe
ish kryetari i Gjakovës Stojanoviq, i
akuzuar për krime lufte.
Në
cilindo aspekt të shikohet Serbia dhe Kisha Ortodokse serbe kanë një rrol
organik ndaj Kosovës. Sikur dhe më herët, por edhe sot këto dy „simotra“
dëshmuan historikisht poezitën kundër shqiptarëve, ku njëra bëri politikë të
ashpër për shkatërrimin e Kosovës dhe ç’farosjen e saj, ndërsa tjetra në
aspektin fetar, ua dha bekimin kriminelëve për të luftuar e masakruar
shqiptarët.
Ashtu,
edhe në Arenën Ndërkombëtare, Sërbia dhe Kisha Ortodokse serbe, plasuan
propaganda të ndryshme urrejtëse nacionale dhe fetare, duke i etiketuar
shqiptarët si shkakëtarë të këtyre luftrave në mes dy etnitetëve.
Serbët
dhe kishat serbe, tërë historinë tonë krishtere ortodokse të Kosovës dhe
Ballkanit e përvetësuan, gjëja se ata janë popull autokton, që në të vërtetë
ishin popuj sllav dhe ardhacakë.
Kishat
dhe Mnastirët serbe në Kosovë nuk ishin të gjitha serbe, por ato ishin kisha
shqiptare, por sllavët i okupuan dhe i ndryshuan format e tyre, siq është Kisha
e Shën Prenës në Prizeren, Manstiri i Deqanit, Patrikana e Pejës, Patrikana e
Graqanicës, Kisha e Lëvishkës, Kisha e Deviqit dhe shumë të tjera.
Në vitin
1997,përmes iniciativës së Kishës Ortodokse serbe në bashkëpunim me shtetin
serb, është botuar një libër mjaftë publicistik, nga një autor i quajtur
M.Llupashina, me titull „Vraje të afërmin tënd“, si antitezë e Krishtit që
thotë, duaje të afërmin tënd, e cila libër kundërshton të gjithë besimtarët e
misioneve të huaja, gjëja se, ata janë shpiuna të CIA-s.
Kisha
Ordokse serbe është kundra Pavarësisë së Kosovës, dhe që fillim ajo përhapi
propagandën fetare, mallkon gjithë ata serb dhe malazias që e pranojnë Pavarësinë
e Kosovës.
Prisit
fetarë dhe Kisha Ortodokse serbe, për të treguar besimin e tyre të vërtetë ndaj
zotit dhe qytetarëve të Kosovës pa dallime nacionale dhe fetare dhe për të
krijuar marrëdhënie të mira ndërnacionale në mes këtyre dy etnive, në këto raste
festimi, nuk duhet ti nxitë dhe lejojë kriminelët që vepruan në Kosovë, sepse
ajo e di mirë se cilët janë, dhe të tjerëve duhet t’ua heqë parollat, të cilat
parolla mbajnë etiketime të ndryshme kundrashqiptare dhe kundra shtetit të
Kosovës, përndryshe këta njerëz që vijnë në Kosovë, që thirrën në emër të
pelegrinëve, kinse për të festuar Krishtlindjet dhe festat tjera në Kosovë, vet
këta po e nxisin urrejtjen
ndërnacionale, sepse populli i Kosovës i njeh fortë mirë se kush janë, të cilët
janë të akuzuar për krime lufte.
Në këto
raste, inkurajimi dhe durimi i atyre nënave dhe qytetarëve të vendit është më
se i nevojshëm, sepse vuajtjet e tyre duhet të zbutën dhe jo të përtërihen, dhe
në këtë mënyrë është e pamundur të definohet kuptimi i jetës së tyre dhe
qytetarëve në përgjithsi. Shteti i Kosovës dhe qeveria e saj duhet ta mësojë
vetëvetën, për më shumë, duhet ti mësojë dhe përkrah njerëzit e vet të
dëshpëruar…