E premte, 19.04.2024, 01:17 PM (GMT+1)

Mendime

Abul Kasem: Letër All-llahut

E hene, 07.01.2013, 09:01 PM


Letër All-llahut
Nga Abul Kasem
I dashur All-llah,

Assalamu Alaikum, Unë vërtet nuk di në cilën adresë t’Ju drejtohem. Megjithatë, po përdor po ato përshëndetje që Ju ia pat mësuar të dërguarit tuaj më të preferuar, Muhamedit (as). Ne e kemi të pamundur ta dimë vendndodhjen Tuaj që prej komunikimit të Hirësisë Sate nëpërmjet ministrit të Informacionit, Xhibril, me Muhammedin (as), 1400 vjet më parë. Që atëherë, Ju keni heshtur plotësisht. Kjo është shumë pikëlluese për ne, i dashur All-llah. Gjatë këtyre 1400 vjetëve të gjatë, kaq shumë gjëra kanë ndryshuar në tokë! Ne jemi absolutisht të sigurt se Ju jeni në dijeni të plotë për këto ndryshime që kanë ndodhur ndërkohë.

Unë po Jua dërgoj këtë e-mail, duke shpresuar se ky do të Ju gjejë diku në cyberspace, sepse kjo hapësirë
??është aq e madhe. I dashur All-llah, Ju lutem të na falësh për Beadabin tonë. Ne u përpoqëm të komunikojmë me Ju nëpërmjet Zainamaj-t, Tasbih-ut, Kurbanit, Agjërimit, Zekatit, Haxhit, Dan Khairatit– pra, nëpërmjet të gjitha atyre që na kishe thënë t’i bënim. Mjerisht, të gjitha përpjekjet tona qenë të kota. Ndoshta Ju jeni shumë të zënë. Ndoshta Ju keni çështje të tjera për të zgjidhur. Ne pritëm me durim mijëra vjet për të marrë ‘NEK 'dhe 'niamat'. Megjithatë, deri më tani nuk morëm gjë. Kjo është arsyeja për të cilën, duke qenë i dëshpëruar, po Ju shkruaj këtë e-mail urgjent. I dashur All-llah, keni një makinë faksi? Unë jam i sigurt se keni një të tillë. Edhe krijesat Tuaja të përvuajtura kanë mundur të shpikin një makinë faksi. Pra, ne jemi të sigurt se ju keni një faks dhe një shërbim telefonik solid. Bashkë me përgjigjen, Ju lutem të ma dërgoni fax-in Tuaj dhe numrat e telefonit, në mënyrë që të mund t'Ju kontaktojmë sa herë që ndodhemi në situata emergjente.
All-llah i dashur, ne nuk qemë të lumtur aty ku kishim lindur dhe ishim rritur. Kjo ndodhi për shkak se na u desh të përballeshim me varfëri të rëndë, me paligjshmëri, me shëndet të keq, me gjithfarë sëmundjesh dhe pa të ardhme për veten tonë dhe për fëmijët tanë. Ne menduam që Ju po vinit në sprovë imanin tonë nëpërmjet këtyre vuajtjeve. Pastaj gjetëm një mënyrë për të emigruar në vendet e të pafeve. All-llah i dashur, ne jemi të sigurt që do të na falësh, sepse i dini qëllimet tona të vërteta, për të cilat shkuam atje. Ne edhe u përpoqëm t’i konvertonim të gjithë këta të pafe në pasues të Islamit, por në të njëjtën kohë ne dhe fëmijët tanë siguruam një jetë më të mirë, të paktën në pikëpamje ekonomike. Ne gjithashtu kërkuam të ndërtohej nga një xhami në çdo lagje të këtyre tokave të pafeve. Kjo është ambicia jonë më e madhe. I dashur All-llah, mendoni edhe ju se kjo ishte një ide e zgjuar? Ne, pra, u përpoqëm të vrisnim shumë zogj me një gur! Për habinë tonë, gjetëm gjëra të çuditshme në këto toka të pafeve. Ne kemi parë që gratë këtu nuk veshin hixhabin. Në fillim kishim turp t’i shikonim këto vajza Hijabless. Dhe ne kemi ndjekur në mënyrë rigoroze urdhrat tuaj, si këtë:

[An-Nur 24:30] Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej harami), t’i fshehin pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për këta. All-llahu është i njohur hollësisht me atë që bëjnë ata.

Ne menduam se këto gra nuk janë më të mira se prostitutat dhe se ato ftonin për përdhunim. Por mbetëm të habitur kur konstatuam se gratë përdhunohen ose keqtrajtohen aq rrallë në vendin e të pafeve! I dashur All-llah, si është e mundur kjo? Të gjitha gratë tona ende veshin hixhabin dhe prapëseprapë ato nuk ndihen të sigurta. Përse ndodh kështu, All-llah?

Ja All-llah, gjatë të gjithë jetës sonë ne kemi ngrënë ushqime hallall. Ne kurrë nuk kemi konsumuar asnjë ushqim të ndaluar nga Ju. Edhe në vendin e të pafeve kemi udhëtuar qindra milje me makinë vetëm për të blerë ushqime hallall, edhe pse ato mund të jenë të papastra. Por ne më mirë do të hanim ushqim johigjenike hallall sesa të konsumonim ushqime të të pafeve. I dashur All-llah, për këtë arsye ne vizitojmë shumë rrallë Macdolad, Kentucky Fried Chicken, Jacks të uritur, Burger Kings .... dhe mjedise të tjera të ushqimit të shpejtë të të pafeve. Ne jemi shumë krenarë dhe s’mund t’i lejojmë vetes të hamë në këto vende, edhe pse ato janë shumë të pastra, higjienike dhe të këndshme. Ne jemi shumë krenarë për respektimin e urdhrave tuaj. All-llah, Ju e dini përse? Kjo është për shkak se ju keni thënë se jobesimtarët janë të papastër. Binduni vetë për këtë, All-llah!

[At-Taubah 9:28]
O ju që besuat, vërtet idhujtarët janë të ndyrë, andaj pas këtij viti të mos i afrohen më xhamisë së shenjtë. Nëse i frikësoheni skamjes, All-llahu me dëshirën e vet do t’ju pasurojë me mirësitë e Tij. All-llahu është i gjithëdijshëm, është i urtë.)
All-llah i dashur, ne kemi besim absolut te fjalët Tuaja. Kur jobesimtarët na ftojnë në shtëpitë e tyre për një ndejë, ne bëhemi sikur jemi mendjehapur, por kur shkojmë atje ne hapim sytë në mos ato ushqime u përkasin atyre me shenjën fort të njohur: Haram. Shumicën e kohës ne vetëm pimë lëngje frutash dhe nuk hamë asnjë nga ushqimet që na serviren dhe u themi nikoqirëve tanë se nuk jemi të uritur, ose se jemi të sëmurë ... All-llah, nuk mendoni se kjo është një sakrificë e madhe nga ana jonë që e bëjmë vetëm për të adhuruar urdhrat Tuaj hyjnorë? Nëse ne bëjmë gabimisht aktin e tmerrshëm të konsumimit të ushqimit Haram, ju lutem, na fal për këtë mëkat. Në fund të fundit, gabime të tilla të bëra pa dashje ju do të na falni, apo jo? Të shohim All-llah, atë që keni shkruar në Kur'anin tuaj!

[El-Bekare 2:173]
(All-llahu ua ndaloi juve vetëm të ngordhtën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që therret (ngrihet zëri me të) jo në emër të All-llahut. E kush shtrëngohet (të hajë nga këto) duke mos pasur për qëllim shijen dhe duke mos e tepruar, për të nuk është mëkat. Vërtet All-llahu falë, është mëshirues.

All-llah, ajo që vërtet ngel enigmatike për ne është se pse këta haramngrënës, siç shihet, gëzojnë shëndet të shkëlqyer, ndërsa shumë prej nesh, edhe pse hamë ushqime hallall, gjatë gjithë jetës sonë duket se nuk kemi shëndet të mirë. Në fund të fundit, ne kemi menduar se mënyra më e mirë për të arritur vitalitetin, shëndetin dhe jetëgjatësinë është ajo nëpërmjet konsumimit të ushqimit hallall. Si ndodh që të pafetë janë më mirë, edhe pse marrin ushqime haram?
I dashur All-llah, ju na keni mësuar se, si pasues të fesë më të mirë, ne jemi njerëzit më të mirë në tokë. Sa për konfirmim, ne vetëm po i përsërisim fjalët Tuaja në vijim:

[Al-Imran 3:110] Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për mirë, të ndaloni nga veprat e këqija dhe të besoni në All-llahun. E sikur ithtarët e librit të besonin drejt, do të ishte shumë më e mirë për ta. Disa prej tyre janë besimtarë, po shumica e tyre janë larg rrugës së Zotit.
[Al-Imran 3:85] E
E kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame (nënshtrim ndaj Zotit), atij kurrsesi nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga radhët e të dëshpëruarve.)
All-llah i dashur, pra ne e kuptuam se jemi më të mirët në çdo aspekt. Por, për habinë tonë, kemi konstatuar se pothuajse të gjitha arritjet e sotme janë vepër e jobesimtarëve dhe e kafirëve. Prej kur keni pushuar të flitni me ne përmes të dërguarit tuaj, aq shumë gjëra kanë ndryshuar, saqë nuk është e mundur të përmendën në këtë e-mail të shkurtër. All-llah, përse ndodh që ne të mos kemi një radiolidhje me ju, ndërsa këta të pafetë kanë lidhur elektronikisht gjithë globin. Si është e mundur që këta të pafe të jenë përgatitur të shkojnë në një planet tjetër të krijuar nga ju, kurse ne, pasuesit tuaj besnikë, nuk jemi në dijeni qoftë edhe të një gjurme të vendndodhjes suaj? All-llah, përse nuk i keni pajisur me aftësi të mjaftueshme pasuesit tuaj besnikë për t’i realizuar këto arritje të pabesueshme të të pafeve? Një tjetër çështje që na huton shumë është fusha e mjekësisë.

I gjithë modernizimi i jetës, shpikjet mjekësore, si: penicilina, antibiotikët, rrezet-x, kimioterapia, CT-skanerët, ultratingulli, mamografia ... etj. janë fryt i mendjes dhe punës së të pafeve. Na vjen zor ta pranojmë këtë. All-llah, ne nuk jemi në situatë të zgjedhim një alternativë tjetër. Jeta jonë varet krejtësisht nga këta të pafe. Pse është kështu, o All-llah? All-llah, ju lutem na jepni të paktën mundësinë për të shpëtuar jetën tonë, veten tonë, kur na bien sëmundjet. All-llah, si duket, ju vërtet po na braktisni gradualisht. All-llah, Ju lutem na tregoni se çfarë ka shkuar keq me ne.

Për aq sa na është e njohur, ne në përgjithësi kurrë nuk kemi bërë gjynahe. Në fakt, bashkatdhetarë tanë të tjerë, në parajsat tuaja islamike, janë duke zbatuar Islamin e pastër dhe absolut, duke ndjekur recetat tuaja të shkruara në letër. Megjithatë ju ende nuk jeni të kënaqur me ta, edhe pse ua keni dërguar të gjitha llojet e vuajtjeve të pafund dhe një sërë fatkeqësish natyrore. Ne kishim besuar se ju kishit rezervuar fatkeqësitë e natyrës, si tërmetet, përmbytjet, zinë e bukës, thatësirat etj. për të pafetë dhe kafirët. All-llah, a është e drejtë që ju të bëni që besimtarët tuaj të vuajnë aq shumë dhe të pafetë / kafirët të gëzojnë të lirë?

I dashur All-llah, pjesëtarët tanë janë bërë shumë të frustruar. Çdo ditë ne përballemi me sulme të mendjehapurve / freethinkers. Ne menduam se interneti (dhurata juaj për njerëzimin), do të ishte në dobinë tonë. Ne shpenzuam shuma të mëdha parash për të hapur faqe të panumërta kushtuar jush. Ne kemi menduar se interneti do të jetë arma jonë, përmes së cilës ne do të konvertonim në Islam secilin njeri në këtë planet. Ne kemi besuar se do të shkatërronim të gjithë laikët / freethinkers/ nëpërmjet shkrimeve tona të shkëlqyera / debateve/ fetva /, premtimeve të jetës së përjetshme / qiellit dhe çfarë jo. Ne riciklojmë shumicën e këtyre shkrimeve në pothuajse të gjitha faqet tona. Anëtarët tanë janë shumë të zënë me këto ritualet tuaja të sanksionuara, si lutjet pesë herë në ditë, agjërimin, haxhin, zbatimin e Kur'anit në shtëpi dhe jashtë saj.

Kjo është arsyeja pse ata nuk kanë kohë të mjaftueshme për të prodhuar artikuj të rinj dhe origjinalë. All-llah, a mendoni edhe Ju se është një gjë e gabuar riciklimi dhe përsëritja e pafund e të njëjtit shkrim në të gjitha faqet tona? Edhe ashtu, shkrimet tuaja vërtet janë përsëritur shumë. Shumë herë sekularistët / mendjehapurit/ morën guximin të vënë në pikëpyetje shumë përsëritje të vargjeve në librin tuaj të Shenjtë. Duke heshtur, ne sikur themi se All-llahu ka bërë këto përsëritje me qëllim të një mirëkuptimi dhe shpjegimi më të mirë. All-llah, ne vetëm po vazhdojmë atë që keni bërë ju. Po përsërisim. Përsërisim. Përsërisim. Presim dhe ngjesim. Presim dhe ngjesim. Presim dhe ngjesim. Edhe pse, nuk kemi fonde me bollëk për të hapur faqe të reja në internet.

Paraja po derdhet lumë nga parajsa islame. Ne po punojmë pareshtur dhe do të presim e ngjesim sa më shumë derisa të gjitha sajtet motra islame të duken njësoj, ashtu si ajetet në Kur'anin tuaj. E vetmja gjë që mungon ndër ne është aftësia për t’ua mbyllur gojën laikëve dhe freethinkers-ve. Kjo për arsye se ne jemi tepër të ngarkuar me detyra të shtëpisë. Ne shpenzojmë net dhe ditë për t’i bërë detyrat tona të shtëpisë. Në fakt, ne kemi aq shumë detyra të shtëpisë për të bërë, saqë kjo pjesë e vogël e trurit që ne kemi, është gjithmonë e zënë në shtëpi dhe prandaj punon aq rrallë përjashta. Shihni se sa të zgjuar dhe të mençur jemi ne! Sekularistët dhe freethinkers-ët kurrë nuk bëjnë detyra të shtëpisë. Dhe, për këtë arsye ne gjithmonë i shajmë ata dhe u mbajmë leksione me shkrimet tona.

Duke bërë këtë, ne e mburrim së tepërmi fenë tonë. Megjithatë, edhe kjo betejë në internet, si duket, do të jetë e fituar nga sekularistët / freethinkers /e vendeve të pafeve. Interneti ka dështuar me të vërtetë ndër ne, All-llah. Çdo ditë e më tepër, ne konstatojmë se laikët / freethinkers-ët) sjellin materiale të reja dhe shkrime origjinale, të cilave pasuesit Tuaj e kanë shumë të vështirë t’u kundërvihen. Është një gjë shumë e turpshme për ne, kur shohim se shumë nga këta sekularistë në një çast të jetës së tyre pushuan të jenë pasuesit tuaj. Nëse doni të dini më shumë rreth tyre, ne mund t’Jua dërgojmë e-mail adresat të tyre dhe artikujt blasfemues që ata morën guximin t’i botojnë. All-llah, si është e mundur që ju lejuat që ata ta ndryshojnë përkushtimin e tyre ndaj jush? Ajetet tuaja që kanë të bëjnë me paracaktimin janë të shumta dhe, në rast se ju keni harruar, ne po Jua rikujtojmë disa prej tyre:

[Junus 10:100]
Nuk është e mundur për asnjë njeri të besojë (ndryshe), pos me ndihmën e All-llahut. E dënimin u jep atyre që nuk kuptojnë.

[El-Fatir 35:8] A është ai që vepra e vet e keqe i është hijeshuar dhe e sheh si të mirë (a është i njëjtë me atë që i largohet asaj)? Në të vërtetë, All-llahu e largon nga e vërteta atë që do dhe Ai e udhëzon atë që do, andaj ti (Muhammed) mos shkatërro veten me dëshpërim për ta, All-llahu e di shumë mirë atë që bëjnë ata.

[El-Një `jam 6:125] Atë që All-llahu dëshiron ta udhëzojë, ia zgjeron zemrën për (të pranuar) Islamin. Atë që dëshiron ta lërë të humbur, zemrën e tij ia bën shumë të ngushtë sikur të ngjitej në qiell. Kështu All-llahu lëshon dënimin mbi ata që nuk besojnë.
I dashur All-llah, po ju lutem ta konfirmoni këtë frikën tonë në e-mailin Gostaki maaf.
Nëse kjo do të konfirmohetnga ju, atëherë do të ishte më mirë që ne të mos e humbnim kohën që na ka mbetur duke u marrë me këta shkrimtarë laik e të pafe. Kjo është dëshira juaj. Pra, le të bëhet ashtu.
I dashur All-llah, me të vërtetë jemi shumë të frustruar kur shohim se beteja në Internet ngadalë, por me siguri, po fitohet nga të pafetë / freethinkers. Situatën e bën më të vështirë edhe fakti se shumë prej këtyre shkrimtarëve kafirë përdorin pseudonime dhe fshehin identitetin e vërtetë dhe vendndodhjen e tyre fizike. All-llah, ju lutem mos na keqkuptoni! Ne bëmë maksimumin për të zbuluar këta armiq të fshehtë të Islamit. Ne i kemi shpallur renegatë ata dhe po zhvillojmë Xhihadin kundër tyre. Ne kurrë nuk i kemi harruar dekretet tuaja që kanë të bëjnë me këta femohues. Si një provë të njohjes së Shkrimeve Tuaja të Shenjta, nga Kurani Juaj i Shenjtë citojmë:

[En-Nisa '4:137]
Vërtet, ata që besuan e pastaj tradhëtuan, përsëri besuan e pastaj tradhtuan dhe e shtuan mosbesimin, All-llahu nuk u fal atyre as nuk i udhëzon në rrugë të drejtë.

[Nahl 16:106] Ai që pas besimit t?tij e mohon All-llahun, me p?rjashtin t? atij q? dhunohet (p?r t? mohuar), e zemra e tij ?sht? e bindur plot?sisht me besim, por fjala ?sht? p?r at? q? ia hap gjoksin mosbesimit, ata i ka kapur zemërimi i All-llahut dhe ata kan? nj? d?nim t? madh.
[Esh-Shura 42:16] Ata që kundërshtojnë fenë e All-llahut pasi që asaj i janë përgjigjur (njerëzit), faktet e tyre janë të asgjësuara te Zoti i tyre, ata janë të përbuzur dhe ata do të kenë dënim të rëndë.

I dashur All-llah, ne u kemi dërguar mjaft mesazhe urrejtjeje / paralajmërime / dhe kërcënime me mail këtyre kafirëve / femohuesit. Disa mail-e paralajmëruese përmbanin edhe kërcënime se do t’ua presim kokën atyre vetë dhe të afërmve të tyre, gjithmonë duke ndjekur mësimet Tuaja. Por këto nuk po japin efektet e pritura. Madje ata janë bërë më të rrezikshëm edhe se Salman Rushdie dhe Taslima Nasreen. All-llah, Ju lutem të na ndihmoni t’i gjejmë këta femohues. Ju keni deklaruar se jeni i gjithëdijshëm.
All-llah, ne jemi të sigurt që ju nuk i keni harruar dekretet Tuaja të ngjashme që ndodhen pothuajse në çdo faqe të të Kuranit të Shenjtë, të cilat ne i adhurojmë. All-llah, a keni një magnetofon? Ju lutemi të bëni një rishikim të mesazheve të para 1400 vjetëve. I dashur All-llah, ne e dimë se në ajetet e mëposhtme ju na kërkoni të mos bëjmë pyetje për besimin.

[El-Maide 5:101]
O ju që besuat, mos pyetni për sende që nëse u thuhet ajo (pyetja) haptazi, ju vjen keq juve, e nëse pyetni për to gjatë kohës kur zbritej Kur’ani, do t’ju dalë në shesh (dhe do ta ngarkoni veten pa nevojë). All-llahu u fali atë (pyetjet që i bëtë më herët); All-llahu falë shumë, është i butë.

[El-Maide 5:102] Një popull që ishte para jush pat bërë aso pyetjesh, e pastaj (nuk i zbatoi) u bë mohues i tyre.

Por, i dashur All-llah, na duket shumë qesharak shpjegimi se, nëse bëjmë ndonjë pyetje në lidhje me Islamin, mund të përfundojmë duke u bërë jobesimtarë! Tani ne po kuptojmë se përse Ju kanë sanksionuar dënime aq të tmerrshme për ata që të bëjnë pyetje, si sekularistët/freethinkers.

I dashur All-llah, ne jemi me të vërtetë shumë kuriozë të dimë nëse ju do të kishit regjistruar mesazhet në një magnetofon ose CD ose DVD, për të mënjanuar kështu konfuzionet në lidhje me mesazhet tuaja origjinale? Ju lutemi, All-llah, të na falni për këtë kureshtje të papërmbajtur.
Ya All-llah, ne kemi nevojë për ndërhyrjen Tuaj shumë urgjente. Ju lutem, na tregoni vendndodhjen fizike të këtyre rushdieve të reja dhe të Salman Nasreens Taslima. Ata po shumëzohen çdo ditë. Pasi të marrim e-mailin tuaj, ne do të t’ua dërgojmë këtë informacion zjarrfikësve Tuaj të preferuar, Talebanëve dhe grupeve të tjera islamike – xhihadistëve që do të kujdesen për ta. Ne kemi bërë gjithçka për t’i mundur intelektualisht këta armiq të Islamit, por nuk ia kemi arritur. Tani ne nuk kemi asnjë zgjidhje tjetër, përveçse t’i eliminojmë fizikisht. Fundja, kjo është ajo që Ju ka sjellë gjithmonë fitoren, është kështu apo jo? I dashur All-llah, mos harroni gjenocidin në Bangladesh, në Iran, në Afganistan, në Sudan? All-llah i dashur, a nuk është kjo gjuha e vetme në shkrimet e shenjta tuaja për t'u marrë vesh me të pafetë / sekularistët / freethinkers? All-llah i dashur, shihni se ç’shkruhet në Kalam Pak-un tuaj.

[El-Bekare 2:193]
Luftoni ata (idhujtarët) derisa të zhduket propagandimi i idhujtarëve dhe derisa të aplikohet feja vetëm për All-llahun. E në qoftë se ndalen (nga propaganda dhe lufta), atëherë lëreni armiqësinë, përveç atyre që janë zullumqarë.
[El-Maide 5:33]
Dënimi i atyre që luftojnë (kundërshtojnë) All-llahun dhe të dërguarin e Tij dhe bëjnë shkatërrime në tokë, nuk është tjetër vetëm se të mbyten ose të gozhdohen, ose (të gjymtohen), t’u priten duart dhe këmbët e tyre të anëve të kundërta, ose të dëbohen nga vendi. Kjo (masë ndëshkuese) është poshtërim për ta në Dynja, dhe në botën tjetër ata do të kenë dënim të madh.

[Muhamed 47:4] Pra, kur t’i takoni në (luftë) ata që nuk besuan, mëshonju në qafë (mbytni) derisa t’i rraskapitni, atëherë lidhni, e pastaj, ose lironi falas ose kërkoni dëmshpërblim përderisa lufta të mos pushojë. Kështu pra, po sikur të dojë All-llahu, Ai do të hakmerrej ndaj tyre, por Ai dëshiron t’ju sprovojë njërin me tjetrin. E ata që ranë dëshmorë në rrugën e All-llahut, atyre kurrsesi nuk ua humb veprat (por ua shton).

I dashur All-llah, siç thamë më sipër, ne kemi shumë gjëra për t’Ju shkruar. Ah, sikur Ju mund ta lexonit gjuhën tonë dhe të na përgjigjeni!
Me përkushtim të madh.
Robi Juaj
Hal-Lum-Wena

P.S. Për arsye sigurie nga kafirët, unë gjithashtu përdora një pseudonim, ashtu siç keni dërguar edhe Ju shumë mesazhe të fshehta në Librin tuaj të Shenjtë (si Elif Lam-Mim-, Elif, Lam-Mim--Sad, Ta-Ha, Ta-Sin Mim-, Ha –Mim, e shumë të tjerëa). All-llah i dashur, ne jemi të sigurt që Ju do të jeni në gjendje të deshifroni.



(Vota: 7 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora