E enjte, 28.03.2024, 06:36 PM (GMT)

Mendime

Dedë Preqi: Riokupatorët e historisë

E hene, 07.01.2013, 08:00 PM


ATA QË PO E  PËRMIRËSOJNË OKUPATORIN JANË RIOKUPATORË TË HISTORISË KOMBËTARE

-Në gjitha periudhat e kohës, Kosova në luftë për liri dhe pavarësi-

Nga Dedë Preqi

Mbi trojet shqiptare u vërsulën barbarë dhe pushtues të ndryeshëm, që sunduan disa perandori me radhë, si ajo romake, bizantine, turke, bullgare dhe greke, e deri te ajo serbo-fashiste, që për pasoja kanë lënë edhe mbeturinat e tyre, mirëpo, gjatë këtyre periudhave historike populli shqiptarë është munduar që ti shpëtojë asimilimit dhe zhdukjes së trungut të vet, duke e ruajtur gjuhën e vet, traditën, kulturën,historinë dhe identitetin vet kombëtarë, si pasardhës iliro-pëllazg.

Dhe të gjitha këto perandori nuk janë tërheqë pa gjakderdhje dhe kryengritjen e vazhdueshme të shqiptarëve dhe forcave çlirimtare, të cilët ndodhën gjithherë përballë okupatorëve, në luftë të vazhdueshme  për liri dhe pavarësi kombëtare, që do të thotë, tërë historia kombëtare u shënua me gjak dhe me sakrifica të bijve e bijave më të mirë të kombit vet.

Një  dridhje çuditshme po paraqitet sot në historinë tonë kombëtare,e cila në një formë po çoroditet, duke e fshirë realitetin e saj. Kështu po ngjanë sot në librat e historisë shqiptare që shënojnë të dhënat për luftërat barbare të perandorisë osmane, nesër ngjanë edhe për perandoritë tjera, si edhe asaj serbe, duke i përmirësuar të bëmat e tyre edhe ato gjenocidiale.

Historia e jonë e lashtë kombëtare dhe ajo e popujve tjerë të botës shkruajnë dhe flasin se çdo perandori  ka tentuar ta varrosë popullin shqiptarë, t’ia humbë gjuhën dhe kulturën, por edhe ta zhduk nga faqja e dheut.

-Kush po e përmirëson sot okupatorin shekullor ,ata janë riokupator të historisë kombëtare-

Një fatalitet i jashtëzakonshëm po e përcjellë historinë tonë kombëtare, e nxitur nga një çmenduri   turke, që po ia thyen mendjen qeverisë kosovare, e cila nuk e pyet popullin e vet dhe historinë e saj të përgjakshme, por për interesa të ngushta, kinse ndërshtetërore, po ia përmirëson mëkatët një okupatori pesë shekullor.

Kjo dëshmon poezitën fyese të Akademisë së Shkencës dhe Historisë Shqiptare, si edhe tërë  shqiptarët dhe historinë e tyre kombëtare, të cilëve po i kërkohet përsëritja e historisë, apo periudha okupuese, që nxitë ngarkesën e kujtesës historike, sepse vetëm në këtë mënyrë arbitrare i mohohet e drejta  nacionale dhe historike e popullit shqiptarë dhe një politike e tillë e nënçmon tërë gjakun e derdhur për liri  dhe historinë e përgjakshme që shënoi populli shqiptarë shekuj me radhë.

Të kultivohet një politikë e tillë ndaj historisë kombëtare, do të thotë ta kultivosh padrejtësinë dhe tradhëtinë ndaj të vërtetës dhe realitetit historik, si edhe ndaj qenjës kombëtare dhe njëherësh do të thotë nënshtrim ndaj politikës osmane, e cila e ka ende në kokë atë misterin e vet, duke e zbuluar pas shumë shekujve, që zgjon urrejtjen dhe revoltën e mbrendshme të shqiptarëve.

Politika e tanishme qeveritare e Kosovës, në bashkëveprim me Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës,që zbatohet në emër të interesave parciale dhe të atyre politikave që synojnë ta përjashtojnë realitetin historik, duke e shlyer realitetin nga historia dhe faktet historike të pushtuesit, në këtë mënyrë po i përgaditën zingjirët e robërisë  të popullit shqiptarë, duke mbetë besnik i okupatorëve, dhe në këtë mënyrë po u hapën rrugë edhe okupatërëve të tjerë, që të veprojnë nesër në të  njejtën mënyrë.

Vërtetë diçka e pa parë dhe e pa imagjinueshme, por e praktikuar dhe përjetësuar në shtetin e ri të Kosovës, një politikë e cila po e vranë të vërtetën dhe po e qëllon vetëvetën. Mbi këtë platformë mund të arrijmë te një politikë e sëmurë, e cila kurrë nuk mund të pajtohet me logjikën e shëndoshë, dhe me të vërtetën historike të popullit shqiptarë.

-Dy vjet pas vizitës së kryeministrit turk në Kosovë, R.Erdogan, në vitin 2010, dhe pas një pritje madhështore nga kryeministri Thaqi, po realizohen këto ngjarje të rëndësishme për pushtuesit, ndërsa popullit të viktimizuar u preferohen detyra të qarta, ose të pranojnë, ose ta vërtetojnë edhe njëherë historinë në fushëbeteja.

Kosova deri tani i ka nënshkruar afro 13-të, marrëveshje me shtetin aziatik Turqinë, një prej tyre  një bashkëpunim të ngushtë edhe në fushën e arsimit, të cilët kërkojnë pastrimin e librave të historisë. Në prill të viti 2011, ministri i arsimit të Kosovës, Ramë Buja, formoj komisionin 5 anëtarësh, që të kujdesën për këtë qështje, duke e mos publikuar fare para organëve gjegjëse të historisë ,duke i larguar disa paragrafe nga librat e historisë së Kosovës, të cilat paraqesin fyerje për Turqinë dhe përsonalitetet historike të saj.

Komisioni i Bujës, rekomandoi që të bëhën ndryshime nga librat e historisë së klasës së pestë, deri në klasën e 13-të, ku thuhet se, Perandoria Osmane përgjatë shekujve të pushtimit të viseve shqiptare,nuk ka vrarë, as ushtruar dhunë , ose ishte e ashpër. Dhe, sipas korigjimëve të tjera, sulltanët me ushtrinë dhe administratën e tyre, sunduan,burgosën dhe ndërhynë me ushtrinë e tyre, që fjalët dhunë dhe vrasje në raport me Perandorinë Osmane, janë fshirë dhe në vend të tyre janë zavendësuar fjalët pushtim dhe burgosje. Ashtu, dhe në faqën 83,të librit të historisë së klasës  8-të, ku fjalia është…merrëshin masa të rrepta dhe ndëshkuese ndaj atyre që nuk ishin të konfesionit islam, tani kjo fjali ka tjetër kuptim në praktikën e ndryshimit të saj, duke përdorë fjalë shumë interesante që thotë, në praktikë të gjithë ata që ishin të pushtuar nga Perandoria Osmane, në jetën e përditshme ishin të barabartë, apo pa dallime fetare.

Këta anëtarë të Komisionit për ndryshimin e historisë,  sëpari e kanë vizituar Turqinë, për t’u konsulltuar me Ministrinë turke dhe  me hartuesit e teksteve të kësaj ministrie, të cilët anëtarë e kanë lavdëruar punën e tyre, duke thëneë se, në tekstet shkollore më tepër duhet zënë vend aspektet afruese ndërmjet Turqisë dhe Kosovës, dhe duhet marrë parasysh aspektet pozitive të marrëdhënieve në mes këtyre dy vendeve mike.

Këto ndryshime të teksteve historike shqiptare janë ndryshime në format e atyre që u pajtuan me okupimet e pushtuesve të trojeve shqiptare,  duke ia përmirësuar mëkatët ,të cilat ishin më ç’njerëzore në glob, por më këtë nuk pajtohet populli liridashës dhe populli i cili dhunën e egër për të nënshtruar dhe asgjësuar e quan ashtu sikur e meriton dhe sikur e shënoi historia në bazë të dëshmive dhe fakteve të vërteta.

Nëse shteti i Kosovës kushtëzohet me ndryshimin e teksteve historike për të krijuar marrëdhënie të mira me ato vende të cilat e pushtuan me shekuj me radhë, dhe duke ua shlyer mëkatët e tyre barbare e ç’njerëzore, atëherë e kujna është  historia shqiptare, cilit popull i takon gjithë ajo histori e shënuar me gjak. Ata që e përmirësojnë sot historinë shqiptare në favor të pushtuesit të egër, ata janë riokupator të historisë kombëtare.



(Vota: 20 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora