| E hene, 07.01.2013, 09:00 PM |
ATA QË
-Në gjitha periudhat e kohës, Kosova në luftë për liri dhe pavarësi-
Nga Dedë Preqi
Mbi
trojet shqiptare u vërsulën barbarë dhe pushtues të ndryeshëm, që sunduan disa
perandori me radhë, si ajo romake, bizantine, turke, bullgare dhe greke, e deri
te ajo serbo-fashiste, që për pasoja kanë lënë edhe mbeturinat e tyre, mirëpo,
gjatë këtyre periudhave historike populli shqiptarë është munduar që ti shpëtojë
asimilimit dhe zhdukjes së trungut të vet, duke e ruajtur gjuhën e vet,
traditën, kulturën,historinë dhe identitetin vet kombëtarë, si pasardhës
iliro-pëllazg.
Dhe të
gjitha këto perandori nuk janë tërheqë pa gjakderdhje dhe kryengritjen e
vazhdueshme të shqiptarëve dhe forcave çlirimtare, të cilët ndodhën gjithherë
përballë okupatorëve, në luftë të vazhdueshme
për liri dhe pavarësi kombëtare, që do të thotë, tërë historia kombëtare
u shënua me gjak dhe me sakrifica të bijve e bijave më të mirë të kombit vet.
Një dridhje çuditshme po paraqitet sot në
historinë tonë kombëtare,e cila në një formë po çoroditet, duke e fshirë
realitetin e saj. Kështu po ngjanë sot në librat e historisë shqiptare që
shënojnë të dhënat për luftërat barbare të perandorisë osmane, nesër ngjanë
edhe për perandoritë tjera, si edhe asaj serbe, duke i përmirësuar të bëmat e
tyre edhe ato gjenocidiale.
Historia
e jonë e lashtë kombëtare dhe ajo e popujve tjerë të botës shkruajnë dhe flasin
se çdo perandori ka tentuar ta varrosë
popullin shqiptarë, t’ia humbë gjuhën dhe kulturën, por edhe ta zhduk nga faqja
e dheut.
-
Një
fatalitet i jashtëzakonshëm po e përcjellë historinë tonë kombëtare, e nxitur
nga një çmenduri turke, që po ia thyen
mendjen qeverisë kosovare, e cila nuk e pyet popullin e vet dhe historinë e saj
të përgjakshme, por për interesa të ngushta, kinse ndërshtetërore, po ia
përmirëson mëkatët një okupatori pesë shekullor.
Kjo dëshmon
poezitën fyese të Akademisë së Shkencës dhe Historisë Shqiptare, si edhe
tërë shqiptarët dhe historinë e tyre
kombëtare, të cilëve po i kërkohet përsëritja e historisë, apo periudha
okupuese, që nxitë ngarkesën e kujtesës historike, sepse vetëm në këtë mënyrë
arbitrare i mohohet e drejta nacionale
dhe historike e popullit shqiptarë dhe një politike e tillë e nënçmon tërë
gjakun e derdhur për liri dhe historinë
e përgjakshme që shënoi populli shqiptarë shekuj me radhë.
Të
kultivohet një politikë e tillë ndaj historisë kombëtare, do të thotë ta
kultivosh padrejtësinë dhe tradhëtinë ndaj të vërtetës dhe realitetit historik,
si edhe ndaj qenjës kombëtare dhe njëherësh do të thotë nënshtrim ndaj
politikës osmane, e cila e ka ende në kokë atë misterin e vet, duke e zbuluar
pas shumë shekujve, që zgjon urrejtjen dhe revoltën e mbrendshme të
shqiptarëve.
Politika
e tanishme qeveritare e Kosovës, në bashkëveprim me Ministrinë e Arsimit dhe
Kulturës,që zbatohet në emër të interesave parciale dhe të atyre politikave që
synojnë ta përjashtojnë realitetin historik, duke e shlyer realitetin nga
historia dhe faktet historike të pushtuesit, në këtë mënyrë po i përgaditën
zingjirët e robërisë të popullit
shqiptarë, duke mbetë besnik i okupatorëve, dhe në këtë mënyrë po u hapën rrugë
edhe okupatërëve të tjerë, që të veprojnë nesër në të njejtën mënyrë.
Vërtetë
diçka e pa parë dhe e pa imagjinueshme, por e praktikuar dhe përjetësuar në
shtetin e ri të Kosovës, një politikë e cila po e vranë të vërtetën dhe po e
qëllon vetëvetën. Mbi këtë platformë mund të arrijmë te një politikë e sëmurë,
e cila kurrë nuk mund të pajtohet me logjikën e shëndoshë, dhe me të vërtetën
historike të popullit shqiptarë.
-Dy vjet
pas vizitës së kryeministrit turk në Kosovë, R.Erdogan, në vitin 2010, dhe pas
një pritje madhështore nga kryeministri Thaqi, po realizohen këto ngjarje të
rëndësishme për pushtuesit, ndërsa popullit të viktimizuar u preferohen detyra
të qarta, ose të pranojnë, ose ta vërtetojnë edhe njëherë historinë në
fushëbeteja.
Kosova
deri tani i ka nënshkruar afro 13-të, marrëveshje me shtetin aziatik Turqinë,
një prej tyre një bashkëpunim të ngushtë
edhe në fushën e arsimit, të cilët kërkojnë pastrimin e librave të historisë.
Në prill të viti 2011, ministri i arsimit të Kosovës, Ramë Buja, formoj
komisionin 5 anëtarësh, që të kujdesën për këtë qështje, duke e mos publikuar
fare para organëve gjegjëse të historisë ,duke i larguar disa paragrafe nga
librat e historisë së Kosovës, të cilat paraqesin fyerje për Turqinë dhe përsonalitetet
historike të saj.
Komisioni
i Bujës, rekomandoi që të bëhën ndryshime nga librat e historisë së klasës së
pestë, deri në klasën e 13-të, ku thuhet se, Perandoria Osmane përgjatë
shekujve të pushtimit të viseve shqiptare,nuk ka vrarë, as ushtruar dhunë , ose
ishte e ashpër. Dhe, sipas korigjimëve të tjera, sulltanët me ushtrinë dhe
administratën e tyre, sunduan,burgosën dhe ndërhynë me ushtrinë e tyre, që
fjalët dhunë dhe vrasje në raport me Perandorinë Osmane, janë fshirë dhe në
vend të tyre janë zavendësuar fjalët pushtim dhe burgosje. Ashtu, dhe në faqën
83,të librit të historisë së klasës
8-të, ku fjalia është…merrëshin masa të rrepta dhe ndëshkuese ndaj atyre
që nuk ishin të konfesionit islam, tani kjo fjali ka tjetër kuptim në praktikën
e ndryshimit të saj, duke përdorë fjalë shumë interesante që thotë, në praktikë
të gjithë ata që ishin të pushtuar nga Perandoria Osmane, në jetën e përditshme
ishin të barabartë, apo pa dallime fetare.
Këta
anëtarë të Komisionit për ndryshimin e historisë, sëpari e kanë vizituar Turqinë, për t’u
konsulltuar me Ministrinë turke dhe me
hartuesit e teksteve të kësaj ministrie, të cilët anëtarë e kanë lavdëruar
punën e tyre, duke thëneë se, në tekstet shkollore më tepër duhet zënë vend
aspektet afruese ndërmjet Turqisë dhe Kosovës, dhe duhet marrë parasysh
aspektet pozitive të marrëdhënieve në mes këtyre dy vendeve mike.
Këto
ndryshime të teksteve historike shqiptare janë ndryshime në format e atyre që u
pajtuan me okupimet e pushtuesve të trojeve shqiptare, duke ia përmirësuar mëkatët ,të cilat ishin
më ç’njerëzore në glob, por më këtë nuk pajtohet populli liridashës dhe populli
i cili dhunën e egër për të nënshtruar dhe asgjësuar e quan ashtu sikur e
meriton dhe sikur e shënoi historia në bazë të dëshmive dhe fakteve të vërteta.
Nëse
shteti i Kosovës kushtëzohet me ndryshimin e teksteve historike për të krijuar
marrëdhënie të mira me ato vende të cilat e pushtuan me shekuj me radhë, dhe
duke ua shlyer mëkatët e tyre barbare e ç’njerëzore, atëherë e kujna është historia shqiptare, cilit popull i takon
gjithë ajo histori e shënuar me gjak. Ata që e përmirësojnë sot historinë
shqiptare në favor të pushtuesit të egër, ata janë riokupator të historisë
kombëtare.